12. Dua akulole

186 18 16
                                    

- Më në fund pak liri, - mendoi Jamarbri duke zbritur shkallët e fakultetit, në ditën e fundit të punës, - O Zot duhen pak ditë për të harruar moçalin që më mbyt çdo ditë.

E ndjeu veten më të lirë pas kësaj dite. Viti akademik ishte mbyllur për të pasi hodhi rezultatet e lëndës në sistem. Ishte për të ardhur keq, por në një klasë të tejmbushur me student, mundën të kalonin vitin aq student sa mund t'i numërosh me gishtat e dy duarve. Kush e di se sa student e shikonin me urrejtje dhe i uronin më të zezat profesorit të tyre shpirtlig.

- Dreqi ta haj, - shau nëpërdhëmbë një nga studentet e tij tek Jamarbri zbriste shkallët, - kaq e pamundur është të marrësh lëndën me këtë palo njeri? Thefsh kokën ishalla, - e mallkoi ajo nëpër dhëmbë, - si do u them atyre të shtëpisë?

Jamarbri kaloi aty pranë dhe duke u buzëqeshur të njohurve, vazhdoi rrugën e vetë. Ndihej energjik dhe aspak me ndërgjegje të rënduar për rezultate e dobëta. Normalisht që rezultatet tregonin se puna e tij nuk kishte dhënë rezultate, por aty ishin në universitet dhe nëse një student nuk është i vëmendshëm, devotshmëria e petagogut për ta bërë mësimdhënien rezultative nuk pi ujë aspak. Ai e dinte këtë gjë dhe nuk e hidhëronte veten më kot. Tolerimet nuk i donte aspak. E urrente injorancën dhe nuk donte që asnjë student të merrte diçka që nuk i takonte.

Jona nuk e kishte zhgënjyer. Kishte dal shumë mirë në provim dhe dukej që punonte shumë me shënimet që merre në klasë. Ishte kënaqësi të shikoje se midis një moçali të shkret çelnin lule shumë të bukura si Jona. Për këtë ja vlente lodhja dhe puna e madhe që atij i duhet të bënte përpara se të shkonte në sallë përpara studentëve të tij.

Jamarbrit iu kujtuan shtëpia e varfër që kishin pasur dikur në fshat. Babai punonte si mësuese, po ashtu edhe nëna dhe megjithatë të rrisje tre fëmijë dhe të mbaje dy pleq të sëmur ishte një peshë e madhe për të mos ngritur kokën nga problemet financiare.

Kishte qenë i vëllai i tij, ai që theu hallkën e varfërisë dhe problemeve financiare. Ai emigroi drejtë Greqisë dhe pas tre vitesh tërhoqi me burs studimi Jamarbrin, të cilin e çoi në një nga universitet më të mira të Athinës.

I vëllai i kishte premtuar ta ndihmonte në të holla, por sedra e Jamarbrit bënte që të mos e rëndonte më shumë nga çduhej të vëllain. Ditën shkonte në universitet, ndërsa natën i duhej të punonte në restorant me turne të vona.

Sa e vështirë kishte qenë jeta për të. Askush përveç familjes së tij nuk i kishte zgjatur dorën, ndaj ai nuk i ishte falenderues askujt veç vëllai të tij. Të dy si vëllezër ishin mbështetur në shpatullat e njëri tjerit dhe e kishin ndihmuar atin e tyre të kishte një shtëpi më të mirë dhe kushte jetese më të mira se më parë.

Sa shumë lehtësira kërkonin të rinjt e sotëm. Kur kishte qenë në moshën e tyre ai nuk gjente rast të ulej e të studionte gjatë ditës, ndaj sapo lirohej nga puna e natës, ulej e studionte. Aq shumë ishte rënduar sa në një kohë të shkurtër ishte bërë një dorë njeri. Më pas u detyrua të lërë punën dhe të përqëndrohej në mësime. Për cdo gjë që kishte sot i ishte borxhli të vëllait, i cili nuk kurseu asgjë për të.

Geni, i vëllai, kishte një javë që kishte ardhur nga Greqia. Kishin filluar pushimet e tyre në Vlorë dhe ishin nga ata lloje pushuesish emigrant që nuk lëvizin shumë nga zona e tyre e rehatis. Përderisa Vlora e ka ujin e detit kristal, për çfarë duhet që të shkojmë më tej thoshin ata. Kështu që Jamarbri bashkohej me familjen e vëllait dhe prindrit e tij.

- Oh fale o Zot sa e bukur që është bërë mbesa ime e ëmbël! Eja të të rrok pak xhaxha shpirt, - qëndronte ai i ulur në gjunjë pran derës së shtëpisë, të cilën e kishte hapur mbesa e tij trevjeçare.

Përballë teje ✅Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora