Ora e festes kishte arritur. Te gjithe ishin mbledhur aty. Aleksi, Aria, Kian dhe te gjithe miqte e tjere, por Izi mungonte. Ishin ne pritje te Rajanit. Kiani i kishte derguar adresen dhe ai duhet te ishte rruges.
- Po ajo nuk do te vije? - e pyet Kian Arian me ze te ulet.
- Nuk e di. Nuk me tha asgje, - i pershperiti dhe filloi te qeshte duke pare pas tij.
Kian u kthye dhe nuk mundi te thoshte asgje perpara asaj bukurie qe iu shfaq para syve. Vajza me e bukur ne syte e tij, Izi. Ajo po zbriste shkallet me elegance me fustanin e shkurter gold qe i tregonte shume mire format trupore. Mbi taka dhe dukej sikur po ecte si nje pupel. Floket i kishte lene serish te leshuara dhe te drejte, qe kombinonin shume bukur me fustanin e saj. Te gjithe ishin te shokuar ne ato momente. Hyrja e saj ishte e mahnitshme per te gjithe. Ky po qe ishte rikthim. Te gjithe iu afruan ta pershendesnin. Kian iu afrua prane veshit dhe duke qeshur i pershperiti:
- Te thashe qe vazhdon te mbetesh Izi im, - vetem Izi qe ai njihte do kishte bere nje hyrje te tille.
Izi buzeqeshi lehte. Ndihej vertet sikur ishte kthyer. Sikur ishte vetvetja.
- Dukesh e mrekullueshme, - i tha Aleksi duke i puthur doren.
- Faleminderit Aleks. As ti nuk mbetesh pas.
- Je bomb fare, Iz. Kjo po. Perfekt, - vazhdonte te thoshte Aria nderkohe qe Izi takonte miqte e saj te vjeter.
- Po vjen Rajan, - u degjua nje ze dhe te gjithe zune vendet.
- Surprizeee , - thane te gjithe njezeri kur Rajan hyri brenda.
Filluan te plaseshin zbukurimet. Rajan dukej vertet i lumtur edhe pse e priste dicka te tille, sepse ishte i preferuari i te gjithe shoqerise. Filloi ti takonte te gjithe me rradhe. Pasi mbaroi kishte mbetur Izi. Ajo iu afrua dhe i foli:
- Po mua nuk do me takosh?
- Izzz nuk mund ta besoj. U ktheve.. - e perqafoi fort dhe i beri nje rrotullim .
- Jam shume i lumtur. Nuk mund ta besoj qe je ketu.
- Hahha edhe une jam shume e lumtur qe jam ketu.
- Nuk po me besohet seriozisht.
- Besoje . Eshte ketu dhe eshte me e mire sec ka qene, - foli Kiani me buzen vesh me vesh.
- Haha normal nuk mund te ishte ndryshee.
Nderkohe erdhi torta.
- Heyy .. te dashur miq. Se pari ju falenderoj pafund per kete surpriz te mrekullueshme qe me bete. Jam shume i lumtur dhe ndihem shume me fat qe jam pjese e nje shoqerie si ju. Nje falenderim special shkon edhe per mbretereshen e mbremjes, Izinnn.
( Ne salle degjohen duartrokitjet.)
Me ne fund ajo u kthye mes nesh serish. Prandaj do doja qe te kisha nderin qe qirinjve t'i frynim bashke. Afrohu motra ime e vogel.Izi qeshi dhe u afrua prane tij. Te dy u fryne qirinjeve dhe perqafuan njeri tjetrin.
- Edhe 100 vellai i madh !
***
- Cfare po ben ketu jashte? - pyet Izi Aleksin qe gjendej ne tarracen e lokalit.
- Nuk e di. Dola te merrja pak ajer.
- Te kuptoj.
- A je mire?
- Po shume mire. Bera mire qe erdha. Me paska marre malli.
- Me vjen mire. Mesa dukej je shume e lidhur me Rajanin.
- Poo ate e kam si vella te madh. Kemi shume kohe bashke. Me ka qendruar prane.
- Me behet qejfi.
- Edhe ti me ke qendruar prane. Je nje mik shume i mire Aleks. Faleminderit!
- Asgjee. Me duhet te iki tani.
- Do ikesh?
- Po. Kam shume pune neser dhe me duhet te clodhem.
- Ne rregull. Kujdesu per veten!
- Edhe ti Iz .. edhe ti!
Largohet qe aty dhe shkon te pershendese miqte, nderkohe qe Izit i bashkohet Kiani.
- Shyqyr.. mendova se nuk do ikte.
- Cfare problemi ke me te ?
- Asgje. Cfare mund te kem une me nje tip te tille ?
- Pse flet keshtu? Ai me ka thene se ishit miq.
- Ishim.. derisa erdhe ti.
- Cfare ndryshoi tani qe erdha une?
- Per kete do vazhdojme te flasim?
- Per cfare mund te flasim tjeter?
- Mund te flasim per ty pershembull. Se sa e mire je bere sonte. Se vazhdon te mbetesh Izi qe ke qene edhe pse nuk do, - vazhdonte te fliste duke qeshur dhe duke iu afruar.
Izi bente hapa pas deri ne momentin qe krahet e tij e mberthyen pas vetes.
- Ncc.. me mire mos te flasim per kete, - iu kthey Izi tashme e skuqur.
- Okej pra. Me mire mos te flasim fare pra ,- dhe afroi buzet e tij prane te sajat. E puthi.
#Aleks#
"Ndoshta nuk duhet te iki. Mos duhet t'i them te verteten sa jam ne kohe?! Eshte e sigurt qe mes tyre ka pasur dicka. Ndoshta e duan akoma njeri tjetrin. Por Izi nuk eshte si ai. Ajo eshte ndryshe. Jo nuk mund ta doje ate. Duhet t'i tregoj cfare ndjej sa jam ne kohe." - mendoi me vete nderkohe qe kishte dale nga lokali dhe u kthye per tu nisur te ajo serish.
Syte i shkuan te terraca ku ndeshi pamjen e padeshirueshme.
" Teper vone." -foli serish tashme i lenduar dhe i hipi makines duke u zhdukur qe aty.
YOU ARE READING
E Çmendura
Short Story" Nje e cmendur la dhomen e nje cmendine per te kthyer te gjithe boten ne cmendinen e saj."