Gersi - grupi keto jane ftesat tek konkursi i kercimit. Ju pres neser ne 6 tek artet.
Ok do vijme patjeter. Ishalla fiton.
G- se di pse kam shume frike. Une jam vetem nje vitparist ndersa aty marrin pjese edhe nga vitet e tjera me me shume eksperience se mua. Sidomos ai Abeli. Eshte fitues prej 2 vjetesh. Eshte me i mire.
M- e mo se nuk eshte ndonje kushedi ai.
G- po ti nga e di.
M- Po e kam pare kur kam ardh tju takoj ju.
G- ok po brohorisni per mua mos harroni.
Dhe erdhi dita e shume pritur per gersin. U ulem tek salla dhe afer meje vjen Eno.
Mos mendova. Doja ti largohesha dhe kur ai po afrohej u ula midis gocave Ines dhe Eles me qellim qe mos futej. Ato e vune re dhe nuk kishin nder mend ta linin te ulej prane meje.
Ai erdhi me pershendeti. Donte te ulej afer meje por si perfundim filloi shfaqja dhe iku tek grupi i tij.Shfaqja ishte goxha e bukur dhe konkurentet ishin goxha te afte por une isha vetem per Gersin, Ok edhe per Abelin. Gersi performoi dhe ne brohoritem. Ai ishte i papare.
Disa konkurente pas tij dhe i fundit ne renditje ishte Abeli. Ai ishte spektakolar. Menyra sesi kercente ishte fantastike, me ndjenje dhe me mish e me shpirt. Ai meritonte patjeter fitoren. Madje se di pse por me shume do me pelqente te fitonte Abeli sesa Gersi. Dhe fituesi pa diskutim ishte Abeli ne fund. Ate e rrethuan gjithe gocat dhe cuna te cilet po e uronin. Do kisha dashur ta uroja dhe une por ai dukej qe ishte shume i zene.
Nderkohe Gersi ishte shume i merzitur qe kishte humbur dhe ate mbremje nuk do kishte feste per ne. Thjesht vajtje ne shtepi dhe trishtim a thua sikur kishim humbur te tere ne konkurs.
Kishte kaluar pak dhe ishim duke dale nga salla, kur u takuam me Gersin dhe e ngushelluam dhe mes turmes po benim te iknim. Nuk e di pse u ngaterrova mes turmes dhe papritur e gjej veten ne nje salle te madhe ku nuk isha e vetmja.
Ajo salle ishte fantastike. Ishte e vogel por me disa piktuara dhe postera artistesh qe te mahnisnin dhe aty ndodhej dikush i cili fliste...
A- Dhe ja ku fitove perseri dhe me ke do ta ndash kete cmim??? Me askend sepse nuk ke asnjeri,,, je nje i mjere...ke vetem disa persona qe te afrohen se je me i miri,,por askush nuk te do vertet...E pashe mire dhe ishte Abeli. Ai me pa dhe u tremb.
M- Me fal une u futa gabimisht ketu...
A-Mabel...
M- Me duhet te iki...
A- Jo mos ik te lutem..
Isha gati te ikja kur ajo te lutem e tij me preku ne zemer, ne fakt me mire te them me goditi si nje shigjete ne zemer sepse as une nuk doja te ikja por doja shume qe ai te me kerkonte te rrija.
Ai u afrua prane meje dhe me kapi nga dora...
A- Te lutem mund te rrish pak...
M- Ne rregull.
M- po a nuk duhet te ishe super i lumtur qe fitove?
A- aaa nuk e shikon po me iken truri nga lumturia...
M- mos u tall, po perse je kaq i merzitur...
A- besoj se ti e degjove gjithcka.... si thua te te coj diku ....
M- ku? u pergigja e trembur..
A- Nje vend qe jam i sigurt qe do te te pelqeje, ki besim tek une.
Si per nje njeri te zgjuar qe e mbaj veten shume besm po u jepja meshkujve por cuditerisht pranova. Nuk kisha frike sepse une kisha bere nje kurs vetembrojtje taikwondo dhe dija si te perballesha me nje person. Plus qe po bindja veten qe ai nuk ishte njeri i keq.
Ai me kapi nga dora dhe u drejtuam drejt daljes se pasme ku nuk kishte njerez. Aty ndodhej nje motorr i zi.
M- Mos me thuaj qe eshte i joti dhe do ikim me kete?
A- Ok e para e punes eshte e imja, e dyta mos e ofendo vogelushen se e kam si gocen time...dhe e treta je e para goce qe hipen tek vogelushja, konsideroje privilegj.
M- ok pra faleminderit per privilegjin, por e kam pak frike vogelushen tende...
A- mos ki frike sepse as une as vogelushja nuk te hame. Urdhero vere kasken dhe mbahu pas meje.
Dhe ja ku e vura kasken dhe per tu mbajtur isha e detyruar te perqafoja Abelin.
M- Abel te lutem vetem mos i jep shpejt..
A- o zot i madh sa frikacake qenke, ki besim tek une pra se skam nder mend te te vras. Ej zot na ruaj.
Nuk fola me por thjesht shijova xhiron.
M- Ishte bukur xhiroja me motorr..
A- a te thashe ta shijoje..
Kishim arritur tek liqeni, dhe ndodheshim konkretisht tek diga ku mund te shikoje liqenin. Ishte errur ne fakt dhe njerez nuk kishte gati fare.
M- mos do me vrasesh dhe te me hedhesh ne liqen ?
A- hahah po te doja te te vrisja te kisha vrare qe me perpara kur ishim ne motorr.
M- dmth te paska shkuar dhe ne mendje te me vrasesh..
A- a ku te shkon mendja dhe ty.
U ulem tek bordurat e liqenit me pamje nga liqeni .
M- Urime per cmimin se nuk te thashe, kercimi ishte shume i bukur dhe ti kerceve shume mire, e meritoje.
A- Faleminderit.. po ty sikur nuk te pelqeja?
M- epo te jem e sinqerte.ti je shume i zoti. Ate fjaline qe sje kushedi e thashe sepse sdo me pelqente te isha nje me shume ne listen e fanseve siperfaqesore.
A- keshtu eee... epo faleminderit.
M- Po perse nuk me dukesh shume i lumtur...
A- Mabel jeta ime nuk ka qene e thjeshte...
M- Ok as e imja, por te pakten tani duhet te ishe duke e festuar fitoren, eshte mundi jot, aftesia jote. me fal te te pyes po familja jote perse nuk ishin aty?
A- e di cfare me mire mos flasim per ata tani...thjesht dua te shijoj kete qetesine..
M- Qetesi ti ? Djali qe kercen neper lokale, djali qe fiton dhe qe ka dhjetra goca rreth tij dhe mbase goca te ndryshme cdo dite...nuk e di se cfare bej une ketu.. mos jam une argetimi i momentit,,,sa budallaqe jam..
A- Mabel cfare po thua...ky nuk eshte aktrim per mua, ti nuk je argetim momenti, plus qe une nuk te detyrova te vije ketu. Per me teper spo te bej asgje te keqe. Cfare i ke keto qe mendon...ti je per tu qetesuar ktu dhe une gjithashtu
U ula prane tij...
Po rrinim ne heshtje.
A- Mabel familja ime eshte shume e zene me gjerat e saj saqe nuk ka kohe per mua. Ndonje here me duket vetja shume deshtak.
M- Kjo eshte e pamundur dhe kete e tregojne gjithe trofet qe ti ke ne shtepi.
A- Po do kisha preferuar qe me mire te kisha nje perqafim nga prinderit e mi ose vellai im.
M- Me vjen keq.
A- Jo ty faleminderit qe je ketu me mua, do te thote shume. Keto lloj muhabetesh smund ti bej me asnje njeri tjeter. E kupton ato goca qe ti shikon rreth meje me shohin me shume si dicka argetuese, nje balerin i mire, nje djale bukurosh por kalim kohe. Shoket e mi ne fund te dites mbeten vetem shoke dhe smund tu hapesh per cdo gje.
M- Mund te me thuash mua cte duash, jam une ketu qe te te degjoj.
Ai ktheu koken nga une.
Me hodhi doren ne qafe dhe me falenderoi.
Me trego dicka per veten sepse deri tani vetem une kam treguar..
M- Nuk di cte tregoj, mua dashuria e mamit nuk me ka munguar asnjehere sepse kemi qene gjithmone ne te dyja sepse babi ka vdekur kur kam qene tre vjec pra as nuk e mbaj mend fare.
A- me vjen keq...
M- mamin e kam si shpirt, me ka falur shume dashuri, me ka rritur me gjithcka pa me munguar asgje. Sa per motra vellezer nuk kam, por kam shoqeri me grupin qe i njeh ti..
A- Mabel ndonje here mua me duket sikur per prindrit e mi kam vdekur.
M- mos e thuaj ate gje, jam e sigurte qe prinderit te duan ne menyren e tyre.
A- ah sikur.. me fal te nderhyj, po me enon ke dicka ? sepse te jem i sinqerte me ka kerkuar te rri larg teje.
M- Idjoti,po une nuk jam prone e tija, madje as nuk e njoh fare, dy here e kam takuar. Epo pike e zeze.
A- hahaha sa e lezecme dukesh kur nxehesh...
M- Si thua sikur ti leme keto muhabete dhe ti zoti kercimtar i vendit te pare te me besh nje shfaqje vetem per mua?
A- si heren e pare?
M- po por heren e pare ti nuk e dije qe po te shikoja, plus qe atehere sishe shume ne forme.
A- Vazhdon akoma me ate teori ti.
Ai hapi nje muzike dhe po kercente.
Hajd edhe ti me tha mua.
Ishte tip hip- hop.
Nuk jam ndonje wow por mesa kam pare nga Gersi mund te improvizoj.
Keshtu po kercenim te dy.
A- Pa merak se nuk te gjykoj, po deshe madje edhe te mesoj ndonje levizje..
M- jo faleminderit, skam lidhje me kercimin une.
A- meqe ra fjala ti per cfare studion?
M- per drejtesi.
A- atij ju kujtua dicka dhe u merzit.
M- cfare pate?
A- Edhe vellai im i vogel studion per drejtesi..
M- ok po na e prish momentin me trishtimin tend artistik.
Ne ate moment me vjen nje sms
Ina: Mabel ku je, na humbe nga syte. Ne jemi ne shtepi te merzitur qe humbi Gersi ti nga behesh do vish?
M- po pra do vij te trishtohem sikur me ka vdek macja.... murmurita
A- cfare ndodhi?
M- me pyesin shoqet a do iki ne shtepi..
shtepia tani eshte vend trishtimi sepse jemi merzitur qe Gersi humbi.
A- Me vjen keq..
M- e perse? ti ishe me i miri, ti fitove. Gersi e ka perpara jeten te mesoje. E dua shume gersin dhe jam e merzitur per te por smund te mbaj persiper hidherimin e tij si te ishte i imi.
A- imagjino ta merrnin vesh ato qe ti po feston me armikun...
M- mos ma kujto tani..haahaha.
Dhe keshtu kaluan disa caste te bukura, deri ne momentin qe u detyrova te ikja ne shtepi.
Ai me shoqeroi ne shtepi dhe keshtu skembyem dhe numrat qe te mbeteshim ne kontakt.
![](https://img.wattpad.com/cover/223080325-288-k351133.jpg)
VOUS LISEZ
Yll i shndritshem
Roman d'amoura.k.a (familja e re) Jeta e nje vajze e cila ne jete ka vetem mamane dhe shoqerine e saj shume shpejt do te trazohet nga pretendenti i mamase se saj dhe dy djemte e tij. Jeta i lidh se bashku keta personazhe ne menyre te cuditshme duke bere qe te vi...