- Nuk më besohet akoma që je kthyer përgjithmonë, - i shtërngoi dorën shoqes së saj teksa po zbrisnin shkallët e universitetit, - Jam shumë e lumtur që do të shoh çdo ditë! Sa shumë më kishte marr malli shtriga e motrës!
- Doja të të surprizoja, - tha Diellza duke i rrahur shpatullat shoqes së saj. Jona e ndiqte bisedën gjithë gëzim dhe e drejtonte drejtë një bari tejet të frekuentuar nga studentët dhe profesorët e universitetit aty pranë.
- Kam pak ditë që jam kthyer, por akoma nuk jam mësuar me iden e të jetuarit në një qytet që kam vite që e kam lënë pas. Nuk është si në verë që vija pak ditë dhe largohesha përsëri.- Është një gjë mëse normale. Do të përshtatesh pas një muaji. Pastaj më ke mua këtu. Nxirr mallin me ata të shtëpisë dhe pastaj flasim bashkë.
- Çdo gjë në qytet e lë ndryshe dhe e gjen ndryshe. Tirana është në një ndryshim të vazhdueshëm sa që çdo vit shikon plotë gjëra të reja. Te lagjia jonë rruga e vjetër, për fatin e mirë është asfaltuar dhe është plotë dritë. Më tmerronte gjithë ajo errësirë kur kthehesa natën në shtëpi. Ishte bërë dhe një park i lezetshëm me këndin e lojrave për fëmijët.
- Aaa për kënde lojrash e kemi të parin dhe të vetmin kryetarin, - qeshi Jona, - veç mos u çudit kur të mos e shohësh më një pjesë të mirë të këndit të lojrave.
- Do të thuash që i vjedhin? - e pa e çuditur Diellza.
- Në mos i vjedhin i spostojnë dhe i inagurojnë në një tjetër vend pas një jave.
- Sa imagjinat e shfrenuar, - qeshi ajo, - hë se ne shqiptarët për supozime nuk na e merr kush.
- Lavdi kryetarit që e kemi Robin Hud se të mos ishte ai kush do i bënte të lumtur fëmijët e Tiranës. Ndaj e sheh të njëjtin shilarës një javë në një lagje, e javën tjetër te lagjia ngjitur.
- Aq ka vajtur puna sa shëtit shilarësi nga një cep i Tiranës në një tjetër?
- Vërtetë jemi komedi më vete, - tha ajo duke u ulur në një tavolinë që shikonte përmes një vetrate të madhe xhami gjithë lëvizjet e oborrit të universitetit, - Tirana e ka mani më vete ndryshimin e vazhdueshëm. Mendoj se ne shqiptarët kemi disa probleme si popull. Na mërzit e njëjta gjë. Urrejmë gjërat e vjetra dhe vrapojmë pas gjërave me ndriçim që të japin iden e luksit.
- NË faktë nuk ka bar që të mos jetë i kuruar deri në detaj. Tavolinat, karriget, duken shumë të shtrenjta. Vetëtin dyshemeja, vetratat e xhamit, llambadarët. Këtë përshtypje të lënë edhe të rinjt. Janë gjatë gjithë kohës të kuruar. Megjithatë kur i shoh të gjëra këto gjëra nuk më vjen keq. Më duket shumë bukur, çdo ditë një fest më vete.
- Aman, - shfryu Jona, - se të bëhet kafeja helm kur sheh gjithë këtë fasadë të bukur pa përmbajtje. Në Tiranë nëse nuk lyhesh dhe vishesh "si duhet" do të të ngjisin nofka pafund. Mund të të quajnë "fshatare", " e humbur", " shëmtirë", " surratshplar". Ndaj nëse do që të përshtatesh me Tiranën duhet të jesh çdo ditë gjëmb, - qeshi ajo, - si sot. Ata të klasës sime po pëshpërisnin nën zë. Çunat kullonin sytë, ndërsa vajzat hidhnin vështrime ziliqare.
- Sa e ekzagjeron, - qeshi ajo, - vajzat e klasës tënde ishin njëra më e bukur se tjetra. Pse duhet të ishin ziliqare?
- Po, - pohoi ajo, - janë të bukura vërtetë, - por nuk kanë një gjë, e cila ty të karakterizon. Nuk kanë sharmë, bella mia. Ndërsa ti po. Shpirti ti ke siguri në vetvete. Mënyra se si ecën, toni i ulët i zërit, vështrimet, mënyra se si qëndron e ulur, mënyra se si flet janë delikate. Edhe ato prezantohen bukur kur duan të bëjnë përshtypje, më pas si të kanë hedhur në dorë do nxjerrin arsenalin e injorancës dhe budallëkut të tyre. Nuk të bëjnë tërheqëse veç dy sy të bukur, por emocioni që përcjellin shikimet e tua.
STAI LEGGENDO
Përballë teje ✅
ChickLitKjo histori është vazhdim i historisë "Ngjyrat e dashurisë", i cili ndodhet në profil. Diellza - një vajzë e re, në dukje rebele, e diplomuar për gazetari dhe e zhgënjyer nga eksperienca sentimentale e një raporti disa vjeçar. Ajo është një vajzë q...