8. Në krahun e kundërt

206 19 16
                                    

Kthimi për në Tiranë, edhe pse i lodhshëm, kishte zbuluar një vatër të re energji të pashtershme të Diellzës. Nga e gjente gjithë atë humor dhe buzëqeshje rrezëllitëse që dehte këdo që e shihte?

Ajo ishte ndar me miqt e saj pas disa orësh nga lirimi i Aurorës. Kishin drekuar sëbashku, duke e tepruar paksa edhe me verën. E qeshura nuk i shqitej nga fytyra, lumturia lexohej në çdo tipar të fytyrës së saj. Pasi i përqafoi të gjithë u premtoi se do t'i vazhdonin festimet në një rast të dytë.

- Sot jam e ftuar në emisionin e Albanit! - i rikujtoi ajo duke u futur në makinë, -  Lutuni të mos më bëjnë fërtele, mish për kile ujqrit.

Pasi i përshëndeti duke tundur dorën në ajër, vendosi rripin e sigurimit dhe u nis. - Bëj o Zot të mos shoh këmbë polici, - për ndryshe do të ma nxirte nga hundët gjithë gëzimin e ditës.

Ajo i hoqi mendimet e mbrapshta dhe filloi sërish të buzëqesh. Lufta kishte mbaruar dhe ata kishin fituar. E vetmja gjë që i kishte mbetur ishte të qeshte, të kërcente e tia merte këngës. Të tillë lumturi nuk e kishte ndjer prej kohësh. Kishin bërë të gjithë një punë të shkëlqyer.

- O Zot i madh, - buzëqeshi ajo si e çmendur duke i dhënë makinës me më shumë shpejtësi, - ja dolëm më në fund.

                               ***

Valixhet me rrobat e saj ishin shpërngulur në shtëpin që do të ndante me Jonën dhe dy vajzat të tjera.

Pasi u fut në qytetin e Tiranës ajo mori drejtimin e shtëpisë së saj të re. Shtëpia ndodhej në katin e shtat dhe ishte në një zonë shumë të banuar të qytetit. Kishte gjallëri në rrugët e lagjeve. Poshtë pallatit të saj pa që ishte një kafene të mbushur përplotë me njerëz, të veshur shkujdesur. - Ndoshta janë banor të pallateve këtu pranë, - mendoi ajo kur pa veshjet e tyre kaq të thjeshta, - këtu të gjithë kujdesen të duken bukur.

Kur u fut në shtëpi, salloni ishte zhytur në gjysmë terrin e perëndimit të diellit. Jashtë dielli kishte lënë gjurmët e tij të fundit në qiell dhe lodronte me nuancat e portokallisë dhe të kuqes. Jona ishte duke u lar në banjo, ndërsa dy vajzat e tjera ishin në dhomën ngjitur me sallonin. Të qeshurat e tyre kishin mbushur shtëpin plotë tinguj gëzimi.
U njoh me vajzat e shtëpisë, të cilat e pritën me entuziazëm të madh. Njëra e ndihmoi të fuste valixhen brenda në shtëpi, ndërsa tjetra i kërkoi nëse mund t'i bënte një kafe. U ulën të treja sëbashku duke pir kafe dhe treguan shpejtë e shpejtë diçka shkurtimisht për veten në mënyrë që prezantimi të ishte sa më i qartë.

Pasi mbaruan me kafet e tyre, Diellza kërkoi ndjesë dhe pasi Jona doli nga banjua, dushin e zuri Diellza. Bëri një  banjo të freskët për të mbledhur veten nga  gjithë ajo vapa që edhe në perëndim të digjte po njësoj. Nxehtësia e përthithur gjatë ditës nga ndërtesat, tani në perëndim kryente procesin e kundërt. Nga muret e shtëpisë ndihej nxehtësia që të merrte frymën.

Pasi doli nga dushi dhe thau flokët mirë e mirë, filloi të vishej dhe të grimohej. Duhet të ishte në televizin një orë para  kohës së transmetimit. Duhej të nxitont

- Jona, - iu lut duke e puthur Diellza, - mund të m'i krehësh flokët me tharse dhe furçë? Jam shumë vonë për të shkuar në një sallon bukurie.

- Fjalë e ke? - u ngrit ajo për t'i ardhur në ndihmë duke lënë telekomandën në divan. - Ti nuk e di, por ne kemi një parukjere në shtëpi. Sara mund të të bëj si një ëngjëll. Me një make up natyral, bukuria jote natyrale do të vihet më në dukje.

- Oh Sara, - u kthye Diellza nga Sara që në ato momente po shfletonte me përtesë një libër, - jam në dorën tënde. Të lutem mund të më bësh një krehje dhe një make up të lehtë?

Përballë teje ✅Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora