50. Rrugës për në Vlorë

144 13 23
                                    

Diellza mblodhi ato pak gjëra që i kishin mbetur mbi krevatin e saj. Mbylli zinxhirin e valixhes së rrobave dhe e tërhiqi zvarr duke e vendosur pranë derës së madhe të shtëpisë.

U kujtua papritur se duhet të merrte me  vete një roman të mirë, pas së cilit të zhytej dhe të thellohej. Diellza e kishte zakon të lexonte nën çadrën e plazhit. Shtrihej në peshqir dhe shijonte nxehtësin e rërës. Kur dielli i fortë e depërtonte me nxehtësin e tij çadrën, ajo hiqte dorë prej bisedave me ata që i bënin shoqëri dhe kridhej në faqet e ndonjë klasiku. Diellza ishte e hapur ndaj mendimeve dhe ideve të reja dhe i pranonte mendimet e peresonazheve të librave në bazë të llogjikës që ata ndiqnin. Por që të arrinte këtë shkëmbim dhe ndryshim mendimesh dhe idesh asaj i duhej një roman i mirë nga ata që ne i quajmë klasik.

Diellza mori nga rafti Dostojevskin dhe Floberin. Kur i kishte lexuar për herë të parë kishte ngelur e mahnitur, ndërsa tani dëshironte t'i rilexonte për të marr sa më shumë vlera nga nënteksti i tyre.

- Mami, - thirri të ëmën, - për pak harrova çelsat e shtëpisë së Vlorës.

- Po shumë u vonua ky qerratai, - u dëgjua zëri i Donikës, gjyshes së saj, - kemi që në mëngjes që e presim. Kur do vemi në Vlorë? Apo me natë?

- Nëna, - e puthi në faqe Diellza, - më tha Andi që për dhjetë minuta është këtu.

- Opo gënjen ai palaçua se e kam marr njëzetë herë në telefon, - tha ajo e mërzitur, - nuk kam nge t'i rri pas avazit. Vapa po bën të vetën dhe nuk duroj dot.

- Kur të vi Andi, - qeshi Diellza, - telendise. Ti githë kjo bukuroshe, të rrish e të presësh surratin e atij majmunit.

- Ja kur ta sjelli kokën këtu, - tregoi me bisht dyshemen, - e navas unë atë.

       
                                 ***

- O Donkë, - u fut në sallon Andi, - pse më je vrenjtur kështu? Kush të ka mërzitur?

-  Surrati jotë më ka mërzitur, - e përqafoi të nipin dhe filloi të qeshi. - Po ku humbe more nipçe?

- Po kisha nja dy punë o Donkë, - i tha duke u ulur në divan, - Arta si je? - u ngrit sërish dhe e takoi.

- Ke humbur fare, - i rrahu shpatullat Arta, - kot që mburret Gazi që i ka ardhur nipçja në Tiranë.

- Po kam qenë i ngarkuar me punë o Arta, - i buzëqeshi i sikletosur pasi rrallë dilte nga shtëpia e tyre, por me Diellzën kishte kontakte dhe mundohej të takoheshin kur gjendej i lirë, - edhe tani që erdha jam me nxitim.

- Po pse nxitoni kaq? - e pyeti ajo ndërkohë që i çoj përpara një birrë të ftohtë. - Unë kam bërë dhe lazanja se më tha Diellza që do vije afër drekës.

- Kam një shok që më pret në Vlorë dhe e lam që të takoheshim. Ndaj po nxitoj dhe nuk qëndroj dot për drekë.

- Epo mirë, - i tha ajo, - sa të zbrisni valixhet poshtë dhe t'i sistemoni në makinë, do të pres dy copa lazanje dhe do të t'i vendos në një tas. Dakortë?

- Nuk më lë i shkreti neps të them mos vendos, - qeshi ai dhe bashkë me të edhe Diellza, - Ti boll qeshe, - i tha ai Diellzës, - se për neps as ti nuk je keq.

- Edhe unë kam neps, por nuk ha si puna jote, - qeshi ajo. 

- Arta vendosi ato dy copat e lazanjës në tas. Diellza të mos guxoj të haj ndonjë copë rrugës, - qeshi ai, - se dhe kjo sështë e paktë.

       
                           
                                 ***

- Andi e more atë valixhen që të thash? - e pyeti Diellza duke zbritur një valixhe të vogël nëpër shkallë.

Përballë teje ✅Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora