Fundi i muajit korrik e gjeti Diellzën duke pushuar nën hijen e çadrave të plazhit. Disa ditë pushime në Vlorë do të ishin për të një oaz paqe, në mes të gjithë atij të nxehti afrikan që të digjte me temperaturat e larta. Një arsye e fortë që e shtyu të kërkonte disa ditë leje ishte dëshira për tu njohur pak më mirë me Jerinën, motrën e Jamarbrit.
Ajo kishte shkuar atë mbremje në shtëpinë e tyre me mendimin se do të kalonin të tre një mbremje të bukur, por ky iluzion u shua që në orën e parë të mbërritjes së saj në shtëpin e Jamarbrit. Ai kishte ardhur i dehur në shtëpi, pas mesnate. Vajzat kishin qenë zgjuar dhe e kishin pritur duke kaluar kohën mes bisedave të këndshme, duke gatuar e herë pas here duke i hedhur sytë në mënyrë instiktive drejtë derës së shtëpisë.
Diellza ishte munduar të mbante qetësi edhe pse nuk shquhej për durim. Ndihej e fyer dhe sedra e vriste. I vinte keq për veten kur mendonte iluzionet që kishte ushqyer në mendjen e saj gjatë kohës që vishej dhe zbukurohej për të shkuar në shtëpin e tij. Dëshironte të kishte të njëjtin efekt te ai si në ditën e parë që ata ishin shkëmbyer për herë të parë në derën e sallës ku ai jepte leksion. Donte që ai të ishte i dhënë pas saj njësoj si në ditën e parë dhe jo vetëm kaq, por donte ta kishte pas vetes, ta përqafonte fortë dhe të hiqte mallin dhe merakun që e kishte shoqëruar kaq kohë për marrëdhënien e tyre.
Kishte kaluar mesnata kur ai kishte shkuar në shtëpi. Me humorin e njeriut të dehur i kishte bërë të qeshin dhe të kalonin pjesën tjetër të mbremjes në mënyrë të këndshme. Diellza kishte kërkuar të largohej, por kishin qenë të dy, motër e vëlla, që i ishin lutur Diellzës të flinte në shtëpin e tyre.
Atë natë Diellza fjeti me Jamarbrin, por nuk e kuptoj atë që ndodhi midis tyre. Edhe ato pak të qeshura që kishte pasur gjatë darkës iu hoq si me dorë nga ajo që mund të quhej akt dashurie. Në kontaktin e tyre fizik ajo kishte ndjer lodhjen e tij, zhgënjimin, padurimin për një gjë që ajo nuk i njihte dhe largësi. E nënshtruar ndaj një Jamarbri që nuk e njihte, ajo nuk vuri pikë gjumi në sy. Iu duk se pa një ëndërr të keqe, a ishte realiteti makthi i saj, këtë gjë nuk mund ta ndante. Veçse ndjente sikur ai nuk e donte dhe kjo ishte ajo që distaca që i mbate larg njëri tjetrit.
Jamarbrin e kishte zënë gjumi, por për Diellzën nuk kishte gjumë. Diçka kishte ndryshuar, por se çfarë ishte ai ndryshim ajo nuk e dinte. Filloi të bluante në mendjen e saj çdo fjalë dhe gjest të tij.
- Unë u sëmura dhe ai ndenjti tre muaj pa më parë sytë. Kush më siguron që ai nuk është shoqëruar me të tjera gra? Në punë është i shoqëruar me gra e vajza të bukura, ndërsa mua nuk vinte të më shihte një herë. Më takon pas kaq kohësh, i vi në shtëpi, ndërsa ai del për qejf me shokët. Diellza ai po tallet me ty. Është aq inteligjent sa të më mbaj një jetë me gënjeshtra, me lajlelule e unë kurrë të mos e zuloj të vërtetën.
- Liv, - pëshpëriti ai nëpër gjumë, - jo Liv, jo.
- Liv? - mbajti vesh të dëgjonte, - Po sheh ëndërr me të. Akoma e ka në mendje. - Jamarbër zgjohu, - e kapi ajo për krahu, - je duke parë një ëndërr.
- O Zot, - mori frymë disa herë në mënyrë të shpeshtë, - pash një ëndërr të keqe! Shumë të keqe!
- Mirë, - i fërkoi ajo shpatullat, - kaloi. Ishte veç një ëndërr. Do të të sjell pak ujë?
***
Mëngjesi është fitorja ndaj maktheve të natës. Mendimet e shumta e të pakuptimta të natës i shpërndan mëngjesi me dritën e diellit.
Diellza ishte zgjuar herët në mëngjes. Gjumin e kishte bërë me copa dhe drita e agimit e kishte gjetur zgjuar, por teksa ora shkonte tetë atë e kishte rrëmbyer gjumi.
STAI LEGGENDO
Përballë teje ✅
ChickLitKjo histori është vazhdim i historisë "Ngjyrat e dashurisë", i cili ndodhet në profil. Diellza - një vajzë e re, në dukje rebele, e diplomuar për gazetari dhe e zhgënjyer nga eksperienca sentimentale e një raporti disa vjeçar. Ajo është një vajzë q...