" Dicka kishte te njohur ai djale."
Afrohen prane tavolines se tyre dhe te dyja mbeten te shtangura kur pane se kush ishte shoku i Aleksit. Aleksi ngrihet dhe i prezanton.
- Oo mire se erdhet, vajza. Ky eshte Kian, shoku im dhe shoku i ngushte i djalit qe ka ditelindjen.
Vajzat veshtrojne njera tjetren.
"Eshte ai. Serish ai."- mendonte me vete Izi, nderkohe qe i gjithe trupi i ishte mpire, por zemra kishte filluar ti rrihte fort dhe duart ti dridheshin.
- Kian, keto jane shoqet e mia me te mira, Izi dhe Aria.
- Pershendetje vajza! - foli Kian pasi u ngrit nga karrigia dhe i zgjati doren Izit.
Sigurisht qe Izi as nuk kishte ndermend dhe as nuk ishte ne gjendje t'i jepte doren. Doren e tij e kapi Aria , e pershendeti dhe u ulen.
Izi u ul perballe tij. Filluan te veshtronin njeri tjetrin.# Izi #
"Nuk paske ndryshuar aspak. Njesoj sic te mbaja mend. Brun, me kete model flokesh te ngritura lart, me kete stilin tend te veshjes, lekure e gjalle. Syte e tu vazhdojne te jene po aq te shndritshem sa atehere. Keto levizje.. keto levizje do t'i njihja edhe sikur te humbisja kujtesen. "
# Kian #
" Sa paske ndryshuar! Megjithese floket e tu vazhdojne te jene te drejte, fytyra jote arrin te shnderrije edhe permes erresires qe te ka pushtuar. Syte e tu.. syte e tu nuk po buzeqeshin me si dikur, e dashur. Keto veshje ..duket qe ke dale nga vetja."
- Atehere ju si mendoni? - foli Aleksi duke nderprere mendimet e te dyve.
- Ejjj jeni ketu?! -i thirri Aria kesaj here.
- Po cfare po thonit ? - u pergjigj Izi sikur te ishte duke u zgjuar nga nje enderr.
- Po thonim qe ai lokali ku kemi bere ditelindjen time heren e fundit eshte i pershtatshem per festen duke qene se ka shume hapesire dhe shume te ftuar.
- Eshte ditelindja e Rajanit apo jo? - pyeti Izi Kianin.
- E mbake mend.
- Oo po seriozisht i bie ditelindja e tij. E kisha harruar fare se kur e kishte, - i nderpreu Aria.
- Ju e njihni Rajanin? - pyeti Aleksi kureshtar.
- Po sigurisht. Eshte nje nga miqte me te mire tanet. Me shume e Izit, - u pergjigj Aria.
- Atehere e dini se cduhet te beni - foli Aleksi.
- Ke ndonje kerkese te vecante Kian?- e pyeti Aria, nderkohe qe ai vazhdonte te shihte Izin qe tashme kishte kthyer koken matane rruges per te mos u ndeshur me me shikimin e tij.
- Jo. E di qe do beni gjithcka duhet dhe do dali shume mire. Jam i sigurt ,- foli Kian.
- Ne rregull. Atehere mund te ikim tani, - tha Izi dhe u ngrit.
- Mire. Ju shoqeroj une per ne shtepi. Mi jepni qeset , - tha Aleksi dhe u ngrit te merrte qeset.
Aria po e ndihmonte dhe u nisen para. Izi mori cante dhe filloi te largohej, por nje dore e kapi prej krahu dhe e ndaloi.
- Iz duhet te flasim, - foli Kian tashme shume prane saj. Aq sa mund t'i degjonte dhe rrahjet e zemres se saj ne ato momente.
Izi hodhi syte nga dora e tij. E pa per disa sekonda dhe me pas e shtyu doren duke u shkeputur prej tij. U largua pa i thene asnje fjale. Lotet filluan ti dilnin teksa largohej, por filloi ti fshinte me shpejtesi ne menyre qe Aria dhe Aleks te mos e shikonin ashtu. Hipi ne makine pa thene asnje fjale dhe u nisen per ne shtepi. Mberriten dhe Aleksi i ndihmoi vajzat te fusnin cantat brenda. Pasi mbaroi, u kthye nga Izi.
YOU ARE READING
E Çmendura
Short Story" Nje e cmendur la dhomen e nje cmendine per te kthyer te gjithe boten ne cmendinen e saj."