★*********★
Ishin fshehur të gjashte pas banakut të atij restoranti që Alberto e kishte zbrazur veçanërisht për Borisin dhe Albën sot. Borisi e ftoi Albën në një vallëzim, dhe pasi muzika mbaroi ai i kapi duart dhe filloi të fliste:
- Alba,kalova vite i burgosur jo vetem ne atë karrike me rrota,por edhe shpirti im ishte i burgosur. Ti arrite ta ringjallje shpirtin tim duke i dhënë jetë. Pastaj u mbylla në atë klinikë i penduar si dreqi per keqkuptimin e asaj nate.E vetmja gjë që mendoja ishe ti. Më pas u ktheva, m'u bë qejfi që te gjeta beqare pasi ndryshe mund te isha çmendur, - u ul ne gjunjë dhe nxori kutinë përpara saj duke e hapur,- Pranon te martohesh me mua?
Ajo kishte ngelur e shushatur dhe e habitur. Nuk e dinte në po shihte ëndërr apo vertete po ndodhte kjo gjë.
- Normal qe pranoj,- u përgjigj ajo duke qeshur dhe me pas Borisi u ngrit në këmbë.
E tërhoqi pranë duke mbyllur hapsirën midis tyre.
U puthën, për të dëshmuar lumturinë e tyre atë natë.Dhe ky ishte momenti që ata të gjashtë do dilnin prej vendit ku ishin fshehur për të bërë çmenduritë e tyre.
"Uuuuu"
u dëgjuan të bërtitura njerëzish dhe duartrokitje.U shkëputën nga njëri-tjetri për të parë çfarë po ndodhte dhe u habitën.
Alberto,Sara,Luis,Ari,Melisa dhe Ivan ishin aty dhe po duartrokisnin si budallenj.
- Dhe unë që po mendoja se si mund t'ju besoja dy shqiptarëve budallenj,- tha Borisi si "nën zë".
Alberto u afrua dhe i vendosi doren në sup Borisit.
- Turp te kesh miku im. Mendove se do të lëmë vetëm në këtë ditë?! Miqtë festojnë bashkë apo jo?
- Ta tregoj une mikun ty,- I pëshpëriti Borisi por mori vetëm një buzëqeshje nga pala tjetër.
Të gjithë u ulën në tavolinën e madhe për të vazhduar me darkën e tyre.
- Melisa, po ti kur ke në plan per ndonje?-pyeti Borisi i cili mori një shuplakë nga Alberto, -More as unë nuk doja qe Andrra të gjente ndonjë por ja qe vajti dhe mori vëllain e Albës.
- Vërtetë?- u hodh Sara përpjetë ,- ti Alba tani përveçse burrë, do ta kesh Borisin edhe baxhanak?
- Po, - tundi koken ajo e pafajshme duke mos ditur çfarë të fliste tjetër.
- Hm...dua t'iu them se sot në darkë ne do të largohemi. I kam prerë biletat për te tre.-
foli Boris duke iu referuar vetes, Albës dhe Ivanit.- Kaq shpejt?- u mërzit Alba.
- Në rusi kam lënë një kunat dhe një vjehërr të inatosur. Merri në telefon dhe thuaji se po kthehemi, - shpjegoi Borisi dhe më pas Alba u ngrit për të telefonuar të atin.
*********
Borisi, Alba dhe Ivani kishin disa orë që kishin ikur, dhe duhet thënë që ndarja nuk kishte qenë edhe aq e lehtë. Ishin miqësuar shumë edhe pse në kaq pak kohë.
- Ëmmm, unë dhe Ari duhet t'ju themi diçka,- tha Luisi duke ju drejtuar Sarës dhe Albertos.
- Çfarë?- tha Sara menjëherë.
YOU ARE READING
Akulli im i zjarrtë ✔
RomanceSara eshte ose me mire te themi ishte nje 19 vjecare si gjithe te tjerat deri ne diten e ditelindjes se saj, ku gjithcka ne jeten e saj ndryshoi. Per mire apo per keq? "Ai ishte i ftohte si akulli, por brenda tij kishte nje zjarr shume te madh, zjar...