- Mirmëngjes Arta! - i dha dorën Jamarbri në sheshpushimin e katit të dytë të godinës së universitetit. - Si jeni?
- Mirmëngjes Jamarbër! - i buzëqeshi edhe ajo duke shkuar të dy drejtë sekretarisë. - Ne mirë të themi! Ti vetë si ke qenë?
- Më mirë të mos flasim, - psherëtiu ai, - Diellza si është me shëndetin?
- Dita ditës përmirësohet, por çdo gjë do kohën e vetë! - i tha ajo. - Vetëm se ajo nuk di të pres. Ndihet keq se për të lar e ndihmojmë ne. Jam katandisur si përbindësh thotë. Aman se nuk e dëgjoj dot kur flet ashtu.
- Me mua është mërzitur se nuk kam ardhur për vizitë. Jona më tha se me fjalë nuk e shpreh, por e lë të nënkuptuar.
- Ke siklet nga Gazi? - e pyeti ajo.
- Në të vërtetë po, - i tha ai shkurtë. - Nuk dua tiu shqetësoj.
- Sikletin e ke ti, - i rrahu shpatullat, - por me rastin se Diellza është pa fuqi, mund ta vizitosh i justifikuar. Bëj si të ndihesh më mirë!
- Faleminderit për mirëkuptimin!
- I mbylle provimet për këtë vit? - dorëzoi disa letra në tryezën e sekretares së departamentit të saj, e cila ishte në po të njëjtën dhomë me sekretaret e departamenteve të tjera.
- Po, po. I mbylla! Për të dorëzuar rezultatet erdha në sekretari. Në sistem i kam hedhur që dje pasdite!
- Mirupafshim Suela! - përshëndeti sekretaren e departamentit duke dal nga zyra dhe duke tërhequr derën pas vetes. - Studentët akoma nuk do të jenë njohur me vlerësimin, - hodhi vështrimin nga Jamarbri.
- Atë mos e thuaj, - buzëqeshi ai, - dje më ranë veshët qetësi se kam gjithë javën që më dridhet telefoni në mes të natës Edhe pse ua kam thënë njëqind herë që nuk është etike të dërgosh detyra pas orës 7 a 8 të darkës, ata prap vazhdojnë me mendjen e vetë. I dorëzojnë detyrat e kursit në sekondin e fundit të afatit kohorë. Nuk e vrisnin mendjen se ora kishte kaluar njëmbëdhjetën apo dymbëdhjetën. Njësoj ishte për ta. Ndaj nga eksperienca ime them se nëse i ke hedhur në darkë rezultatet 99.9% e sallës i kanë parë rezultatet. Pastaj lajmërojnë njëri - tjetrin. Janë shumë kurioz.
- Nëse do ishte kjo që thua ti do të vinin të më tregonin që ishin të pakënaqur. Do fillonin pretendimet.
- Priti sot dhe nesër. Do jenë duke pir kafen e mëngjesit. Nëse ke kohë, - i tha ai duke u gjendur në korridorin e universitetit, - mund të pim një kafe bashkë?
- Patjetër! - i buzëqeshi ajo e kënaqur me marrëdhënien respektive që kishin krijuar kohët e fundit me njëri - tjetrin. - Sot në fakt erdha vetëm sa për të dorëzuar listën e notave.
- Edhe unë ndaj erdha.
Korridorin dhe oborrin e universitetit e përshkuan në heshtje të plotë. Jamarbri kishte një mijë pyetje, por prap hezitonte. Një heshtje dhe një ngurrim i tillë e bënin Artën të ndërronte mendimin që kishte krijuar për Jamarbrin.
- Diellza si vete me kurën e ilaçeve?
- Po sa vjen dhe përmirësohet nga ana fizike, - e pa drejtë e në sy, - por ndihet shumë e çoroditur nga ana shpirtërore dhe grindet me ne herë pas here.
- Po pse kështu? - e pyeti ai dhe në fytyrën e tij u ravijëzua shqetësimi, - kisha menduar se koha do e ndihmonte.
- E di që është mërzitur me ty? - e pyeti ajo duke i
- Të ka pritur që t'i vesh ta takosh në shtëpi, - u ulën në kafenen pranë universitetit nga ku dukeshin të gjitha hyrje - daljet në godinë, - mendon se po gjenë shkak për ta larguar nga vetja.
STAI LEGGENDO
Përballë teje ✅
ChickLitKjo histori është vazhdim i historisë "Ngjyrat e dashurisë", i cili ndodhet në profil. Diellza - një vajzë e re, në dukje rebele, e diplomuar për gazetari dhe e zhgënjyer nga eksperienca sentimentale e një raporti disa vjeçar. Ajo është një vajzë q...