2

863 46 12
                                    

I mungonte mikja e saj, ajo vajza plot jete, me endrra, me ambicie per te arritur aty ku askush nuk mundej. I mungonin fjalet e thjeshta, por me plot pozitivitet qe ajo i thoshte. I mungonin keshillat qe e benin Arian te vinte ne vete sa here qe ishte konfuze. I mungonin perqafimet e forta, bisedat e neteve te vona, qeshjet e Izit qe i thonin se cdo gje eshte e bukur, se jeta ia vlen te jetohet.
Aria mendonte se jo vetem asaj, por e gjithe botes i mungonte nje person i tille. Se Izi ishte nga ata persona qe do benin gjithcka per te ndryshuar boten, per te vendosur buzeqeshjet ne fytyrat e njerezve edhe ne qofte se vete nuk do te ishte e lumtur.
"Ne jemi te lumtur vetem ne qofte se bejme te tjeret te lumtur."- ishin keto fjalet qe Izi i thoshte perhere Arias.
Nga ketu ia nisi dhe Aria. Ajo duhet te kthente serish Izin ne gjendjen e saj te meparshme, keshtu do te mund te ishin te lumtura te dyja.

                      ***
- Jeni e sigurt per kete qe doni te beni? Kjo mund ta perkeqesoje gjendjen e saj.

- Jam shume e sigurt, doktor.

- Do te jete shume e veshtire per ju.

- E di, por sic thoshte dhe Izi "E veshtire, por jo e pamundur". Te pakten ta provoj. Kam besim qe ajo do jete shume here me mire jashte sesa ketu.

- Ne rregull. Nese ky eshte vendimi juaj nuk kam cfare te them me shume vecse t'ju uroj fat. Per cdo gje qe ju duhet une jam ketu. Mund te me telefononi kur te deshironi.

- Faleminderit doktor. Ju jam mirenjohese.

Pasi mbaroi biseden me doktorin, u nis per ne dhomen e Izit.

-Ja pra erdhi dhe dita qe te dalesh nga ketu. Je gati? -i foli Aria Izit qe vazhdonte te shihte nga dritarja qe ne momentin qe mori vesh se do te dilte qe aty.

- Aria..

- Po me thuaj Iz

- Pse nuk e kupton??

-Cfare duhet te kuptoj ?

- Une nuk dua te dal qe ketu. Nuk mundem.

- Cfare duhet te kuptoj Izzz... qe mikja ime ka vendosur te qendroi pergjithmone ne nje cmendine.. qe mikja ime , motra ime eshte nje e cmendur??!! Kete duhet te kuptoj sipas teje??!! - ishte hera e pare qe Aria i kundervihej Izit qe prej dites kur ajo kishte hyre aty.

- Aria nuk duaaaa .. nukk duaaa .. aty jashte nuk kam asgje..nuk kam asnje . I humba te gjithe. Te gjithe u larguan para syve te mi dhe une nuk munda te beja asgje. Une nuk e meritoj te jem aty jashte perderisa ata nuk jane Aria.

- Ata nuk do donin qe te ishe ketu. Ata nuk do donin qe vajza e tyre te kalonte jeten e saj ne nje cmendine. Ata nuk do donin qe ti te hiqje dore nga jeta jote. Mendon se ata jane te lumtur aty ku jane kur shohin se ne cfare gjendje eshte vajza e tyre, drita e syve te tyre?! 

-Aria...

- Iz te lutem. Te lutem me lejo te te ndihmoj. Aty jashte jam dhe une. Eja me mua ose do vi une ketu dhe shtiremi si te cmendura te dyja, sepse une e di qe ti nuk je e cmendur. Nuk mund te jesh Iz. Izi qe njoh une eshte me te vertete e cmendur, por jo ne kuptimin e pare te fjales.

- Aria..

- Vendos tani. Une dua..

- Ariaaaa.. do me lesh te flas apo jo?

- Po me thuaj

- Ne rregull.

- Ne rregull cfare?

- Ikim qe ketu.

- Seriozisht e ke ?! Faleminderit ..faleminderit shume Iz. Shiko cdo gje do jete shume e bukur, te premtoj. Te dyja do ia dalim. Do ia nisim serish nga e para. Do jemi serish " vajzat e cmendura Iz&Aria" . Do jemi te lumtura e di. - i thoshte keto fjale nderkohe qe e perqafonte fort.
Sikur nje fije shprese lindi serish. Gjithcka mund te ndryshonte dhe ajo besonte ne kete. Edhe Izi thelle thelle mendonte se mund t'ia dilte ose ndoshta duhej t'ia dilte.

"Nje e cmendur la dhomen e nje cmendine per te kthyer te gjithe boten ne cmendinen e saj."

E ÇmenduraWhere stories live. Discover now