Pjesa 28❤

2K 121 111
                                    


{Flashback, i treguar nga Sara}

Ata u afruan tek stoli ku une isha ulur dhe zune vend ngjitur me mua. Ishin nga viti i trete, dhe konsideroheshin si "bosat e shkolles". Te gjitha kurvat, doja te thoja vajzat u shkonin mbas, kurse une thjesht i injoroja, gje qe mesa duket atyre ju ngriti shume nervat. Dy prej tyre ishin binjak dhe tjetri ishte kusheri i tyre.

- Kukull, a do kalosh sonte nga shtepia ime?, - tha i pari me nje buzeqeshje te shpifur dhe duke me hequr kufjet nga veshi. Nuk fola fare, vetem u ngrita ne perpjekje per tu larguar, por dora e tij me ndaloi dhe me uli serish me force ne stol.

- Cfare mutin doni nga une serish,- thashe une dhe atyre ju vu re qarte acarimi ne sy.

- Boll moj, mos bertit se ta shkula gjuhen, - tha njeri prej tyre, qe me pas filloi te me ferkonte kofshen. Ja largova menjehere doren dhe e gjuajta me grusht, gje qe e beri te rrezohej nga stoli.

Dy te tjeret u ngriten ne kembe dhe u bene gati te me gjuajne por aty u afrua nje mesues duke i larguar. Nuk ishte hera e pare qe me verdalliseshin ashtu, edhe me pare kishin hedhur plot kunja, por vetem aq.

Javen e ardhshme u zhvillua nje feste, kot  domethene, feste gjimnazistesh. Dhe une me kembenguljen e disa shoqeve te klases, shkova. Mbremja shkoi mire, nuk piva sepse ma shpifte gjendja e atyre vajzave pasi deheshin, keshtu qe thash qe te pakten une te qendroja normale. Nderkohe qe shoqet e mia kercenin, gjeta kohen per te shkuar ne tualet. Sapo po futesha brenda, ndjeva nje dore qe me shtyu dhe me rrezoi ne pllaka, duke me shkaktuar nje trullosje pasi perplasa koken.

Akulli im i zjarrtë ✔Où les histoires vivent. Découvrez maintenant