Pjesa 34 ❤

2K 128 176
                                    


- Luis, arritëm ta kapim njërin prej tyre, - tha djali sapo Luisi i hapi telefonin.

- Ju lumtë, tani ju mbetet ta sillni këtu dhe të marrim disa përgjigje.

Kishin shumë orë që ishin në kërkim të një pjestari nga grupi i Bernardos, dhe më në fund ja dolën. Si rregull në botën e mafias nuk lejohet të ndodh kjo gjë, sepse quhet automatikisht luftë, por lufta tashmë kishte filluar.

- Luis, ka ardhur një ushtri e tërë me makina jashtë, çfarë po ndodh? - tha Ari që hyri me një frymë në dhomë.

Luisi harkoi një buzëqeshje gëzimi në buzë, dhe duke e kapur nga dora Arin dolën të dy jashtë.

Dera e njërës prej makinave u hap, dhe që andej doli një vajzë bjonde shumë e bukur, dhe një djalë me tipare të zeza, i mirëpalestruar dhe me një veshje të rregullt. I famshmi Boris. Hoqi ngadalë syzet e zeza dhe sapo pa Luisin harkoi një buzëqeshje të madhe e të sinqertë në fytyrë.

- Luisss, shqipëtari im i preferuar, - tha ai por direkt më pas mori një shikim kërcënues nga vajza që kishte në krahë. Diçka i pëshpëriti në vesh në Rusisht, dhe pasi ajo u "qetësua" pak, shkoi të takonte Luisin me atë përqafimin karaktetistik të burrave.

- Sa më bëhet qejfi që u takuam, - tha Luisi sapo u ndanë nga përqafimi.

- Edhe mua, edhe pse do të doja që takimi jonë të ishte në rrethana më të mira, - tha Borisi më pas.

- Po kjo zonjusha këtu kush është, - tha Luisi më pas duke ju drejtuar bjondes që më parë kishte zbritur nga makina e Borisit.

- Oh, kjo është Alba, - tha ai duke i hedhur krahun në qafë, gjë që asaj nuk është se i pëlqeu edhe shumë, - dhe mbi të gjitha është shqipëtare.

- Oooo, pse s'thua ti, zonjush e nderuar, përshëndetje, - tha Luisi në shqip dhe me xhentilesë i puthi dorën.

- Gëzohem edhe unë, - tha ajo duke buzëqeshur bukur.

- Pa më thuaj, si po të trajton ky Borisi? - tha Luisi duke vazhduar bisedën e tyre në shqip.

- Mirë mirë, mos të qahemi, - tha ajo duke qeshur pak, e më pas i dha një shikim Borisit i cili po rrinte si i shkretë aty se nuk kuptonte shqip.

- Mirë pra, eja të futemi brenda sepse kam njerëz të tjerë për t'ju prezantuar, - tha Luisi dhe u nis per brenda.

- Shqiptarë te tjerë? - pyeti menjëherë Alba dhe një buzëqeshje ju skalit në fytyrë.

- Pikërisht ashtu, - tha Luisi.

- E çfarë po bëjmë akoma këtu jashtë ne, - tha Alba dhe u nis me një hap të shpejtë për tu futur në shtëpi, duke lënë pas të tjerët.

Brenda ishin Ari, Melisa dhe mamaja e Albetos, dhe para se Alba t'u fliste Luisi i tha:

- Alba, motra dhe mamaja e Albertos nuk dinë gjë, të lutem kujdes.

- Oh, në rregull.

- Çkemi zonja, - tha Luisi duke i dhënë edhe një të puthur Arit, edhe pse kishin më pak se 15 minuta pa u parë.

- Përshëndetje! - foli Alba dhe në atë çast Ari dhe Melisa bërtitën në një kohë të gëzuara:

- Qenka shqiptare, - dhe shkuan ju hodhën në qafë, edhe pse ishte hera e parë që e takonin.

- Dhe këtu vërtetohet teoria ime që shqiptaret janë budallaçka, - tha Borisi i cili mori një shikim vrastar nga Alba.

- Ju vazhdoni punët tuaja zonjusha, ne me Borisin po ngjitemi lart, - tha Luisi dhe u bë gati të ngjitej, por zëri i mamasë së Albetos e ndaloi.

Akulli im i zjarrtë ✔Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin