1

1.9K 60 22
                                    

"Po ecte si e hutuar neper korridoret e shkolles. Te gjithe ishin aty, mesuesit, nxenesit. Te gjithe ishin ne ankth. Notat e provimit do te dilnin. Izi ishte shume nervoze. Te tjeret i moren notat e tyre dhe filluan te shperndaheshin, ndersa ajo vazhdonte te shfletonte nje fletore gjigande per te gjendur noten e saj. Qendron ne kembe perpara tavolines, nderkohe qe Kian afrohet dhe mbeshtet aty.

-Akoma po shfleton - i thote me nje buzeqeshje ne fytyre dhe me syte qe si gjithmone i shnderrisnin.
- Eee.. Kian cfare me kishe shkruar te ky mesazhi - i thote Izi dhe nxiton per t'i treguar mesazhin nga celulari,- se nuk e kuptova.
- Hë hë - degjohet pasthirrma e Rajanit qe vjen prane tyre, nderkohe qe Kian i shpjegon Izit ate qe kishte shkruar.
- Ma perkthe pak kete me - i kthehet duke qeshur Izi Rajanit dhe serish nuk e kuptoi cfare kishte shkruar Kian.
Rajan afrohet mes tyre dhe u vendos duart mbi shpine.
-Po iki une, - i thote Kian Izit.
- No no no ,- i kthehet Izi dhe e kap prej krahu. Rreshqet doren ne krahun e tij dhe arrin te kape doren.

- Me leje mua, t'ju le vetem - thote Rajan duke qeshur dhe perpiqet te kaloje mes tyre, por Izi nuk donte t'ia leshonte Kianit doren dhe ngre duart qe Rajan te mund te kaloje poshte. Kian qesh.

- E mire. Ja te te puth pak dhe pastaj po iki - i thote Izit dhe duke u afruar ngadale e puth lehte ne faqe.
Izi skuqet dhe buzeqesh embel.
- Ja te te puth dhe une e pastaj ik, - i thote dhe i afrohet per ta puthur, por Kian se lejon dhe i dhuron disa puthje te tjera te njepasnjeshme.
Izi qesh. Kian largohet, por Izi vazhdon te ndjeje buzet e tij, puthjet e tij ne faqen e saj dhe vazhdon te qeshe me vete si e cmendur. Nje e qeshur lumturie... "

***

Ishte ky kujtim qe i erdhi nder mend dhe e beri serisht te kalonte nje nga ato krizat e saj. Nuk ishte nje krize e cfaredoshme .. nje krize e vertete .. nje krize cmendurie..
- Aaaaaaaaa- filloi te ulerinte duke qare.
- Te urrejjjj .. te urrejjjj - ulerinte duke kapur veten per flokesh . Filloi te terhiqte rrobat qe mbante veshur duke dashur te lendonte veten. Prishi carcafet e bardhe te shtratit. Godiste jastekun me sa fuqi kishte duke bertitur.
- Nuk mundem ..nuk mundem..- bertiste duke goditur kraharorin e saj. U afrua prane dritares dhe ne pamundesi per tu larguar permes saj filloi te shkulte hekurat nga vendi.
Vazhdonte te ulerinte me sa kishte ne koke dhe qante pa pushim.
Ulerimat bene qe infermieret te gjendeshin menjehere ne dhomen e saj, por te mund te mbaje ate ishte e pamundur. Me shume veshtiresi arriten ti benin nje qetesues shume te forte qe e la menjehere pa ndjenja ne toke.

***

- Keshtu pra . Ajo pesoi serish nje krize tjeter. - perseriti doktori.
- Doktor mos eshte me mire ta nxjerr qe ketu? Ndoshta ka nevoje te lirohet, te kaloje disa dite ne nje ambjent ndryshe. - i tha Aria doktorit me lot ne sy.
- Nese ajo peson nje krize tjeter te tille jashte prej ketu do ta keni shume te veshtire te mund ta ktheni ne vete.
Une ju kuptoj. Deshironi ta ktheni edhe njehere ashtu sic ishte, por per Izin eshte e pamundur . Ajo nuk do te kthehet ne jete, perkundrazi cdo perpjekje e saj eshte per tu larguar pergjithmone nga kjo bote, jo nga ky vend. Gjithsesi ju e dini. Si e vetmja familjare e saj, vendimi ju takon juve.

***

- Izi me degjon? - i therret Aria tashme ne dhomen e Izit.
- Largohu.. sa here te kam thene te mos vish me ketu. Nuk dua te te shoh cfare nuk kupton. - i kthehet ftohte Izi.
- Deshiron te dalim qe ketu? Mund te kalojme disa dite jashte bashke. Mund te ikim ne kinema , mund te vizitojme te gjitha vendet qe ti do. Si thua? - i foli serish Aria e pandikuar nga fjalet e saj.
Izi u kthye dhe e pa ne sy. Me pas ktheu koken jashte dritares dhe pa qiellin. Nje grimce gezimi iu dallua ne sy, por u fshi shpejt e mbushur me urrejtje.
- Nuk dua te dal qe ketu. Nuk dua cfare skupton. Nuk dua me asgje.. nuk duaaa.. Dua te vdes okej.. Me vrit .. ne qofte se do te besh dicka per mua..me vrit.
- Cfare thua keshtu? - i foli Aria me lot ne sy.
- Me vrit te lutem.. te lutem.. nuk dua te jetoj me .. nuk e meritoj te jetoj .. cdo frymemarrje eshte nje mallkim per mua. - fjale me nje ton mbytes dhe lutes per tia rrembyer ate pak ajer qe thithte dolen me veshtiresi nga goja e saj.

Aria u largua nga dhoma e lenduar edhe njehere nga gjendja e Izit. Nuk arrite ta besonte sesi ajo, shoqja e saj me e mire, vajza me e forte qe kishte njohur, me optimiste per jeten, tashme gjendej e mbyllur ne ate dhome duke u lutur per vdekjen e saj. Asnjehere nuk e kishte menduar se do mund te shihte nje Iz aq ndryshe nga ajo qe kishte njohur, por mesa duket surprizat e jetes te vene perballe situatave qe kurre nuk do i kishe imagjinuar.




Pershendetje te gjitheve!! U ktheva serish dhe jam shume e lumtur per kete. Ky eshte libri im i dyte. Shpresoj shume qe t'ju pelqeje. 😄😄😁 Lov uu

(Ps. Sa me shume vota dhe komente ju lutem😂.)

E ÇmenduraWhere stories live. Discover now