17

511 33 5
                                    

Mori celularin ne duar dhe nisi ti telefononte Kianit. I dilte i fikur. U nis per ne shtepine e tij. U afrua serish prane gardhit, ne te njejtin vend ku nje vit me pare kishte pare ate te largohej, por tashme ajo shtepi dukej bosh. Dukej sikur nuk ishte e banuar prej kohesh.


" Por si ka mundesi?! Perderisa ka qene ketu, ku ka banuar tjeter?" - mendoi me vete.
Nuk po arrinte ta gjente asgjekundi. Vendosi te pyeste Rajanin. Ndoshta ai dinte dicka.

- Alo Rajan?

- Po Iz me thuaj.

- Ne fakt une po perpiqem te gjej Kianin. E marr ne telefon por me del i fikur. Erdha te shtepia e tij, por nesa duket ketu nuk babnon njeri. Ke folur me te ? Di gje ku eshte? 

- Jo Iz nuk e di. Ne fakt eshte zhdukur qe mbreme. As nuk kam folur dhe as nuk e kam pare. 

- Po di ndonje vend ku mund te jete? Diku ku qendron zakonisht.

- Ka nje vend ku ai "fshihet" gjithmon kur do te qendroje vetem, por nuk e di. Nuk ma ka thene asnjehere se ku ndodhet. 

- Ne rregull. Faleminderit.  

- Asgje te lutem. Shpresoj ta gjesh,megjithese jam i sigurt qe eshte mire. Mos u shqeteso.

"Nje vend ku fshihet gjithmon.." - perserite me vete.
"Poo si nuk me shkoi mendja." - dhe vrapoi per te mberritur ne vendin qe mendonte se ishte Kiani.

Taksia e coi deri prane dhe sapo zbriti nga makina pa imazhin e tij. Ishin ne vendin e tyre. Ne ate vend ku ajo nuk kishte shkelur per gati nje vit. Asgje skishte ndryshuar aty. Gjelberimi ishte i njejte, pamja vazhdonte te ishte e mrekullueshme, por ndryshe nga hera e fundit ai ishte aty.
Iu afrua prane me qetesi, por ai e ndjeu menjehere pranine e saj.

- Nuk e paske harruar kete vend, - foli pa ia hequr syte pamjes se qytetit nga lart. 

- Nuk do e harroja kurre, - iu pergjigj Izi dhe u vendos perkrah tij duke pare te njejten pamje,- vazhdon te jete e mrekullueshme. 

- Izz, - u degjua zeri i tij qe thirri emrin e saj duke u drejtuar nga ajo. 

- Kiann ,- shqiptoi dhe ajo. 

- Dua te me tregosh gjithcka, - i tha se fundmi, - gjithcka ndodhi. Une te prita ketu per nje jave, por ti nuk erdhe. 

- Une kam nje vit qe te pres ketu, - iu pergjigj Kian dhe syte e tyre u mbushen me lote.

Ajo mund te thoshte se e kishte harruar. Mund te thoshte se nuk e donte me. Por s'mund te thoshte se nuk e njihte. Ajo e dinte fare mire se cfare fshihej pas syve te tij. Arrinte ta dallonte ate dhimbje qe ai ndjente. Ai mund te fshihej nga te gjithe, por jo nga ajo.

- Do te vish me mua?- e pyeti Kianin duke i zgjatur doren. 

- Ku? 

- Te te tregoj gjithcka. 

Ajo kapi doren e tij dhe te dy hipen ne motor. Mberriten ne nje pallat te vjeter dhe u ngjiten lart ne nje apartament. Hyne brenda.

- Ku jemi ketu? - pyeti Izi kurioze.

- Ketu kam jetuar gjate ketij viti nese mund te themi keshtu. 

- Pse ketu ? 

- Sepse ketu ishe ti,- i tha ai dhe u afrua prane dritares duke pare pertej saj. 

Izi u afrua dhe nuk arriti ti besonte syve. Pertej dritares dukej klinika ku ajo kishte qendruar dhe dritarja e dhomes se saj atje brenda.

- Nuk pata kurre guximin te vija atje dhe te te takoja, por isha gjithmone prane teje. Nese ai ishte burgu yt, ky ishte i imi. Nese ajo ishte cmendina jote, kjo ishte e imja. Ndoshta do thuash se une isha i lire te ikja kur te doja, se nuk kishte asgje qe te me mbante ketu. Mund te thuash se nuk kisha pse vuaja per asgje se ika me deshiren time dhe te lashe. Ndoshta mendon se nuk me interesoi se si ishe ti, por une... une kam ndjere cdo vuajtje tenden. Nderkohe qe ti perpiqeshe te shkulje hekurat e asaj dritareje, une godisja hekurat e kesaj dritareje, sepse s'mund te beja asgje per ty. Nderkohe qe ti bertisje atje brenda, une thyeja cdo gje ketu. Nese ti lendoje veten, une lendohesha. Pse?? Sepse ti ishe dashuria ime. Ti je dashuria ime. Sepse pa ty nuk mundesha.. nuk mundem.

- Kiann,- therriti Izi tashme e lenduar per dhimbjen qe i kishte shkaktuar.

- Une nuk te lashe kurre Iz. Kurre. Une nuk shkova ne Bullgari sic mendon ti. Une ika ne Itali. Nuk munda te te thoja, sepse sapo me erdhi lajmi qe mamaja ime ishte semure me duhej te nisesha dhe telefonin e kisha harruar ne shtepi. Kur mberrita atje mami im po jepte shpirt. Ajo vdiq. Me duhet te merresha me shume gjera, me varrimin, me gjerat qe ajo kishte lene dhe nuk munda te komunikoja me asnje. Por une nuk te lashe Iz.
Pas disa ditesh Rajani erdhi tek une. Te telefonova permes tij, por nuk mu pergjigje. Me pas fola me Arian. Ajo me tregoi per vdekjen e prinderve te tu dhe u ktheva menjehere ketu. Ishte dita e pare qe ti ishe futur ne klinike. Te pashe sesi te terhiqnin zvarre ne oborrin e klinikes per te te futur ne dhome, sepse ti nuk doje. Ti vazhdoje te qaje, vazhdoje te ulerisje. Therrisje prinderit e tu. Mallkoje veten. Me mallkoje mua. Nuk munda te te afrohesha. Nuk munda te vija prane teje dhe te ta fshihja dhimbjen. Te kisha lenduar. Padashur por te kisha lenduar shume. Nuk do ia falja asnjehere vetes. Ai imazh.. ai imazh nuk mu hoq kurre prej sysh. Por une nuk te lash Iz. Nuk do te te lija kurre. Sepse une te doja.. une te dua..- tha keto fjale te fundit nen zerin e mekur. Ishte djale, por dhimbja, lotet nuk pyesin per gjini. Ai kishte vuajtur po aq sa ajo.

- Kiann, -therriti serish Izi dhe iu hodh ne krahe. E shtreguan fort njeri tjetrin duke larguar friken qe i kishte pushtuar deri tani. Friken se mos ata nuk do te ishin me "nje". 




"JETA ESHTE AQ E SHKURTER SA NUK IA VLEN AS TE LENDOSH AS TE LENDOHESH!!"

MEVLANA

E ÇmenduraWhere stories live. Discover now