Pjesa 15 ❤

2.2K 134 43
                                    

A = Autori. Do filloj te pershkruaj dhe une tani😂. Boll folen keta❤😉

A:

Qendronin ne dhome, para televizorit te dy, Luisi dhe Alberto. Nuk e kishin idene se cfare po transmetohej pasi te dy e kishin mendjen kush e di se ku. Por heshtja vendosi te thyej nga Luisi.

- Alberto, te te pyes per dicka?- tha ai duke u kthyer me fytyre nga ai.

- Fol.

- Dua te me thuash te verteten ama.

- Fol pra kastravec.

- A ndjen dicka per Saren. - dhe me kete pyetje ai mbeti i cuditur, sepse kete pyetje kishte dite te tera qe ja bente vetes, por nuk kishte mundur te gjente pergjigje.

- Nuk e di - ja ktheu ai. Donte te verteten, te verteten i tha.

Edhe Luisi shfryu njehere dhe pastaj tha:

- Thjesht nuk dua qe ajo te lendohet, boll ka vuajtur ajo vajze. - me keto fjale zgjoi nje kureshtje te madhe tek Alberto. Nuk e kishte kuptuar aspak se ku donte te dilte me keto fjale.

- Cdo te thuash? Ka vuajtur? - ai nuk e mendonte se ajo mund te kish vuajtur vertete, nuk i kishte dhene arsye per te menduar keshtu te pakten.

- Ehhh, ka kaq shume gjera qe ti nuk di rreth saj - vazhdoi Luisi

- Ohh te lutem! Dhe neqoftese ka vuajtur, nuk i ka kaluar vuajtjet qe kam kaluar une - tha ai ne menyre ironike. Nuk e dinte se cfare kishte kaluar ajo ne te vertete. Asnje nuk e dinte, pervec Luisit. Alberto ne te vertete mendonte se ajo mund te kishte kaluar ndonje ndarje nga i dashuri ne adoleshence, apo "vuajte" te ketilla qe ai i quante lojra, asgje me shume. Por e verteta nuk qendronte keshtu, aspake.

- Oh vella, ka vuajtur, shume madje. Por keto gjera nuk me takon mua te ti tregoj - tha dhe me pas u ngrit duke u larguar nga dhoma, dhe duke lene pas nje Alberto konfuz.

/\/\/\/\/\/\/\/\/\/

Ajo po ecte neper korridoret e asaj vile te madhe me nje gote ne dore duke kerkuar per pak uje, kur nje bisede qe po ndodhte  ne nje dhome me dere paksa te hapur i terhoqi vemendjen.

- Alberto, ti e di se cfare dite eshte sot apo jo? - ishte zeri i Luisit qe fliste me ze te ulet dhe disi jo te sigurte.

- E di shume mire, por nuk me intereson.

- Nuk te intereson? Por jane bere tashme 5 vite nga vdekja e babait tend dhe nuk ke ndermend te besh asgje? Ne fund te fundit ai ka qene babai yt pavaresisht te gjithave?

- Ai njeri nuk mund te quhet baba. Pastaj, ti pret qe une ti bej respektet nje njeriu te cilin e vrava vet, me keto dy duar?! Mos me bej te qesh - keto fjale te Albertos, me pas te pasuara nga nje nenqeshje ironike e bene Saren te tronditej shume. Ai ishte vrases? Dhe mbi te gjitha i babait te tij?! Ajo e dinte qe ai merrej me pune te paligjeshme, e dinte shume mire. Por te kishte vrare, kete nuk mund ta besonte, nuk donte ta besonte.

U largua pa bere zhurme dhe u fut ne dhomen e saj. U hodh ne krevat dhe e gjeti veten duke pare tavanin dhe duke menduar. Lloj lloj mendimesh i vinin ne koke, por te gjitha keto mendime u veniten kur dera e dhomes u hap dhe brenda u fut ai, Albertoja.

- Cfare do, - e pyeti ajo duke e pare serioze.

- Amore, une do dal tani, mos ke nevoj per dicka? - si dreqin ndryshonte aq shpejt ai, nga nje njeri i ftohte si akull, ne nje njeri qe e perkedhelte me fjale.

- Po dua. Dua te me largohesh nga syte dhe te mos me dalesh me perpara.- keto fjale e gjeten ate te papergatitur. Cfare i kishte ndodhur asaj? Ku e kishte bere gabimin ai. Nuk kuptonte asgje.

- Cfare thua moj? Ca te gjeti? Ca te bera?

Ajo leshoi nje buzeqeshje ironike ne fytyre duke i provokuar nje acarim atij.

- Do flasesh apo jo? - i bertiti ai duke i shkaktuar nje dridhje ne trup.

- Cfare do besh po nuk fola? Ë? Apo do me vrasesh edhe mua si babain tend?! - fjalet e saj e lane te ngrire. Tashme e njihte ate anen e tij te eger. Ndjeu qe syte ju mbushen me lot. U ndje i thyer nga fjalet e saj.

- Ti nuk e di arsyen perse e bera. - i tha ai qetesisht, aq sa mundej.

- As qe me intereson fare - vazhdoi te bertiste ajo - asnje arsye nuk ta jep te drejten ti marresh jeten dikujt. Dhe babait tend? Vetem nje perbindesh e ben kete. - u thye edhe me shume. Fjalet e saj i vinin si plumba. Por kurre nuk ishte penduar qe e vrau ate perbindesh, dhe asnjehere nuk do ta bente.

- Mos fol kur nuk i di gjerat - bertiti ai. Tashme qetesia nuk ekzistonte ne ate dhome.

- E di? Po me vjen shume keq per nenen tende, ka rritur nje perbindesh. Shume turp. - Kaq ishte. Mund te duronte te gjitha fjalet por te permendte nenen e tij?! Kurre. Ai Alberto i embel u zhduk. Ne vend te tij kishte ardhur nje Alberto i pavetedijshem per ate qe bente. Dhe pikerisht ajo pavetedije beri qe ai te ngrinte doren ndaj nje femre, ne perpjekje per ta gjuajtur, por kur pa syte e saj qe u mbushen me frike, stepi. Uli doren duke u dridhur dhe u largua me shpejtesi nga dhoma duke perplasur deren me sa fuqi te kishte.

Kurse ajo u ul rendshem ne krevat, ende disi e frikesuar dhe me syte plot me lot, por asnje nuk rrodhi neper faqet e saj te bardha.

Ndersa ai u nis me makine drejt nje prej lokaleve te shumta te Sicilise. Asgje nuk i interesonte per momentin. Donte vetem te pinte, te dehej e te harronte gjithcka.

(Pas 5 oresh)

Kishte qendruar plot 5 ore ne ate lokal te qelbur, 5 ore vetem duke pire. Kishte raste qe ndonje e perdale i afrohej dhe perpiqej te fitonte vemendjen e tij, por ai thjesht i hidhte ndonje veshtrim percmues me neveri dhe i bente te largoheshin duke share. Por kishte ardhur koha te shkonte ne "shtepi". Nuk e dinte se si do ti dilte para asaj. Ishte tape, super tape, dhe nuk llogjikonte dot, por Saren e kishte gjithe kohes ne mendje. Syte e saj te friksuar nuk i hiqeshin nga mendja dhe e merziste fakti qe ishte ai shkaketari i kesaj frike.

Hey pipëll! Si jeni? Ja ku postova edhe nje pjese tjeter ne arratine time😂. Kam filluar ti marr doren. Gjithsesi, sic e pate edhe vet kjo pjese nuk kishte humor, sepse................... Tani fillon drama, drama e vertete. 😈😈. Me pelqen ti bej njecik te vuajne dhe po mendoj a te vras ndonje apo jo🤔🤔. Si thoni ju😈 muahahahahaha sa qejf te shkruash dhe te kesh fatin e tyre ne dore😂😂. Behuni gati se do beheni me zemer😂. Shpresoj tju kete pelqyer kjo pjese. Tani do postoj edhe nje pjese tjeter. Mos harroni vote dhe coment. Ju puthhh❤❤❤❤❤

Akulli im i zjarrtë ✔Where stories live. Discover now