- Baa..baaa ... zgjohuuu
- Cfare ka, e embla babit?
- Ku eshte mami? Une nuk po e gjej mamin. O baa ku eshte mamiii?
- Ja ta kerkojme mamin bashke- i tha Kian dhe u ngrit nga shtrati.
- O baaa..
- Po zemer ?
- Me merr ne krahe,- i tha duke bere nje te qeshur te djallezuar.
- Hee hee se ku e kam pare kete te qeshur?!- i tha Kiani duke qeshur dhe e mori ne krahe.
- Ku babii?
- Te fytyra e embel e mamit tende, qe mesa duket edhe sot te dergoje ty qe te me mashtrosh duke me ngritur nga shtrati apo jo?- tha duke hyre ne kuzhine dhe duke qendruar pas Izit.
Nene e bije qeshen te dyja.
- Te lumte, zemra e mamit! - i tha Izi duke e puthur ne krahet e te shoqit.
-Po per mua nuk ka puthje ?- iu kthye Kiani dhe nje fytyre te merzitur.
- Mami puthe dhe babin se merzitet ai,- foli vajza e vogel dhe te dy ata qeshen. Izi puthi Kianin dhe vajza mbylli syte duke shkaktuar serish te qeshura.
- Aaaa tani do ta shihni ju c'do t'ju bej qe me mashtruat,- tha Kiani dhe i mori te dyja ne krahe dhe i hodhi mbi divan. Filluan gudulisjen, puthjet, perqafimet dhe sigurisht te qeshurat qe nuk mungonin me ne ate shtepi.
❤***❤
Degjojme shpesh te flitet per "shpirtin binjake", por jo gjithmone arrijme ta kuptojme, jo te gjithe e kuptojne. Nuk eshte dicka qe mund te shpjegohet.
Themi se "shpirti im binjake duhet te jete bjond" , por vjen nje dite qe e gjejme veten te dashuruar me zeshkanin me simpatike.
Themi se "shpirti im binjak duhet te kete sy blu", por vjen nje dite qe e gjejme veten te humbur ne syte e tij te zinj.
Themi se "shpirti im binjake duhet te jete i bukur" dhe vjen nje dite qe koncepti i bukurise ndryshon ne mendjen tone. Ne dashurohemi me shpirtin dhe nje shpirt i bukur na ben te duam cdo centimeter te portretit te tij.
Ne dashuri , nuk mund te vendosim kushte.
Ndoshta shpirti yne binjake nuk do te jete aq i bukur, por do te jete ai qe na ploteson. Do te jete ai qe do i japi kuptim qenies sone.
Ju ka ndodhur ndonjehere te shihni imazhin e dikujt per disa ore pa u lodhur?! Te shohesh syte e tij dhe te harrosh gjithcka. Koha ndalet.. e gjithe bota duket sikur nuk ekziston me. Sikur jeni vetem ju. Harron te marresh fryme dhe kupton qe ne te vertet eshte ai qe te jep jete.
Ju ka ndodhur t'ju kete marre malli per dike edhe nese ai eshte prane jush ?!
"Me mungon" eshte deklarata me e bukur dhe me e veshtira te thuhet.
Por nese ndjeni se vertet ai mall ka vleren me te madhe ne jeten tuaj, mos nguroni. Thuajeni, thuajeni me ze te larte ... thuajeni me shpirt. Ndoshta nje dite do te jete vone.
Dashuria..lumturia..gezimi.. sa te cuditshme jane keto ndjenja. As vete nuk e kupton sesi krejt papritur lindin brenda teje dhe te shkaktojne ato fluturat ne stomak. Syte e tu shkelqejne si xixellonja dhe buzet harkohen ne menyren me te bukur qe ke pare ndonjehere.
A ka gje me te bukur sesa te shohesh personat e tu te dashur duke qeshur?! I sheh ne sy dhe ndjen se gjithe jeta ka kuptim. Kupton qe gjithcka ia vlen te kalohet, vetem qe ne fund ata te jene te lumtur. Ngren koken lart dhe falenderon Zotin qe te ka bekuar me kete fat.
Mos harroni te doni, te dashuroni. Mos harroni te jetoni cdo moment ashtu sic e ndjeni. Te thoni me ze te larte vetem ate cka zemra ju thote. Lereni inatin, lerini merite. Te gjitha ikin, te gjitha kalojne, por kujdes sepse bashke me to mund te ikin dhe shume gjera te rendesihme per ju. Ndoshta kur ta kuptoni do te jete vone. Jo gjithcka kthehet. Prandaj, jetoni. Jetoni ashtu sic enderroni. Te gjitha endrrat mund te behen realitet, vetem ne qofte se besoni.
Jetoni, besoni, dashuroni!!
YOU ARE READING
E Çmendura
Short Story" Nje e cmendur la dhomen e nje cmendine per te kthyer te gjithe boten ne cmendinen e saj."