Doli nga shtëpia e prindërve të saj në gjendje të rënduar psikologjike. Në ato momente ndjente vetëm zemërim të tërbuar që herë e bënte të qante dhe herë të shtrëngonte dhëmbët fortë për të shmangur lotët. Ndihej e poshtëruar dhe e trajtuar si një gjë pa vlerë.
- Të lumtë bytha! - fshiu lotët gjithë nerva. - Erdha nga Italia fishekë vetëm me një fishkëllim. Dakort se do ta shohim, - hapi bagazhin e makinës dhe përplasi brenda valixhen me rroba, - do ta shohim kush del më kokëforti në këtë mes. Vetëm e vdekur do të shkeli këmba ime në këtë shtëpi.
U fut brenda në makinë dhe e hutuar si ishte u nis pa një adresë. Kur e kuptoj që po sorollatej kot lartë e poshtë, në mendje i erdhën shoqet, të cilat atë mbrëmje e kishin lënë të dilnin te një lokal nate, në të cilin kishte qenë një herë më parë me Jonën gjatë verës.
Diellza u nis drejtë lokalit pa u njoftuar me shoqet se saj. Nëse vente më parë se ato, do t'i priste atje dhe nëse nuk vinin fare nuk kishte problem. E la veten ta çonin këmbët nga të mundeshin. Ishte e trullosur, e mërzitur dhe e dërrmuar. Muzika e lartë dhe të rinj që kërcenin do ta ndihmonin të ndihej më mirë. Ndoshta do të arrinte të ndryshonte gjendjen e keqe shpirtërore.
- Pak alkol do të më hiqte mendimet e kqija, - mendoi ajo në momentin kur po parkonte makinën, - asgjë nuk e gjen njeriun po të dal të dëfrehet një herë në vit. Ndërron ambjentin mbytës që ta marrin shpirtin me fytyrat e tyre të vrerosura.
Nga brenda ndërtesës ndihej zhurma shurdhuese sa herë që hapej dhe mbyllej dera e lokalit. Të rinjt shkëmbenin biseda me njëri - tjetrin me tone të larta, por me nota të gëzueshme dhe energjike. Në hyrje Diellzës i zunë sytë truprojat e lokalit, dy meshkuj trupmëdhenj që të fusnin frikën me përmasat e mëdha të trupave të tyre.
Ajo që i ra më shumë në sy ishin vajzat, të zhveshura dhe tejet provokuese. Diellza kishte veshur një fund të shkurtër, lëkure të zezë, me bustin e lartë dhe një kanatjere me rripa të hollë, dantell, në po të njëjtën ngjyrë. Këpucët ngjyrë argjendi, me tak të trash katrore i kishin dhënë një komoditet që e bënin të harronte se fundi ishte pak i shkurtër dhe se gjoksi i dukej pak nga hapja e kanatjeres. Flokët e zeza, të valëzuara i kishte kapur në një bisht voluminoz. Ndërsa fytyra i shkëlqente nën dritat e lokalit që fikeshin dhe ndizeshin nën ritmin e muzikës. Ishte e lyer pak më tepër se sa gjatë ditës, por asgjë të tepruar nuk kishte në pamjen e saj. Ishte tejet e thjeshtë përpara vajzave që shihte rreth e rrotull.
Veshët gati po i shpërthyen nga volumi i lartë i muzikës. - Duhet vetëm pak sa të më mësohen veshët nga volumi i lartë, - mendoi ajo duke iu afruar banakut. Në skenë, ndërkohë performonin dy këngëtar të njohur kosovar, të cilët ajo i kishte fortë përzemër. Muzika e mirë dhe personazhet vip e bënin atë vend tejet të frekuentuar nga të rinj, të cilët si kusht duhet të pagonin çmime pak më të kripura se në vendet e tjera.
- Një tekila, - i kërkoi ajo banakierit dhe u ul në karrigen e lartë që ishte ngjjtur me të.
Filloi të pi ngadal një gotë. E vetmuar midis aq shumë të rinjsh, me të cilët asgjë nuk e lidhte mbeti pengë e një tjetër gote. Gota e tretë e trullosi dhe mendjen e kishte më rrëmujë se më parë. Në mendje i vërtitej fytyra e ashpër e të atit, tavolina në të cilën po hante bukë, më pas fjalët e të atit, mamaja që qante dhe mundohej ta qetësonte, gjyshja që i kërcënohej më kot të atit. E ktheu me fund gotën që kishte përpara. Pasi e zbrazi gotën dhe mblodhi buzët nga alkoli, dacka e babait nuk po i digjte më. Mbushi dhe zbrazi një tjetër gotë dhe pas asaj gote nuk mbante mend të numëronte, as të kujtonte se përse gjendej në atë vend.
STAI LEGGENDO
Përballë teje ✅
ChickLitKjo histori është vazhdim i historisë "Ngjyrat e dashurisë", i cili ndodhet në profil. Diellza - një vajzë e re, në dukje rebele, e diplomuar për gazetari dhe e zhgënjyer nga eksperienca sentimentale e një raporti disa vjeçar. Ajo është një vajzë q...