Gjithcka ishte gati. Vajzat firmosen dokumentet e daljes dhe u nisen drejt portes. Izi u ndal.
Kishte kaluar gati nje vit e mbyllur ne ate vend, me sakte ne dhomen e saj, pasi nuk kishte pranuar asnjehere te dilte as ne kopshtin e klinikes. Kishte nje vit qe e shihte driten e diellit nga hekurat e dritares se dhomes. Dhe tani... tani kishte vendosur te dilte jashte.. ne natyre.. ne jeten e vertet. Hezitoi te dilte, por pikerisht ne ate cast ishte Aria qe i shtrengon doren dhe i jep kurajon per te hedhur kete hap, per te ndryshuar jeten e saj plotesisht... per t'ia nisur edhe njehere nga e para.
Sapo hodhi kemben jashte portes, nje fllad ndjeu t'i ledhatonte floket. Rrezet e diellin po i pershkonin lekuren. Aroma e luleve i ngacmoi hundet, ndersa kenga e zogjve veshet. I mbylli syte dhe e la veten te lire te shijonte te gjitha mrekullite qe Zoti i kishte dhuruar kesaj toke, qofte edhe lirine. Pas nje viti, ajo po ndihej serish e lire. E lejoi veten.. e zbertheu veten nga zinxhiret qe ajo vete i kishte mberthyer per te denuar veten dhe po merrte fryme lirisht.Aria e shikonte e gezuar. Mund te duket e cuditshme, por edhe ajo po perjetonte te njejten gje. Vertet kishte jetuar jashte atyre mureve, por c'ndryshim kishte per te nese Izi ndodhej aty brenda. Ato ishin shume te lidhura me njera tjetren..me sakte ishin gjithcka per njera tjetren. Familja e Aria jetonte jashte shtetit dhe Izi ishte e vetmja familjare per te ashtu si dhe ajo per Izin. Fatet e tyre ishin bashkuar per te mos u ndare me asnjehere.
- Eja! Le te kthehemi ne shtepi. - i tha Izit dhe te dyja u futem ne makine per tu larguar nga ai vend dhe per te mos u kthyer me kurre.
Izi mbeshteti koken ne sendilen e makines dhe veshtronte gjithcka ndodhte jashte xhamit me kureshtje, nderkohe qe Aria i jepte makines.
Gjerat nuk kishin ndryshuar aq shume, perkundrazi gjithcka vazhdonte te ishte e njejte edhe ne lagjen e tyre. Fqinjet, femijet qe luanin ne rruge, bisedat me te larte te shitesve, te moshuarit qe luanin domino. Dukej sikur gjithcka kishte ndalur ne momentin qe ajo ishte larguar dhe ajo po vazhdonte aty ku e kishte lene. Sapo u afruan para portes se shtepise, dolen nga makina. Izi mori fryme lirisht dhe i hodhi dhe nje sy lagjes. Ndihej vertet si ne shtepi.Hyne brenda ne shtepi sapo Aria hapi deren. Ato kishin jetuar shpesh te dyja ne ate shtepi gjate kohes qe prinderit e Izit largoheshin nga qyteti per pune. Ajo ishte shtepia e tyre dhe gjithcka aty brenda e kishin vendosur bashke dhe u perkiste atyre.
- A nuk te kishte marre malli per shtepine tone? -e pyet Aria per te nisur biseden.
- Po, - i pergjigjet Izi me gjysme zeri duke vazhduar te veshtronte sendet ne shtepi.
-Eja shkojme ne kuzhine. Te te pergatis dicka per te ngrene?
- Jo nuk dua . Dua te shtihem pak. Ndihem e lodhur.
- Ne rregull. Eja shkojme ne dhome. Shtratin ta kam bere gati dhe sigurisht nuk mungon arushi yt aty qe me siguri do e kete marre malli shume per ty edhe pse une jam kujdesur per te , - tha Aria duke qeshur dhe duke u perpjekur ta beje dhe Izin te qeshe. Izi buzeqesh lehte dhe nisen per ne dhome.
-Une po iki te bej darken. Do ndonje gje te vecante per te ngrene?
- Jo faleminderit.
- Ne rregull. Per cdo gje me thirr dhe vij menjehere.
- Ne rregull Ariaa.
Aria largohet duke e lene Izin vetem ne dhome. Izi shikon fotografine e prinderve te saj mbi komodine. E merr mbi duar dhe fillon te perkedhele imazhin e tyre. Gjumi e ze lehte, por ndryshe nga heret e tjera kesaj rradhe ne vend te arushit mbante te perqafuar kornizen e prinderve te saj.
#Aria
- Po Aleks u kthyem ne shtepi, - fliste ne celular me shokun e saj Aleksin.- A eshte mire ajo?
- Nuk e di Aleks.. nuk e di. Kur dolem nga spitali mu duk e lumtur, por tani..
- Eshte normale. Ka qendruar nje vit atje. Do t'i duhet kohe te pershtatet serish.
- E di, por nuk ndihem mire kur e shoh ashtu.
- Te kuptoj, por mos u shqetso. Besoj se do shkoje mire. Nese ke nevoje per dicka me thuaj.
"Maaaaaa.. baaaaaa" - degjohet ulerima nga dhoma e Izit.
- Aleks me duhet te iki.
Le menjehere celularin dhe niset per ne dhome. Aty gjen Izin duke shtrenguar fort kornizen dhe duke qare me te madhe. Shkon me vrap ta perqafoje.
- Ata ikennn.. ata ikenn Ariaa ikennn... si do jetoj une pa ata ..siiii.. sii ua bera atee.. ata renden pas meje ndersa unee.. uneee... - thoshte keto fjale mes lotesh.
- Izi qetesohu.. qetesohu te lutem..
- Ikennn
- Ata jane ketu. Do jene gjithmone prane teje. Do jene me ty ne cdo hap. Gjithcka do shkoje mire. Te lutem qetsohu.
- Nuk mundemmm... nuk mundemmm..
Dhe vazhdoi te perseriste ato fjale derisa serish e zuri gjumi ne krahet e Arias. Nderkohe qe Aria i ledhatonte floket dhe qante bashke me te. Tejconte aq shume dhimbje, aq shume pendim sa ishte e pamundur te mos e ndjeje.
Nje pjese e dyte per sot.
Sa per sqarim, shenja # qe shoqerohet me emrin e personazhin nenkupton ate qe ndodh nderkohe ne personazhe te ndryshme.
Se di sa e qarte isha, po jam e sigurt qe e keni kuptuar vete cfare doja te thoja pa ua thene une.😂😂
Gjithsesi... lexim te mbare! 😁
YOU ARE READING
E Çmendura
Short Story" Nje e cmendur la dhomen e nje cmendine per te kthyer te gjithe boten ne cmendinen e saj."