- Alo, - u përpoq ajo të hapte sytë e vulosur nga gjumi, - kush është?
- Mirmëngjes luleshitëse, - u dëgjua një zë mjaftë i njohur nga ana tjetër e telefonit, - ke kohë të pim një kafe?
- Më fal me kë po flas? - u ngrit me sforcim nga krevati duke fërkuat sytë.
- Jamarbër Zeimi, - ia ktheu ai menjëherë, - e dashur kaq shpejtë më harrove?
- çfarë do? - ia preu në mes humorin ajo, - nga dreqin e gjete nr tim?
- Kaq keq jam unë sa të mos gjej një numër telefoni?
- Mbarove? - e pyeti ajo indiferente.
- Po të pres poshtë shtëpisë ku je vendosur, - ja ktheu ai prer, sikur të mos ishte ai që pak momente më parë po qeshte.
- Mos ia fut kot, - qeshi ajo dhe ia fiku duke e lënë me fjalë nëpër gojë.
Një mesazh i erdhi pak pasi e mbylli telefonin.
- Mos i hap punë vetes. Nëse nuk vjen, do të vi unë ta pi kafen me shoqet e tua.
Diellza fërkoi sytë. Ndoshta sytë po i bënin lojra të pakëndshme. A ishte Jamarbri vërtetë ai që e mori? Ky ishte dyshimi i parë. Nuk kishte sens që ta ftonte për kafe, mbi të gjitha duke e detyruar.
- Ku je?
- Tek bari në katin e dytë, përballë portit.
Ajo nxitoi për në banjo. Krehu flokët, lau fytyrën, dhëmbët dhe nxitoi të heq rrobat e gjumit e të vesh xhinset me bel të lartë dhe të shkurtra poshtë vitheve. Veshi kanatjeren e zezë, me rripa, të shkurtër mbi kërthizë dhe mbathi me shpejtësi atletet e bardha, me gomë të lartë, sipër të cilave dallohej nr 37.
- Aurora, - i foli pranë veshit, - unë po dal. Më merni në telefon kur të ngriheni.
Nuk iu desh as dy minuta rrugë në këmbë që Diellza të ndodhej brenda në bar e të kërkonte Jamarbrin.
Ai ishte ulur e po pinte kafen e tij gjithë kënaqësi. Ishte duke luajtur me telefonin e tij kur ajo u ul në karrige dhe porositi për veten.
- Një makiato dhe një briosh me nutella, të lutem!
Ai i ngriti sytë, i buzëqeshi dhe fiku ekranin e telefonit për të përqëndruar gjithë vëmendjen tek ajo.
- Mirmëngjesi, - i tha ai, - si e bëre gjumin?
- Mirë, nëse ti nuk do të më detyroje të vija deri këtu.
- Thash ta pinim një kafe si të njohur që jemi, ose gjysmë të njohur.
- Pse njihemi ne?! - ia ktheu me qesëndi ajo.
- Nëse jo, pse erdhe këtu? - e pyeti ai moskokëçarës.
- A je normal? - e pyeti ajo e çuditur, - këtë pyetje duhet ta bëjë unë. Çfarë i ke këto sjellje?
- Asgjë speciale, - buzëqeshi ai, - të thirra për të mos e pir kafen vetëm. Mendova se nuk do të vije, ndërsa ti erdhe pa mbyllur mirë telefonin. Kaq shumë të ka marr malli? - u ul ai në divanin ku ishte ulur Diellza.
- Tani ti po bën sikur erdha me dëshirën time për të pir këtë kafen tënde që në shtatë të mëngjesit?
- Kaq e çekuilibruar je gjithmonë? - e pyeti ai në mënyrë tinzare, - Unë të ftova për një kafe, meqenëse e dija që isha shumë pranë teje. Orari është korrekt. Çdo gjë në vendin e vetë.
- Çdo gjë në vendin e vetë ë, - i nguli sytë e inatosur ajo, - shiko si më ke nxir, - mënjanoi ajo flokët dhe i dha dritë qafës së hollë nga ku u dukën dy vula ngjyrë violë e errët që shkonte duke u nxir.
STAI LEGGENDO
Përballë teje ✅
Genç Kız EdebiyatıKjo histori është vazhdim i historisë "Ngjyrat e dashurisë", i cili ndodhet në profil. Diellza - një vajzë e re, në dukje rebele, e diplomuar për gazetari dhe e zhgënjyer nga eksperienca sentimentale e një raporti disa vjeçar. Ajo është një vajzë q...