15

496 27 7
                                    

Pas nje jave

Izi vazhdonte te qendronte si cdo nate, si cdo dite ne vendin e tyre. Nuk donte te largohej qe aty. Ne qofte se ai do te kthehej duhej ta gjente aty. Vetem ai e dinte ate vend. Vetem ata te dy. Vazhdonte te shihte dritat e qytetit, perendimin e diellit. U bene dite tashme qe ato drita enderrimtare ne qiell i shihte vetem. Mori serish telefonin ne duar dhe i telefonoi per te mijten here. Sa here qe shtypte ate buton i lindte shpresa se ai do te pergjigjej kesaj here. Se do mund te degjonte zerin e tij. Se do mund te merrte shpjegimin qe aq shume e  deshironte dhe gjithcka te kthehej si me pare. Por serish i fikur.. serish ajo drita ne fund te tunelit fikej.
Neser ishte dita e konkursit te pianos. Endrra e saj qe ne femijeri. Babi kishte kembengulur ne kryerjen e provave dhe pjesemarrjen me doemos ne kete konkurs dhe ajo num kishte mundur ta kundershtonte, por nuk ndihej e afte per kete. Nuk ndihej me e afte per asgje. Donte te largohej nga gjithcka, nga cdo gje. Mendonte se vetem keshtu mund te gjente shpetim.

U nis per ne shtepi dhe beri gati valixhet. Ishte e vendosur , do niste nje jete te re. Gjithcka ishte gati dhe ora per t'u nisur per ne aeroport mberriti. Shetiti edhe njehere neper shtepi. Syte iu mbushen me lote. Ne cdo cep te asaj shtepie kishte nje kujtim. I dukej sikur shihte veten qe vraponte neper shtepi, sikur fshihej pas divaneve qe mos ta gjenin, sikur gjendej e shtrire ne krevatin e saj dhe duke shtrenguar jastekun e kishte zene gjumi. Ndeshi figuren e saj te vertete ne pasqyren e dhomes. Ishte po e njejta, e njejta vajze me te njejtin qendrim kryelarte. Por syte e saj.. syte e saj nuk shkelqenin me si dikur.. ata ishin.. ata .. ata thjesht nuk ishin.. permes tyre nuk mund te shihje me asgje, nuk mund te kuptoje me asgje. Ishin bosh, njelloj sikur te mos ndjente. Njesoj sikur kishte humbur kujtesen dhe nuk dinte me asgje per veten apo cdo gje qe e rrethonte.

"Une nuk i perkas me ketij vendi," - tha me vete dhe duke pare perreth buzeqeshi. La nje leter mbi shtrat dhe doli nga dhoma.
" Do me marre malli per ty shtepi.. do me marre malli dhe per ty Izi " - tha dhe mbylli deren e shtepise, per te mos u kthyer me asnjehere...

A mund ta nisesh nje jete nga e para??
Po mundesh do thoja. Por si??
Duke fshire gjithcka. Duke nisur gjithcka nga e para. Duke lene pas gjithcka. Duke rilindur serish. Duhet te falesh,duhet te harrosh. Ndonjehere eshte akoma me mire te largohesh nga ai vend , cdo centimeter i te cilit te kujton te shkuaren. Te shkosh larg.
Por a mjafton??
Kete nuk e dinte dhe sado qe perpiqej te gjente pergjigjen rruges per ne aeroport serish nuk mundej.

Prinderit e saj u kthyen ne shtepi.
- Dera nuk qenka me celes. Ndoshta Izi eshte kthyer ne shtepi, - foli i ati dhe te dy u futen brenda. Filluan te kontrollonin neper dhoma, por nuk e gjeten. Hyne ne dhomen e saj dhe pane letren mbi shtrat. Nisen ta lexonin.

" Te dashur mami dhe babi,
Si fillim dua t'ju kerkoj falje qe keto fjale po jua them permes nje letre dhe jo perballe. E di qe do te ishte me e veshtrire ashtu, prandaj zgjodha kete menyre. Kam marre nje vendim. Po iki qe ketu. Po largohem nga ky qytet. Sado u perpoqa nuk munda. Ti me thoje gjithmone se isha e forte babi, por mesa dukej nuk jam dhe aq. Te pakten kete fuqi te fundit qe me ka mbetur do e perdor per t'ia nisur edhe njehere nga fillimi. Dua te nis nje jete te re. Dua te harroj gjithcka ndodhi dhe ketu nuk mundesha. Ju lutem me kuptoni! Ju e dini qe ju dua shume dhe do jeni gjithmone njerezit me te shtrenjte per mua. Te lutem mami mos qaj per mua. Do te jem mire. Do me mungojne shume perkedheljet e tua.
Babii... te kerkoj shume falje qe nuk do  marr pjese ne konkursin e neserm. E di qe kjo ishte endrra jone. Me beso qe nuk doja kurre te te zhgenjeja. Ti je heroi im! Ju jeni e gjithe bota ime!  Ju lutem me falni!
Mos harroni kurre se ju dua shumeee!!

Vajza juaj , Izi."

-Izzz ,- degjoheshin zerat e prinderve qe therrisnin emrin e saj.

A mund ta duroje nje prind ndarjen nga femija i saj.. aq me pak ne kete menyre?! Kur ajo eshte e shkaterruar. Ne momentet qe do qaje, kush do i qendroje prane ?! Ku do mbeshtetet?! Ku do e gjeje ate strehen e ngrohte per te cilen ka nevoje?! Ku do e gjeje forcen?! Jo jo.. nje prind nuk e le kurre vetem femijen e tij. Edhe kur ai nuk do, ata gjenden gjithmone prane tij per te bere forca e tij.
U nisen te dy te pikelluar drejt aeroportit, por nuk munden te mberrinin. Ishte nje aksident i tmerrshem automobilistik ai qe u mori jeten dhe nuk i lejoi te shkonin drejt vajzes se tyre. Tashme po do te ishte vetem.

#Izi#
Nderkohe qe po qendronte duke pritur avionin ne aeroport merr nje telefonate. Ishte Aria. Vendosi ta hapte qe te mund te pershendetej dhe me miken e saj.

- Alo Aria

- Iz ku je?  

- Po iki Aria.

- Ku po iken ? Cfare thua? 

- Po largohem qe ketu. Dua t'ia nis serish nga e para diku tjeter.

- Iz cfare thua ?!  Kthehu te lutem,- fliste me zerin e mekur.

- E kam vendosur Aria. 

- Izz por... prinderit e tu...

- Cfare ?? Cfare kane prinderit e mi?? 

- Ata.. ata ... ata kane bere aksident.

Bota iu shemb mbi koke. U nis menjehere per ne spital. Mjeku e shoqeroi ne nje dhome te erret ku mes saj gjendeshin dy trupat e vdekur te prinderve te saj.

- Jooooo... maaaa..baaaaa.
Ju lutem ngrihuni, ju lutem! Ju pergjerohem! Nuk mund te ma beni kete... nuk mund te me lini vetem. Ju lutemmm... maaa ..mmaaaa hapii syte te lutemm... baaa ..baaaa te lutem ..kam nevojee per perqafimin tuajj.. kam nevojee per juuu.. ju lutemm ju lutemmmm..

Ulerimat e saj degjoheshin ne te gjithe spitalin. Mjeket dhe infermjeret vrapuan drejt saj. Me veshtiresi arriten ta shkepusnin nga trupat e prinderve te saj qe i kishte shtrenguar me sa fuqi kishte dhe ti benin nje qetesues. Nje dhimbje e tille nuk mund te perballohej.




Te gjithe largohen... disa kthehen...ama jo ata qe na nevojiten me se shumti...

E rendesishme eshte t'i ruajme ne zemrat tona.. te mbajme gjalle kujtimin e tyre.. 

Me besoni, keshtu ata do te jene gjithmone me ne, sepse shpirti ... ai nuk vdes kurre!!

E ÇmenduraWhere stories live. Discover now