Ishte fillimi i universitetit hera e parë kur Jamarbri e kishte ndeshur Diellzën në shkallët e brendshme të godinës së universitetit.
E kishte shoqëruar me bisht të syrit siluetën e saj që i kaloi përbri aq sa atij iu duk se ajo iu fut drejtë e në zemër. Ja ndjeu aromën e parfumit që përtej. Trupin elegant dhe të gjatë që mbulohej këndshëm me aq fines.
- Qenka bërë vajza e mamit. - qeshi ai me vete kur e pa sërish në ambientet e brendshme të shkollës. - A nuk duhet të më përshëndesi të paktën? Ndoshta të më japi dorën, apo të më pyesi se si jam duke kaluar. Çfarë mund të kuptoi njeriu vetëm duke shkundur kokën lehtësisht? Gjeste të thata e njëkohësisht plotë dyshime. - Me mua e pati atë lëvizje të kokës? Apo më bënë sytë?
Diellza u shfaq përsëri dhe përsëri aq sa mund të thuash e shikonte gati përditë. Jamarbri ishte duke shkuar në bibliotekë për të plotësuar një studimin e tij dhe përsa kishte kohë, preferonte ta shfrytëzonte kohën e tij më së miri. U ul në tavolinën e përbashkët të studimit dhe filloi të mbaj shënimet e tij. Nuk vonoi shumë dhe heshtjen shurdhuese të sallës së studimit e rrëmbeu trak - truku i takave të një vajze. Ktheu kokën në drejtimin e saj, por arriti të shikonte trupin e saj të gjatë dhe një pallto të gjatë bezhë që shkonte deri tek kyçi i këmbës. Flokët e gjatë i mbulonin bërrylet, aty ku krahu paloset. Në duar mbante një çantë të madhe, por ende nuk arrinte të shikonte fytyrën e vajzës.
- Të jetë ajo, - mendoi ai me vete pa ia shqitur sytë, por në momentin që ajo u kthye, me takt Jamarbri vazhdoi punën e lënë përgjysëm.
Ajo u ul në karrigen e radhës, ngjitur me të. Kjo bëri që Jamarbri të mos e fshihte çudinë e tij, as Diellza tronditjen e lehtë që i lexohej në sy.
- Çfarë bënë ti këtu? - i pëshpëriti ai me zë të ultë pran veshit, gjë që e ngjethi gjithë trupin e saj dhe zëri u duk se kishte marrë drejtim të paditur.
- Gjeta kohë të lirë dhe po e shfrytëzoj, - hapi librat dhe bllokun e saj të shkrimit.
- Tiranë, 24 tetor, 2020, - lexoi ai shënimet e fundit që ajo pati mbajtur së fundmi në bllok, - Filozofët e greqisë së lashtë. Çfarë kuptimi ka kjo?
- Tema e leksionit, - u përgjigj duke u shtirur sikur të mos e kuptonte çudin e tij mbi titullin leksionit.
- Do të thuash që studion këtu, - kontrolloi librat që ajo kishte sipër tryezës, - Filozofi e shkencës dhe metodologji, shkrim akademik në filozofi. Çfarë kuptimi ka kjo? - pyeti ai duke e përmbajtur një gëzim të brendshëm që filloi t'i shpërthente si fishekzjarre.
- Po, - buzëqeshi thatë duke ia rrëmbyer librat nga duart. - Kam filluar studimet në departamentin tuaj.
- Jam studente e vitit të parë, në departamentin tuaj, - ia ktheu ajo serioze duke rrëmbyer librat nga duart e tij. - Të dhash leje t'i kontrolloje?
- Nuk të ha, - e talli ai pasi pa që ajo i rrëmbeu librat. - Suksese! Uroj që të jesh studente e devotshme. Mos ec me iden se fama e gazetares mund të të nxjerr nga balta, - nënqeshi.
- Kush e tha se kam qëllime të tilla? Besoj se është e kuptueshme përse kam ardhur këtu!
- Kjo është e qartë, - i tha ai duke ruajtur tiparet e saj që në ato momente u qetësuan. - ke ardhër për mua.
- Të gënjen mendja! - i tha ajo e turbulluar. Ndërkohë mendimet në kokën e saj u çoroditën sapo ai shqiptoj dy fjalë " për mua". - Duket ashiqare që e pëlqej apo po më provokon?
- Mund ta ulni pak zërin, - u tërhoqi vëmendjen një grua tek të pesëdhjetat që studionte pran tyre.
- Na falni, - kërkoi ndjesë Jamarbri.
Ndërkohë Diellza filloi të nxjerr shënime nga leksioni i ditës në një bllok me shkrim të rregullt dhe të kujdesshëm. Jamarbri, të cilit i kishte ikur krejt dëshira e studimit, rrëmbeu një fletë formati dhe nisi të shkruaj mbi të.
- Mendoj se ke ardhur këtu për mua. Kot bënë si studente e devotshme.
- Mos ja bëj kaq shumë qejfin vetes! Dua të studioj! Më lërë të qetë!
- Pse vjen e kullot përpara hundës sime kur do të jesh e qetë?
- Nga ta dija se këtu do të vije dhe ti?
- Pse erdhe të studioje pikërisht në këtë universitet është pyetja.
- Për shkak se departamenti i filozofisë këtu ka akademik elitar.
- Tani po që më binde. Ti e dije që unë punoja këtu, ndaj në rrugë e dy punë. Pranoje!
- Një arsye më tepër pse erdha këtu është se mund të pi kafen me maman time çdo ditë. U binde tani?
- Mjafton. Më dhe mjaftë justifikime bindëse. Çfarë të them unë? Shumë suksese!
Meqë jemi në këtë pjesë, shumë suksese të gjithë studentëve dhe në mënyrë të veçantë studentëve që e kanë për herë të parë universitetin.
- Faleminderit, - i shkroi ajo në fletën e bardhë që mbeti midis tyre.
- A mund të të ftoj për kafe? - e pyeti ai duke mos ja ndarë sytë.
- Jo, - shkroi ajo.
- Përse jo? - ngulmoi ai.
- Unë jam studente. Semestrin tjetër bëhem studentja juaj. Nuk dua të përshpërisin keq për mua.
- Ndoshta mendojnë se po më hedh grepat, - qeshi ai, - Nuk e ha dot universitetin dhe ... - Do vish apo jo?
- Jo, - ia ktheu ajo, ndërkohë që hoqi pallton dhe e mbështeti pas shpinës së karriges. Poshtë saj u duk një fustan i bardhë, i gjatë deri poshtë gjurit që i vinte pas trupit.
Jamarbri nuk i shkroi më në fletën e tyre të përbashkët, por vazhdoi studimin e tij, ndërkohë që i hidhte ndonjë shikim vjedhuraz siluetës së saj të mrekullueshme. Mendja i kishte fluturuar dhe nuk ishte fortë i përqëndrur në atë që lexonte e nuk i përthithte truri.
Buzëqeshte me mënyrën se si ajo mbante shënimet. I mbushte me fletushka shumëngjyrëshe faqet e fletores së madhe ku mbante shënime.
Diellza vazhdonte punën e saj pa u ndjer aspak dhe nuk i ndahej prej fytyrës një rrezatim lumturie, burimin e të cilit Jamarbri nuk e njihte.
- Çfarë ta ka zbukuruar kaq shumë ditën që nuk të ndahet buzëqeshja? - i shkroi ai.
- Me të shkruar nuk i dilet për të të rrëfyer atë që ndjej.
- Eja me mua në një vend që i përshtatet gëzimit tënd.
Ajo tundi kokën dhe i shkroi.
- Kam frikë se shoqëria jonë mund të keqkuptohet. Duke filluar nga nëna ime.
- Shkojmë diku ku nuk vërshojnë studentët si lumë. Secili me makinën e vetë për të mos rënë në sy.
STAI LEGGENDO
Përballë teje ✅
ChickLitKjo histori është vazhdim i historisë "Ngjyrat e dashurisë", i cili ndodhet në profil. Diellza - një vajzë e re, në dukje rebele, e diplomuar për gazetari dhe e zhgënjyer nga eksperienca sentimentale e një raporti disa vjeçar. Ajo është një vajzë q...