Une dhe mami
Perpara se te vazhdoj te tregoj me shume mbi jeten time dua te prezantohem, Une quhem Mabel, jam 18 vjec, vajze e vetme dhe jetoj me mamin ne Durres. Nga fiziku jam diku tek 55 kg, jam 1 e 68 cm, me floke te zeza te gjata deri tek gjysma e kurrizit te cilat i kam kacurrela por i mbaj te drejta. Halli im i perditshem eshte drejtimi i flokeve, ose me mire te them djegia e flokeve sic me thote mami.
Babai me ka vdekur nga nje aksident me motorr kur kam qene vetem 3 vjec dhe qe atehere jetoj vetem me mamin. Po familjaret e tjere ku jane do thoni ju.
Mamaja ime Maria ishte vetem 21 vjec kur u njojt me babin tim Blerimin. Babi ishte nje djale capken, pak aventurier dhe i fiksuar pas shpejtesise. Si ai edhe mami ishin femije te vetem dhe u
njohen ne menyren me romantike te mundshme.
Epo babi im si i fiksuar pas shpejtesise qe ishte ate dite po ecte ngadale. Dhe duke kaluar rrugen pa mamin e cila kishte veshur nje fustan blu me pika te bardha. Ai ishte hutuar aq shume pas
bukurise se saj saqe nuk e kishte pare semaforin dhe kishte vazhduar te ecte. Aty ishte perplasur me nje shtylle por pa lendim. Aty mami im si njeri i mire i ishte afruar dhe kur ai kishte hequr
kasken ishte mahnitur pas tij. Ne fakt kishin qendruar te dy disa sekonda te hutuar pas njeri tjetrit saqe njerezit perreth menduan se kishin kaluar te dy ne tronditje.
Dhe keshtu ai si i tronditur i kerkoi numrin dhe mami se di ckishte pat po ia kishte dhene dhe takimi con takim ishin dashuruar me shume dhe shpejt e shpejt kishin vendosur te
martoheshin.Vetem pas 1 viti ata vendosen te jetonin te dy, te martoheshin dhe te benin femije.
Akoma se kam kuptuar nxitimin e tyre dhe madje as mami nuk e shpjegon dot por krejt papritur mami kishte mbetur shtatzane me mua. Babi ishte shume i lumtur. Mami gjithashtu. Babi vdiq
nje dite te erret ne nje aksident me motorr dhe faji nuk ishte i tiji por i nje shoferi te pire i cili po kalon shume vite te jetes se tij akoma ne burg.
Nga ana e familjes gjysherit nga babai ishin njerez te mire. Ata e donin mamin dhe mesa me ka thene mami edhe mua por ata fatkeqesisht nderruan jete 2 vite pas vdekjes se djalit te tyre.
Rrethanat kane te bejne me shume me pleqerine dhe mungesen e djalit te tyre te vetem. Mami trashegoi shtepine e tyre dhe para te mjaftueshme per te jetuar e qete. Por shtepine e shiti dhe
parate i futi ne banke ne nje llogari bankare ne emrin tim qe te kisha jeten e garantuar. Ishte shume e konsideruar por une doja te kisha gjerat e mia te fituara me mundin tim.
Prinderit e mamit nga ana tjeter ishin njerez shume te mire jetonin ne durres larg nesh por i takoja shpesh dhe i doja shume. Per cdo gje ata i kisha perkrahje. Pra cdo gje shkonte shume
mire por prape mungesa e babit ne zemren time ndihej.
Mami im Maria nga ana tjeter punonte ne banke si drejtoreshe Dege. Me zgjuarsine dhe mundin e saj ajo kishte ngjitur shume shkalle te karrieres dhe ja ku ishte. Drejtoresha ime.
I thoja shpesh mami te lutem gjej dike por ajo sillej shume indiferente me meshkujt rreth saj. Ishte nje grua shume e pashme me shume pretendente por ajo akoma mbante ne zemer pengun e dashurise se babit tim. Kishte ardhur koha te ndryshonte kjo gje.

YOU ARE READING
Yll i shndritshem
Romancea.k.a (familja e re) Jeta e nje vajze e cila ne jete ka vetem mamane dhe shoqerine e saj shume shpejt do te trazohet nga pretendenti i mamase se saj dhe dy djemte e tij. Jeta i lidh se bashku keta personazhe ne menyre te cuditshme duke bere qe te vi...