22. Pak paqe

190 16 33
                                    

- Nuk e dija që filozofia të pëlqente kaq shumë, - e pyeti i qeshur ai.

- Nuk është e vetmja gjë që nuk di për mua.

- Doja të thoja që nuk të kisha menduar kurrë në këtë drejtim.

- Besoja se më kishe marr seriozisht kur të kam thënë që më pëlqen filozofia. Të kujtohet? Natën kur u takuam.

- Nga nata që u takuam? - bëri sikur u mendua. - Jo. Nuk më kujtohet. Dua të them që më kujtohen të tjera gjëra, por kjo gjë jo.

- Mos dil nga tema të lutem, - qeshi ajo me ngacmimin e tij, - tjetër vend e kishim bisedën.

- Po më thoje që e dashuron filozofinë, - qeshi ai nën buzë.

- Filozofinë ama, - preku dorën e tij. - Ishte e lehtë t'i kthehesha universitetit. I kam dashur gjithmonë ambientet universitare. Mund të humbasim vite duke studiuar në një drejtim të caktuar, por nëse dim se çfarë duam dhe si ta arrijmë atëherë vitet dhe lodhja ja vlejnë.

- Nuk e vë në dyshim aftësin tënde si studente, - qeshi ai, - por nuk e njihja këtë anën tjetër tënden. Nuk e njihja ndjeshmërin tënde lidhur me rëndësin që kanë disa gjëra që për të tjerët janë totalisht të parëndësishme.

- Po del tek fjalët e mia, - e përqeshi ajo, - mund të jesh shumë i informuar për punën që bënë, por jo për mua. Ti nuk i njeh mendimet dhe dëshirat e mija.

- Sigurisht që nuk kemi shumë kohë që njihemi, - pranoi ai, - por për një gjë jam shumë i sigurt. Ti je shumë kokëfortë dhe krenare. Ti mund ta marrësh si kritik, por unë mendoj se këto gjëra të bëjnë më tërheqëse. 

- Ma thonë të gjithë që jam shumë kokëfortë dhe krenare. Njeriu e formon karakterin e tij qysh fëmijë dhe në bazë të tij krijon marrëdhënie të ndryshme gjatë jetës. Nëse ti më fyen dhe më lëndon, krenaria ime nuk do të di se sa i dashur je për mua. Ajo më tregon se dashuria e parë dhe më e rëndësishmja është dashuria për veten. Nuk mund t'i lë të tjerët të më kapërcejnë në qafë. Mendoj se kokëfortësia vjen si pasojë e krenarisë së lënduar.

- Kjo është mëse normale. Në fillim duam veten tonë dhe në bazë të karakterit që kemi dashurojmë dikë tjetër që na pranon dhe na do për atë që jemi. Njeriu është kaq i komplikuar sa që nuk e gjenë dikë tjetër që ta pranoi aq lehtë për të metat që ka. Ndaj i duhet herë pas here të shkel mbi krenarinë e tij.

- Shkelim mbi krenari, por për pak kohë. Kur kjo gjë bëhet mbytëse njeriu del në orgjinën e vetë, te dashuria e parë, ajo për vetveten.

- Pas kësaj vendosshmërie të hekurt mendoj se fshihen dy arsye. E para mund të jetë klasikja kur njeriu flet me siguri për një çështje të panjohur. Të gjithë e kanë mohuar dashurinë dhe kur janë dashuruar kanë shkelur mbi bindjet dhe parimet e mëparshme. E dyta mendoj se ka të bëjë me njohjen e dashurisë dhe efekteve negative të një përvoje të keqe me njeriun e gabuar. Shumë njerëz betohem se ajo që pësuan duhet tu bëhet mësim. Ne duhet të jemi më vigjilent, por jo të heqim dorë nga dashuria.

- Po ti cilës kategori i përket? - e ngacmoi ajo? - Je akoma beqar dhe duket se nuk ke ndërmend të ndryshosh pozicion loje.

- Unë i përkas një tjetër kategorie. Jam i vetëdijshëm për forcën e dashurisë dhe jam i pafuqishëm përballë saj. Po kapërcej të tridhjetë e pestat dhe ende nuk e kam marrë goditjen finale për t'i dhënë fund beqarisë. Por mendoj se dashuria është një tjetër gjë dhe martesa është tjetër gjë. Dashuria është të shohësh të bukurën e dheut dhe të çmendesh pas saj, ndërsa martesa është ta marrësh me forcë këtë ndjenjë dhe ta burgosësh brenda mureve të shtëpisë duke ia hequr të gjithë bukurinë dhe shkëlqimin e vetë.

Përballë teje ✅Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora