A mund te jetoje nje njeri pa te shkuaren e tij?
Duam aq shume te harrojme, te largojme ato kujtime qe na bejne te ndihemi keq.. duam te fshijme te shkuaren tone. Por a mundemi te jetojme pa nje te shkuar.. pa nje kujtim qe te na sjelle ndermend se kush jemi ne te vertete, se pse jemi sot ashtu sic jemi?
Nuk mundet.
As Izi nuk mundej. Sado qe perpiqej te jetonte sikur asgje nuk kishte ndodhur.. sikur prinderit e saj nuk kishin vdekur, por thjesht ishin ne nje nga udhetimet e tyre jashte vendit.. sado qe perpiqej ta harronte ate vit plot dhimbje ne klinike, prape nuk mundej. Nuk mundej, sepse cdo buzeqeshje i therte ne shpirt, cdo frymemarrje i rendonte mbi kraharor. Sado qe vazhdonte te jetonte, e shkuara gjendej gjithmone prane saj. Por asaj i duhej te gjente forcen per t'ia dale. Duhet ta bente.. duhej .. sepse ashtu i kishte premtuar prinderve te saj.***
- Iziii eja po te presim!! - e therret Aria nga salloni.
-Edhe kokoshkat jane gatiii!! - bertet Aleksi duke shkuar nga kuzhina ne sallon me nje tas te madh me kokoshka.
Kishin vendosur te benin nje "movie night" ne shtepi per ti ngritur humorin Izit.
- Erdhaa!! Mos e filloni filmin pa muaa!- flet Izi nga dhoma e saj dhe behet gati te zbrese shkallet.
Syte i shkojne te dera pakez e hapur e dhomes ngjitur shkalleve. Nuk kishte hyre ne ate dhome qe kur kishte ardhur nga spitali. Me pare kishte sherbyer si magazine ku Aria vendoste gjerat e vjetra. U be kurioze dhe vendosi te hynte brenda. Ndezi driten dhe mbeti e shtangur ne vend.
Muret ishin te rrethuara me rafte te tere librash. Te njerin cep ndodhej oxhaku i vjeter por tashme i rregulluar me se miri. Prane tij ishin dy kolltuqe te vegjel dhe dritarja qe kishte nje pamje te mrekullueshme nga mund te shihje lindjen dhe perendimin e diellit. Dhe ne mes te dhomes .. ne mes ndodhej gjeja me e bukur per Izin..pianoja e saj.
U afrua prane dhe nisi te levizte gishtat mbi tastat e saj.#Aria & Aleks
- Aleks e degjon??!!
- Po ... pianoja.
Dhe u nisen te dy per te dhoma shume te gezuar. Qendruan te dera duke pare sesi Izi luante melodine e saj te preferuar ne piano. Ajo dukej aq magjike.
- Nuk e paske harruar ?! - foli Aria sapo Izi perfundoi.
- Nuk do mund ta harroja asnjehere.
- Fshihet dicka tjeter pas kesaj melodie? - pyeti Aleksi kurioz per te ditur historine.
- Kjo eshte kenga e fundit qe im ate me mesoi. Me kete kenge do te merrja pjese ne konkursin me te madh per pianiste.
- Nuk more pjese ?
- Jo
- Pse?
"Auç" leshoi kete pasthirrme pas pickimit te Arias dhe vendosi ta mbyllte gojen, pasi kuptoi qe kishte bere pyetjen e gabuar.
- Eja ikim shohim filmin, - tha Izi dhe u nis per ne sallon.
- Nuk te mbyllet ty,- i tha Aria Aleksit sapo Izi u largua.
- Por nuk e kuptova.. c'faj kam une,- u pergjigj Aleksi si i pafajshem.
- Izi nuk mundi te merrte pjese ne ate konkurs, sepse pikerisht nje dite para prinderit e saj vdiqen.
- Ejani pra se e nisa filmin pa ju dhe do mbeteni dhe pa kokoshka pastaj,- therriti Izi.
- Erdhemm -u pergjigjen te dy njezeri dhe u nisen.
Nisen te shikonin filmin, por mendja e Izit kishte humbur serish ne kujtime. Aleksi po bente cdo gje te mundshme qe t'i bente vajzat te qeshnin dhe kur arrinte te merrte nje buzeqeshje nga Izi ishte shume i lumtur dhe fillonte te kercente si femije.
- Hee.. po tani qe mbaroi filmi??- foli Aleksi pas dhenies se titrave.
- Tani gjithsecili ne shtepine e tij, -tha Aria duke qeshur.
- Ju te dyja e keni shtepine ketu.. qe dmth une nuk e kam shtepine ketu... atehere une duhet te iki ne shtepi... - mendonte me ze sikur te ishte duke zgjidhur nje ekuacion te veshtire😂.
- Aa tani e kuptovaa .. ju te dyja po me perzeni mua me stil e ??!
- Hahaha te themi te drejten Aleks .. nuk kishte stil fare. Ishte shume e drejtperdrejte, -iu kthye Izi duke qeshur.
- Mjafton qe ti te qesh keshtu dhe une iki ku te duash ti, - i tha Aleks duke iu afruar prane dhe duke e pare ne sy.
- Jashtee Aleksss,- i bertiti Izi me shaka duke i dhene nje te shtyre.
- Po sikur mos te dua te iki?!! - dhe u ul rendshem ne divan duke qeshur i vetkenaqur.
- Po sikur te lash enet😂,- i tha Aria dhe i drejtoi gishtin per nga kuzhina.
- No no no thanks . Une do qendroj ketu shtrire, ndersa ju lani enet.
-Aleks ngrihu se s'ta kam shume ngene,- i foli Aria, nderkohe qe Izi shkoi ne kuzhine dhe u kthye me nje kane me uje ne dore.
-Aa sa mire bere se po kisha etje,- tha Aleksi dhe u ngrit nga divani.
Fiks pozicioni i pershtatshem per tu bere uje nga koka te kembet dhe sigurisht duke mos lagur divanin.
Vajzat filluan te qeshnin. Aria mbante barkun me dore nga te qeshurat duke drejtuar gishtin nga Aleksi, qe tashme kishte mbetur ne vend si pule e lagur.
-Je e madhe Iz . Toke ketu,- foli Aria mes te qeshurave dhe plasen duart.
- Ti je e cmendur, - iu drejtua Aleksi Izit pasi kishte dale nga gjendja e shokut dhe filloi te qeshte me veten.
- E di Aleks.. madje kam edhe kartele 😂😂,-iu kthye Izi duke qeshur.
Te qeshurat e tyre vazhduan gjate, te pakten derisa Aleksi u tha pak.
- Hajde nisu tani, - i tha Aria sapo ra qetesia.
- Po si te dal keshtu qulle moj?
- Ta kishe menduar me pare kete.
- Po do lag sendilet e makines.
- Aleks mos ke prape etje ,- i foli Izi kesaj here duke qeshur.
- Jo jo faleminderit. Ikaa. Ju uroj naten e mire dhe te ma beni gjumin e embel , - tha nderkohe qe dilte nga dera. Aria vazhdonte te qeshte.
***
-Aria a mund te te pyes per dicka ,- foli Izi kur vajzat sapo ishin shtrire per te fjetur.
- Po Iz me thuaj.
- Si erdhi ajo piano ketu?
- E solla une. Qe kur ti u fute ne spital gjithmone kam pasur besimin qe nje dite do te dilje prej andej, keshtu qe vendosa ta rregulloja ate dhome pak nga pak per ty. Nje pjese e librave jane te tuat. I mora nga shtepia jote se bashku me pianon. Mendova te ta beja surprize, por ti e zbulove perpara.
- Po me shtepine time cfare ka ndodhur?
- Pasi mora keto e mbylla shtepine. Vazhdon te qendroje ashtu. Nuk bera asgje tjeter duke menduar se nje dite do doje te ktheheshe atje dhe do doje qe gjithcka te ishte ne vendin e saj.
Izi heshti.
- Nese deshiron mund te shkojme neser atje.
- Jo jo. Nuk jam akoma gati.
- Ne rregull. Kur te duash me thuaj.
- Okej. Faleminderit per gjithcka Aria.
- Asgje Iz. Ti e di qe e bej me shume kenaqesi.
I uruan naten e mire njera tjetres dhe rane te flinin.
YOU ARE READING
E Çmendura
Short Story" Nje e cmendur la dhomen e nje cmendine per te kthyer te gjithe boten ne cmendinen e saj."