Pjesa 30 ❤

2.2K 115 73
                                    


Ishin ulur të dyja para televizorit duke ngre6ne kokoshka. Ari ishte tërësisht e përqendruar tek filmi kurse Sara e kishte mendjen ne vend tjetër. Gati sa nuk po plase ngaqë donte të mësonte kush ishte kjo Melisa e famshme. Shqetësimit te saj ju bashkua edhe vonesa e atyre të dyve që nuk po ktheheshin.

- Linja në studio, ku po fluturon moj vajzë.- ishte zëri i Arit që e ktheu atë sërish në realitet, sepse deri tani ishte duke imagjinuar Alberton duke bërë "gjëra" me një vajzë qe i shfaqej pa fytyrë, vetëm kishte te shkruar në ballë emrin Melisa.

- Ari, po ti nuk e njeh këtë Melisën? - tha ajo duke injoruar shoqen qe po vazhdonte të fliste rreth protagonistit të filmit.

- Oho, aty të paska ngecur disku ty. Ndoshta është ndonjë nga ish të dashurat e Albertos, - tha ajo dhe filloi të qeshte fshehurazi.

- Por pse... - nuk e mbaroi fjalinë pasi dera u hap dhe brenda hyne Alberto, Luisi, nje vajzë e re dhe një zonje rreth të gjashtëdhjetave.

- Hej vajza, - foli Luisi i pari dhe më pas shkoi afër Arit për ta puthur.

- Alberto, a do e kishe nderin të na prezantoje këto zonjat? - tha Sara e cila po e shikonte vajzen e gjorë nga koka te këmbët me dyshim.

- Patjeter Sara, - qe këtu nuk i pëlqeu asaj. Ku iku ajo amore që i thoshte gjithmonë?! -  kjo këtu eshte Melisa, eshte shoqja ime,

- Shoqe e veçantë, - plotesoi Melisa duke i shkelur syrin atij dhe më pas ai ja ktheu me një buzëqeshje provokuese.

- Po kjo zonja e nderuar këtu?! - ngriti zërin Sara për të ndërprerë shikimet e tyre.

- Kjo është mamaja e Melisës. Shtëpia e tyre po rimobilohet dhe kështu që unë i ftova të qëndronin këtu për disa kohë. Nuk e ke problem apo jo? - tha ai dhe Sara nuk vonoi ti përgjigjej.

- Jo, sigurisht që nuk është problem, - i tha këto fjalë duke qeshur por ishte bërë flak e kuqe nga inati dhe nëse i vedosje një tenxhere me ujë në kokë, do avullonte menjëherë.

••••••••• Flashback ••••••••

Po qëndronin katërt dhomë duke biseduar derisa zilja e telefonit Luisit i ndërpreu. Ai u largua për t'u përgjigjur dhe pas 5 minutash u kthye sërish duke qeshur.

- Çfarë ndodhi? - e pyeti Alberto.

- Ishe Ari, po tregonte Sara ishte mbyllur dhomë duke folur me vete se kush mund ishte kjo Melisa dhe ç'lidhje ka me ty.

- Pse s' thua ti ka filluar mbajë era xhelozi, - ja ktheu Alberto duke qeshur.

- Alberto, mos e torturo shumë vajzën po tregoji vërtetën para se vrasë.

Akulli im i zjarrtë ✔Where stories live. Discover now