Jamarbri ishte duke folur me të motrën në telefon. Ndërsa nga ana tjetër po shfletonte më kot në iPad. Kur përpara syve i doli një postim i Diellzës, në të cilin shkruante.
- Datëlindja ime e parë me ty! Gëzuar dashuri!
Fotoja bashkëshoqëruese ishte një rrufe në qiell të hapur. Në bluzën e saj ishte e stamposur një fëmijë që ishte brenda barkut të nënës. Mbi foto ishte shkruar: - Dy muaj sëbashku!- Çfarë ke që nuk flet? - pyeti ajo kur ai nuk po i përgjigjej, - Po mirë unë me murin kam folur deri tani?
- Shiko çfarë po të dërgoj, - i nisi ai foton e postuar të Diellzës me mesazh, - dhe unë vrisja mendjen kaq kohë për arsyen e ndarjes sonë. Ajo ka pasur tjetrin gati ndërkohë që rrinte me mua.
- Epo këtë nuk e prisja, - tha ajo duke mos mundur të nxirrte asnjë fjalë. Nuk donte të nxitohej dhe aq më pak të lëndonte të vëllain. - Nuk e dija që ajo po kërkonte të bëhej nënë një orë e më parë.
- E di si më vjen? - u bë ai si i tërbuar, - t'i vete atje ku është dhe t'i bëj ndonjë skandal.
- Rri aty ku je dhe boll fole budallëqe, - ia ktheu ajo me nerva, - e dëgjon veten çfarë po thua?
- Kam tre muaj mezi kam mbledhur veten nga budallëqet e saj, por jo. Prit thotë ajo se nuk ke shpëtuar akoma. Dale të lëshoj një bomb. Dhe mos u çmend po deshe.
- Në Itali ajo iku pasi i hodhën makinën në erë, - i tha ajo, - tani ne jemi 6 nëntor. Pse kapi njërin që ditën e parë dhe zuri fëmijën? Nuk e besoj.
- Po çfarë mendon pastaj, - e pyeti ai, - që fiks pasi u nda me mua gjeti tjetrin që këtu në Shqipëri?
- Po çfarë nuk bënë vaki, - i tha ajo, - e bukur është. Kush i thotë jo?
- Ti të ngre nervat, - i bërtiti ai së motrës, - ku e kam hallin unë ku e hedh ti.
- Jamarbër, - i tha ajo, - më dëgjo pak. Po sikur fëmija të jetë i yti? Si mendon?
- Tani po që na llafose, - u mundua të fshihte gëzimin që i fali supozimi i së motrës, - ajo është dy muajshe shtatzënë, ndërsa ne kemi që në mes të korrikut që jemi ndarë.
E zëm se Diellza po gënjen dhe po fsheh prej teje muajt e vërtetë të shtatëzanisë. E zëm se është katër muajshe për pak. Ti nga do e zbulosh? Apo do i mbash pishën?
- Pse aq i vdekur të dukem sa të mos zbuloj dot që ajo po më gënjen? I nisem që sot dhe i bëhem hije nga pas.
- Një gjë e tillë do jetë, - i tha ajo, - tjetra mbetet që të ka gënjyer. Nuk mendoj që ka pasur një për një natë sa për të bërë një fëmijë.
- Mos vërë dorën në zjarr për asgjë në botë, - tha ai dhe në mendje i shkoi nata e parë kur kishin bërë dashuri. Ishin nën avujt e alkolit dhe gjysmë të verbuar nga pasioni. Ku i dihej. E njëjta histori mund të ishte përsëritur.
***
Muaji nëntor e kishte gjetur të zhytur në punë. Tani që Diellza nuk ishte më pjesë e jetës së tij të përditshme, megjithëse në mënyrë të pavetëdijshme mendja i shkonte gjatë gjithë kohës te ajo, kishte pasur mundësi të ecte përpara me projektet e tij.I kishin ofruar programin e një emisioni analitik me baza filozofike. Temat që trajtonin çdo javë bazoheshin në aktualitetin e ngjarjeve në vend. Ftonte specialist të fushës, analist dhe opinionist të ndryshëm që mbronin mendimin pro dhe kundër gjatë debateve që trajtonin.
Programi kishte pasur shumë sukses. Shikueshmëria nga publiku ishte maksimale. Një besim i tillë vinte si rezultat i punës së lodhshme që kishte çdo ditë secili antar i stafit të emisionit. Jamarbri merrte pikat e planit, i cili ngjante me një skelet, që duhej plotësuar derisa të merrte pamjen e përsosur të një krijese të gjallë. Kjo punë i takonte Jamarbrit dhe një grupi tjetër më të ngushtë që përpunonin materialin dhe krijonin pika lidhëse midis ngjarjeve aktuale dhe mendimit të shumë filozofëve nga antikiteti deri në ditët e sotme.
STAI LEGGENDO
Përballë teje ✅
ChickLitKjo histori është vazhdim i historisë "Ngjyrat e dashurisë", i cili ndodhet në profil. Diellza - një vajzë e re, në dukje rebele, e diplomuar për gazetari dhe e zhgënjyer nga eksperienca sentimentale e një raporti disa vjeçar. Ajo është një vajzë q...