52. Hera e fundit

130 13 2
                                    

Kishte kaluar një muaj e gjysmë që nga hera e fundit që kishin folur. Ishte fund vere dhe për pak ditë gushti të jepte lamtumirën e saj të ankthshme. Atë mëngjes, kafen po e pinte në një lokal në buzë të detit. Edhe pse fundverë dielli të digjte fortë nëse e nënvlerësoje.  Ishte vetëm, i vetëm në një ambient të mbipopulluar.

Syri të kapte vajza të bukura, të veshura me shumë ngjyra, më mirë të thuash të zhveshura. Kishin një buzëqeshje solare a thua sikur nuk kishin pasur kurrë probleme në jetë. Ishte koha e bukur, dita me diell që i gënjente. Vajzat u përngjanin lulet të sapoçelura të pemëve, të cilat sapo ndjejnë ngrohtësin e diellit, hapin petalet e tyre plotë ngjyra. Gëzimi i tyre nuk zgjat shumë nëse ndonjë grumbull resh tekanjoze lëshon mbi tokë ndonjë sqot shiu, i cili ua rrëmbyen dhe përbalt petalet.

Kafeja po i dukej e helmët dhe në karrigen bosh, së cilës ia ngulte sytë herë pas here, dëshironte të kishte dikë,  së cilës nuk guxonte tia kujtonte emrin. E kishte ndaluar veten të mendonte për të. Ishte te të tridhjetë e pestat dhe vetmi të tillë e kishte provuar edhe njëherë më parë. Nëse më parë e kishte ndarë vdekja me atë që donte, tani po e ndante jeta. Ishte një mal me kotësi arsye e ndarjes. Sa herë e kujtonte ndarjen e tyre, fillonte të besonte gjithonë e më tepër se Diellza kishte kërkuar shkak të ndahej. Herë të tjera mendonte se dashuria për të ja kishte kthyer jetën përmbys. Humbiste në mendime të kota si e si të zgjidhte enigmën e fundit të tyre. Pastaj i kishte kërkuar fëmijë. Fëmijë nga hiçi. A mund të ngrihet njeriu një ditë të bukur e të thotë se do fëmijë, sikur të kërkonte kafe dhe briosh për mëngjes? Mos ndoshta trauma e asaj që kaloi e la me pasoja dhe çdo gjë e bënte nervoze?

Karrigia pranë tij rrinte sërish në pritje, sërish bosh. Mos ndoshta në mënyrë të pavetëdishme kërkonte që ajo të vinte, të ulej përball tij dhe t'i ledhatonte dorën e të futej në kraharorin e tij?

E ndjente mungesën e saj edhe pse disa herë në mendimet e tij të errta iu gëzua ndarjes për të fituar atë terren të humbur, kohë më parë, kur ende nuk njiheshin.

Kishte dal me shokët, e kishte tepruar me alkolin dhe një mëngjesi ishte zgjuar në krahët e një femre të panjohur. U ndje i sikletosur. Një sëkëlldi e madhe i mbërtheu mendjen dhe shpirtin. U vesh shpejtë e shpejtë dhe si burracak u zhduk nga dhoma duke e lënë vajzën në gjumë. Kaloi përmes korridorit dhe sakaq veshi këpucët dhe u zhduk pa lënë gjurmë.

Me mendimin se nuk do e vriste mendjen për Diellzën, u përzie me një vajzë, së cilës as fytyrën nuk i mbante mend. Donte ta zhdukte kujtimin e saj nga jeta e tij. Edhe pse e donte, duke njohur veten e tij, e dinte që kurrë nuk do të ulej në gjunjët e saj për t'i kërkuar një tjetër mundësi.

- Tridhjetë e pesë vite si kam bërë pa ty? - pyeste veten, - ashtu do ta kaloj edhe pjesën tjetër të mbetur. Jam burrë dhe nuk do e lëshoj veten për asnjë arsye në botë. Një ditë edhe dashuria për ty do të shuhet si çdo gjë e bukur që mbaron një ditë.

Vriste mendjen nëse ajo do të ishte ende në Vlorë. Kishte parë në televizion se emisioni i saj do të fillonte në pesë shtator. Televizioni ka shumë punë dhe ajo që ofrohet në tridhjetë apo dyzetë e pesë minuta kërkon një javë punë të lodhshme dhe mjaftë kërkuese.

- Mund të ulem? - e pyeti një vajzë e holl dhe gjatë me fytyrën e nxir nga dielli dhe flokët e arta që i valëzoheshin mbi shpatulla.

- Po, - i tregoi ai me dorë karrigen ku mund të ulej. Karrige në të cilën pak më parë po imagjinonte të ulur Diellzën, - mund të ulesh këtu.

- Shikimet e tua më bëjnë të mendoj se nuk ma mbani mend fytyrën, - i tha ajo duke qeshur pa drojtje.

- Jo, - i tha ai serioz, - nuk ju mbaj mend. Të më falni!

- U njohëm në një lokal nate, - i tha ajo duke e parë në sy se si ai do të reagonte, - dhe më pas kaluam natën me njëri - tjetrin.

- Më vjen keq - uli kokën i sikletosur, - duhet të kem abuzuar shumë me alkolin përderisa fytyra jote nuk më thotë asgjë.  Me se mund tiu ndihmoj?

- Nuk thash se mund të më ndihmosh me diçka, - u rehatuar në karrigen e saj, - vetëm se dëshiroja të pija një tjetër kafe me ty.

- Nëse kërkon kaq gjë, - i tha ai duke qeshur me ironi, - po thërras kamarierin. Një kafe për vajzën, - bëri me shenjë drejtë saj, - meqë ra fjala si ju quajnë?

- Medea, - i tha ajo duke qeshur po me ironi, - do të dëshiroja të ta bëja të njëjtën ironi, por sot nuk është shansi im.

- Medea, - i tha ai duke mbajtur po të njëjtën nënqeshje, - besoj se ti nuk do e vrisje një mashkull për një arsye banale si Medea klasike, apo jo?

- Ti nuk je i dashuri im, - hetoi fytyrën e tij, - po edhe nëse do të ishe, nuk do ta shkatërroja veten për dikë që nuk interesohet për mua.

- Dramat duan stomak të fortë, - nxjerri paktën e cigareve nga xhepi i pantallonave, - të shqetësoj nëse ndez një cigare?

- Jo, - i tha ajo, - aspak.

Medea nxori nga çanta e vetë paktën e saj dhe e ndezi nën flakën e çakmakut që ai i zgjati. E ndjente që personi me të cilin po pinte kafe ishte nga ata persona që duken shumë të sjellshëm përpara kamerave, por në mungesë të tyre nuk e kishin për gjë të të injoronin, ironizonin dhe ta kthenin situatën më serioze në çështje banale.

- Jam kurioz çfarë mendoni ju për mua?  - e pyeti ajo duke thithur fortë cigaren.

- Nuk e di. Pyes veten se çfarë të shtyu të uleshe në një tavolinë me mua, - shkundi cigaren në tavullën e vogël metalike. 

Jamarbri hodhi një sy nga një grup të rinjsh që po hynin në lokal. Midis tyre pa Jonën dhe një djalë, të cilin diku e kishte parë, por që nuk i kujtohej se ku. E fundit u fut Diellza. Një i nxehtë i kapi fytyrën. I shkëputi sytë prej tyre. Nuk donte që ajo të kuptonte situatën e  dëshpëruar në të cilën e kishte futur.

U përqëndrua në bisedën me vajzën që kishte përballë dhe zgjodhi ta injoronte totalisht prezencën e saj. Edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë. Për këtë ishte i sigurtë.

- Nuk jam njeri që mendohem shumë për të marr vendime. Më mirë të pendohem për një gabim të së shkuarës se sa të më mbetet peng i pasivitetit tim.

- Nuk të kuptoj, - i tha ai i shpërqëndruar, - çlidhje ka këtu pendimi apo pengu? Ti fjete me mua nga rastësia. As më njihje dhe unë as fytyrën, as emrin sta dija as sot.

- Ti fol për vete, - qeshi ajo, - unë të njoh. Punon si petagog në universitetin ku unë jam duke ndjekur masterin. Ja që aq i panjohur nuk je për mua.

- Medea, - i tha ai i nervozuar, - ne të dy kemi fjetur bashkë, po më thua. Edhe unë po të besoj sepse një mëngjesi e gjeta veten në krevat me një vajzë bionde, së cilës nuk ja pash dot as fytyrën sepse e kishte të mbuluar nga flokët.

- Flokët e mi të bënë të ikje në majë të gishtrinjve dhe të arratiseshe nga shtëpia si hajdut?

- U arratisa sepse e pash veten ngusht. Të jem i sinqert jam i velur nga këto budallëqe. Kisha rënë atë natë në shishe të alkolit dhe nuk dija se çfarë bëja.

- Jeni melankolik apo më duket mua, - tha ajo duke i prekur dorën, të cilën ai e largoi sapo ajo e preku, - jeni shumë i ashpër me veten!

- Jo nuk jam, - i tha ai duke e parë drejtë e në sy. Hodhi sytë nga Diellza dhe pa që ajo po e shikonte e trishtuar. Zemra ju drodh, por në të njëjtën kohë u mundua ta mbante veten. Ajo e kishte shkatërruar lidhjen e tyre. Le t'i vuante pasojat.

- Dukeni i irrituar, - i tha ajo, - iu shqetëson prania ime?

- Prania juaj aspak, - tha ai ndërkohë që sytë i mbante mbi Diellzën. I bëri shenjë me dorë kamarierit dhe i kërkoi faturën. - Mua më duhet të largohem. Të më falësh!

Përballë teje ✅Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora