Diellëza u ngrit pa dal dielli ende. Eci në majat e gishtave duke mbledhur rrobat e saj në parketin e dhomës së tij të gjumit. Hodhi sytë në jastëkun ku Jamarbri kishte mbështetur kokën, por nuk arriti të shquaj fytyrën e tij në gjysmë errësirën e dhomës. Doli nga dhoma pa bërë zë.
- Në fund të fundit, - mendoi Diellza, - për këtë arsye po largohem vjedhurazi nga shtëpia e tij.
Errësira kishte mbuluar çdo puthje, prekje, ledhatim. Gjurmët e natës së shkuar nuk dukeshin asgjëkund. Kishin mbetur vetëm rrobat e tij të hedhura shkujdesur në dysheme. Nga zjarri i natës së shkuar kishte mbetur hiri dhe ndjesia e pasigurisë, e përzier me turp dhe pendesë. Kishte shkuar në shtrat me një të panjohur. Dhe kjo gjë nuk ishte aspak në natyrën e saj. Ishte vërtetë kaq e dehur sa të mos kuptonte çfarë po bënte? Kishte mëkatuar.
- E pse duhet të përshëndetemi? - pyeti veten në inat e sipër. Nuk jemi askush për njëri - tjerin. Vetëm partner për një natë.
Ngriti peshë çantën e saj të rrobave dhe doli nga dhoma e gjumit. Në momentin që dera u shkyç dhe u tërhoq nga jashtë Jamarbri hapi sytë dhe qetësisht u ngrit dhe doli në ballkon. Prej aty fiksoi siluetën e saj tek largohej në errësirë dhe dëgjoi trakun e takave të saj.
- Erdhe dhe ike me natë. Sikur t'i trembeshe dritës së diellit.
E kishte ndjer kur ajo ishte ngritur nga shtrati, por ishte shtirur sikur flinte. Diçka zhgarraviti në një copë flete dhe u largua nga dhoma.
- Nëse më sheh diku, nëpër Tiranë, shtiru se smë njeh. Një natë, pak orë, nuk tregojnë asgjë për atë që ne jemi.
- Gjërat e bukura zgjasin shumë pak, - buzëqeshi kur pa mbathjet e saj në fund të krevatit.
U fut në kuzhinë. Tavolina e darkës që kishin ngrën ishte si e kishin lënë një natë më parë. Pjata ku ajo kishte ngrën, piruni, gota ku kishte pir lëngun e luleshtrydheve. Gjithçka ishte aty, përveç saj që u përvodh në errësirën e natës si një hajdut frikacak.
- Eh... - psherëtiu ai. Tani është koha për të shkuar në punë.
E pa tek largohej me atë hapin e saj lozonjar, me ritmin e lehtë femëror, nën tingujt taka - trak që lëshonin takat e larta në trotuar. Hipi në makinë dhe u largua sikur të mos kishte ekzistuar asnjëherë.
- Mund të pyes Dianën për të, - u bë ai kurioz për një moment. - Çfarë dreqin po mendoj. Po interesohem për një të panjohur vetëm pse bëra seks? Ajo kërrcet e ikën pa përshëndetur dhe unë filloj nga mendimet. Po plakesh Jamarbër! Po plakesh!
Bëri një dush të shpejtë dhe u mundua të vinte pak rregull në banjo. Mori rrobat e koshit dhe i futi në lavatriçe, por u çudit kur pa rrobat e mbrëmshme të Diellzës në koshin e rrobave të palara.
- I paska harruar këtu, - kaloi nëpër duar fundin e zi lëkurë që dje i rrinte i puthitur pas belit, sëbashku me këmishën body ngjyrë bezhë, - paska harruar dhe të brendshmet. Çfarë mbulon me këto? - pyeti veten duke qeshur. Iu kujtua nata e kaluar kur ajo mbeti veçse me mbathje dhe recipeta. Dy gisht mbathje, të cilat më shumë i ekspozonin të pasmet e kërcyera se sa i mbulonin ato.
Shtëpia e tij ishte mbushur ngado nga gjurmët e saj. Ai ishte fiksuar pas saj që në ditën e parë kur ajo kishte qënduar gjatë orës së leksionit të tij. Kishte një qëndrim që zor se e gjeje tek studentët e tjerë. Dukej e pjekur dhe qëndronte plotë vetëbesim përballë tij. Nuk kishte ndrojtje dhe as pasiguri në shikimin e saj. Mbante një shikim të vëmendshëm, të shoqëruar me intervale ulje - ngritje sysh, të cilat nuk të linin vend për keqkuptim, por të tregonin seriozitet dhe maturi.
STAI LEGGENDO
Përballë teje ✅
ChickLitKjo histori është vazhdim i historisë "Ngjyrat e dashurisë", i cili ndodhet në profil. Diellza - një vajzë e re, në dukje rebele, e diplomuar për gazetari dhe e zhgënjyer nga eksperienca sentimentale e një raporti disa vjeçar. Ajo është një vajzë q...