- Pra keshtu vdiqen prinderit e tu?- pyeti Rajan qe tashme kishte degjuar te gjithe historine me shume vemendje.
- Po , u pergjigj Izi e hutuar si cdo here qe kujtonte kete pjese te jetes se saj.
-Po me pas cfare ndodhi? Cfare bere gjate ketij viti?
- Vdekja e prinderve ishte shume e dhimbshme per mua. Nuk munda ta perballoja.
- Cfare do te thuash me "nuk munda ta perballoja"?
- Sic te thashe... Kian iku..prinderit vdiqen.. mbeta e vetme ne kete bote te madhe. Ndihesha fajtore per gjithcka kishte ndodhur. Ne dy muajt e pare pas vdekjes se prinderve nuk mbaj mend shume, di vetem qe ndodhesha ne klinike.
-Ne klinike?!!- pyeti Rajani i habitur nga fjalet e saj.
- Po, ne klinike. Gjithcka kishte ndodhur me rendoi aq shume sa nuk munda te duroja. Kalova atje nje vit. E pranoj qe mund te mos kem qene gjate gjithe kohes e cmendur, sic te thashe muajt e pare nuk me kujtohen fare, por me pas fillova te vija ne vete. Me vinin ne mendje kujtime nga te cilat me merrej fryma. Nuk doja te jetoja me. Nuk kishte me kuptim per mua. Personat me te rendesishem ne jete i humba dhe asgje me nuk kishte rendesi. Ndjenja e fajit me vriste...akoma me vret. Nese nuk do te kisha ikur, prinderit e mi do te ishin akoma gjalle. Por nuk mund te bej me asgje per kete ,- tha keto fjale te fundit duke marre fryme thelle.
-Nuk mund ta besoj kete qe me thua.
-Le te themi qe kalova nje vit te veshtire, por tashme u riktheva prape. Nuk dua t'i zhgenjej prinderit e mi ashtu sic bera njehere. Te pakten atje ku jane te ndihen krenare per mua dhe te mund te me falin.
-Nuk eshte faji yt. Mos ia bej kete padrejtesi vetes. Nuk kishe nga ta dije.
-Gjithsesi..
- Po nga Kiani nuk more asnje lajm?
- Gjate kohes qe isha ne klinike nuk doja te takoja asnje. Vetem Aria me qendroi prane. Sado qe i shmangesha takimeve me te, ajo nuk u dorezua kurre. Nuk me la kurre vetem. Fale kembenguljes se saj jam sot ketu. Per te tjeret nuk mora me gje vesh kurre. As per ty as per Kianin.
- Si ka mundesi ? Ai me ka thene se ka qene ketu.
- Kian ka qene ketu gjate ketij viti?
- Po. Nuk qendroi gjate ne Itali, por u kthye ketu.
-Ne Itali?? Nuk vazhdoi studimet ne Bullgari ai ?- pyeti tashme konfuze per gjithcka.
- Jo ka qene ne Itali gjate asaj periudhe. Aty jemi takuar edhe me Aleksin.
- Prit pak... edhe Aria ka qene ne Itali me ju?
- Aria vinte ndonjehere per vizite me Kianin.
-Aria me Kianin ?? Aria eshte takuar me Kianin gjate kesaj periudhe??
- Une mendoj se duhet te flasesh me Kianin. Mesa duket keni shume gjera per te biseduar.
- Me pare duhet te flas me Arian. Ajo nuk me ka treguar asgje. Duhet te iki. Faleminderit qe me degjove Rajan. Me vjen mire qe jemi serish bashke.
- Te lutem. Di e di qe une do jem gjithmone prane teje sa here te kesh nevoje.
- Po largohem. Mirupafshim!
-Shihemi Iz!
U nis per ne shtepi me konfuze se asnjehere. Kishin ndodhur aq shume gjera gjate ketij viti dhe ajo nuk ia kishte idene per asgje. Nuk arrinte ta kuptonte as sesi Aria ia kishte fshehur faktin se ajo ishte takuar me Kianin gjate kesaj periudhe. Kishte shume pyetje ne mendje dhe i duheshin pergjigjet.
Hyri ne shtepi. Arian e gjeti ne divan duke pare televizor.
- Oo erdhe Iz. Eja ty po te prisja. Do me tregosh tani cfare ndodhi?
- Kiani me tha se kishte qene prane meje kete vit. Di ndonje gje per kete ti?- e pyeti ne menyre qe ajo t'i tregonte gjithcka vete.
- Iz degjo..
- Ti je takuar me Kianin gjate kohes qe une isha ne klinike apo jo?
- Po Iz.
-Pse nuk me ke thene asgje?? Pse ma ke mbajtur te fshehte kete gje?
- Ti nuk ishte ne gjendje. Ti refuzoje takimet me mua. Cdo kujtimin ty te bente te perplasje koken ne mur nga te qarat. Mendon se une e kisha te lehte te te shihja ashtu?! Cdo gje nga e shkuara ty te shkaterronte. Si mund te te kujtoja ty Kianin, kur ti fajesoje veten dhe ate per gjithcka kishte ndodhur?!!
Kishte te drejte dhe kete nuk e mohonte dot as Izi.
-Po pasi dola?
-Prita sa te merrje veten. Te pakten t'i riktheheshe jetes se meparshme. Me pas Kiani u shfaq vete.
- Ti e dije qe Kiani do te ishte ate dite me Aleksin?
- Konkretisht jo, por ma mori mendja.
- Aria nuk e kuptoj. Nuk e kuptoj si mi mbajte te fshehta te gjitha keto. Sinqerisht qe nuk e kuptoj. Pse duhet te takoheshe me Kianin? Kiani iku dhe me la. Ti e dije shume mire kete.
- Une cdo gje e bera per ty.
- Mos Aria te lutem. Ti di dicka me shume. Di e dije qe Kiani nuk kishte ikur ne Bullgari, por ne Itali. Ti e di qe ai ka qendruar ketu gjate ketij vit, madje dhe je takuar me te.
-Per kete nuk mund te te them asgje. Te gjitha jane te verteta. Jam takuar me Kianin. E di qe ai ka qene ketu, por nuk mund te te them asgje me shume. Nuk e kam kete te drejte, prandaj nuk te kam treguar sepse nuk mund te te jap asnje sqarim me shume. Duhet te flasesh me Kianin.
Sic dukej cdo pergjigje e kishte vetem Kiani. Kishte menduar se i dinte te gjitha dhe mesa dukej nuk dinte asgje. Kishte kaluar nje vit duke menduar se ai e kishte lene, se ai e kishte genjyer per cdo gje. I kishte vene atij fajin per cdo gje. Kishte ushqyer ndjenja inati, urrejtjeje per njeriun qe kishte dashur aq shume, edhe pse asnjera nuk kishte mundur ta fshinte dashurine qe ndjente per te. Dhe tani... tani cdo gje dukej ndryshe. Kishte nje shpjegim tjeter per te gjitha dhe ajo ishte e vendosur ta merrte kete shpjegim.
YOU ARE READING
E Çmendura
Short Story" Nje e cmendur la dhomen e nje cmendine per te kthyer te gjithe boten ne cmendinen e saj."