- Ai vazhdon te qendroje perpara deres, - rrefeu Aria teksa shihte jashte dritares se dhomes.
- Nuk e kuptoj cfare do te arrije. Dhe cfare ishte ajo njehere ?! Skene xhelozie ?! Ku e gjen ai te drejten ?!
- Iz mos ndoshta eshte me mire te flasesh me te? Ti e di qe ai nuk do ndalet derisa te flasi me ty. Do jete cdo nate ketu.
- Nuk kam asgje per te folur me te. Kur une doja te flisja ai iku. Tashme jam une ajo qe nuk dua te flas me te.
- Por sa mund te zgjase kjo ?
- Ia tregoj une tani.
Zbriti shkallet me shpejtesi, hapi porten dhe shkoi drejt tij.
- Degjo ketu Kian. Po ta them tani dhe nuk dua ta perseris me . Nuk dua te flas me tyy. Eshte e kote qe te vazhdosh te qendrosh ketu. Largohu! Shiko jeten tende! Ndertoje jeten tende nga fillimi. Harroji gjithcka ashtu sic i kam harruar dhe une. Largohuu!!
- I ke harruar te gjitha ? - pyeti Kian me mosbesim per fjalet qe ajo tha.
Po e shihte drejt e ne sy dhe shikimi i tij ne ato momente i rikthente gjithcka ne kujtese edhe sikur t'i kishte harruar.
- Po , - u pergjigj pasi largoi shikimin nga syte e tij. S' do te ishte kurre e afte ta genjente ne sy.
- Ne rregull pra.
"What??! Ca domethene ne rregull?! Do largohet?!"- keto fjale i erdhen direkt ne mendje sapo degjoi pergjigjen e tij. Mesa dukej ishte subkoshienca e saj, frika asaj qe mposhti krenarine ne ato momente dhe u pendua per fjalet qe tha.
- Atehere do largohesh tani? - pyeti serish duke qene se ai nuk po levizte nga vendi.
- Ne qofte se do me pyesje me pare se pse po qendroja ketu nuk do lodhje frymen duke thene genjeshtra.
- Nuk po them genjeshtra.
- Do me degjosh tani apo do vazhdosh me biseda qe thua se nuk do ti besh por nuk mund te rrish pa i hapur?!
- Ufff,- shfryu e acaruar. Ai ia arrinte gjithmone ti dilte e tija.
- Erdha te te pyesja nese do vije dhe vete te festa e Rajanit. Ai do gezohej shume po te te shihte atje... sigurisht edhe une.
- Nuk e di ne qofte se duhet.
- Bej ate qe do si gjithmone, - i tha dhe i hipi motorit duke u larguar qe aty.
Izi mbeti duke e pare. Ai vazhdonte te ecte si i marre njesoj si dikur... si i cmenduri i saj.
***
- He cfare te tha?- e pyeti menjehere Aria sapo hyri ne dhome.
- Me ftoi.. na ftoi domethene ne festen e Rajanit.
- Eee do shkojme apo jo?
- Nuk e di. Nuk e di nese jam gati ti rikthehem serish asaj jete. Te takojme serish miqte e vjeter. Pastaj cfare do tu them per te gjithe mungesen time gjate ketij viti.
- Ate qe u kam thene une. Ke qene jashte vendit. Jepi Iz do jete ide e mire te shkojme. Ne fund te fundit ata jane shoqeria jone. Plus qe do takosh edhe Rajanin. Ti e di sa e shtrenjte ke qene per te.
- Nuk e di Aria seriozisht. Ti mund te shkosh sigurisht por une.. nuk e di ..do mendohem.
- Okej zemer. Mendohu deri neser. Naten! Te dua shumee!!
- Edhe une ! Naten!***
- Izzz Izzz ngrihuu tani. Jemi vone.
- Po po u ngritaa.
- Eja pra tani. Aleksi po na pret poshte.
- Shkoni para ju se vi me vone une.
- Ne rregull. Ikem.
U ngrit nga shtrati. Veshi nje nga fustanet sportive te Arias qe ajo ia kishte lene mbi shtat dhe zbriti poshte. Nuk kishte veshur asnje rrobe te sajen qe kur kishte dale nga klinika. Shumicen e rrobave i kishin mbetur ne shtepine e saj dhe nuk mund te shkonte t'i merrte, por edhe rrobat qe kishte aty nuk kishte deshire t'i vishte. I dukej sikur sapo futej nen ato copa kthehej ne Izin qe kishte qene dikur dhe nuk ishte akoma e sigurt.
Zbriti ne kuzhine, hengri dicka te lehte, veshi atletet dhe doli jashte.- Prape ?
Kiani ndodhej serish aty.
- Nuk do shpetosh aq lehte nga une.
- Kian te lutem...
- Eja te te coj te lokali se dua te te them dicka te fundit per festen.
- Mund te takohemi atje. S'ka nevoje te vi me ty. Kam makinen e Arias, - tha dhe filloi te kontrollonte per celesat qe Aria supozohej t'ia kishte lene ne cante, por nuk ishin.
- Ose mund te vi me taksi.
- Hajde pra Iz hip. Nuk te kafshoj.
- Ha ha ha. Por si te hipi. Jam me fustan.
- Ik nderrohu. Po te pres ketu.
- Uffffff,- reagoi serish.
Kiani qeshi. I pelqente kur i dilte e tija sigurisht, por me shume i pelqente mimika e fytyres se saj kur nuk kishte zgjidhje tjeter vecse te bente ate qe ai i thoshte.
Shkoi ne dhome dhe filloi te kontrollonte dollapin e Arias. Nuk mundi te gjente as edhe nje pale xhinse. U detyrua te hapte dollapin e saj. Normal qe aty do gjente ate qe kerkonte. Rrembeu xhinset e saj te zeza, bluzen e bardhe me shkrim. Leshoi floket nga ai modeli vajzeror dhe i shkundi duke i drejtuar dhe duke i leshuar mbi shpatulla. Vendosi canten e shpines mbi kurriz dhe u nis.
- Tani po qe u bere Izi im, - shprehu me ze te larte Kian sapo e pa dhe nuk po ia shqiste syte.
- Une nuk jam e jotja,- iu kundervu serish ajo dhe hipi ne motor duke vendosur kasketen.
- Ate do ta shohim, - foli Kian dhe u nis me shpejtesi, gje qe e beri Izin te kapej fort pas tij me duart e mbeshtjellura.
Filloi te ecte si i cmendur, ashtu sic te dyve u pelqente te ecnin dikur. Asnjeri nuk kishte frike, as tashme, as Izi. Pavaresisht se duart i mbante akoma pas tij, ajo nuk kishte frike. Prane tij ndihej gjithmone e sigurt. Arrinte te shijonte ajrin qe frynte nga shpejtesia. Floket i fluturonin aq sa Kian arrinte ti shihte nga pasqyrat. Ai vazhdonte te qeshte, sepse ishte i sigurt qe kishte arritur te rikthente te Izi disa ndjenja qe ajo thoshte se i kishte harruar dhe mesa dukej i kishte marre malli per to.
YOU ARE READING
E Çmendura
Short Story" Nje e cmendur la dhomen e nje cmendine per te kthyer te gjithe boten ne cmendinen e saj."