FLASHBACK** 25 Maj!
Kristabel's P.O.V
U zgjova vone.Shume vone.Nuk ishte ndonje cudi e madhe pasi zgjohesha cdo dite qellimisht vone per te mos hyre ne mesim oren e pare.Ishte nje pakt mes meje e shokut tim me te ngushte,qe cdo dite ne 8 e 20 minuta te takoheshim tek lokali perballe shkolles.Nuk ishte habi nese ndonjehere kemi qerasur edhe zyshen e ores se pare te cfaredo dite,pasi edhe ajo e kuptonte paktin tone e vinte te na kerkonte.Megjithate,sot ishte disi ndryshe.Nuk po zgjedh te bej nga ato fjalimet tipike qe ditet e provimeve te universitetit jane te rendesishme sepse dihen,por qe me trembte fakti se mund te mos e merrja universitetin per shkak te nje vonese disi te vogel.Te vogel? Ora ishte rreth 7:56 dhe me duhej te vishesha e te shkoja ne shkolle per 4 minuta.Ne ate moment bie dera.Ishte Arke,shoku im me i ngushte,qe ashtu si une rutinen e mengjesit nuk e kishte prishur edhe sot.Pikerisht sot s'kishte kafe per ne dhe kjo ishte gjeja me stresuese.Sigurisht fakti qe ishim dy me te miret e universitetit po te mos llogarisesh mungesat,na qetesonte sepse fundja do shkruanim dicka ne fleten e bardhe.
"Miremengjes Krist!"-foli ai dhe me hapi menjehere deren teksa me pa duke nxituar me njeren atlete ne dore e tjetren veshur.Ai kishte ardhur bashke me te atin dhe ky i fundit na coi ne shkolle te dyve me makine ne menyre qe te arrinim ne kohe.
"Suksese rini!"-na tha babi i Arkes dhe u largua po me te njejten shpejtesi qe na solli.
"Krista suksese mis!"-me tha Arke.
"Suksese mister Arke!"-i thashe me nje buzeqeshje.Teksa Arke u nis perpara per te mos u vonuar me teper,e thirra :
"Mos guxo te ngelesh pa me thene mua!"-kjo fjali ishte gjithe thelbi i miqesise sone.Kishim gati 8 vite shoqeri dhe kishim disa rregulla te vogla mes nesh,qe ne dukje ishin pa rendesi,po per ne ishin te rendesishme.
Ne keto vite si shoke te ngushte ne i kemi premtuar njeri-tjetrit shume gjera,qe pertej te qenit premtime e rregulla,jane me teper besim tek njeri-tjetri.Kemi ndare cdo gje bashke,cdo cast,cdo moment.Nese dicka e beja une,sigurisht qe edhe Arke do e bente.Pa permendur gjera te felliqura qe mund t'ju vine ne mend ose gjera qe vetem gjinia perkatese i ben.Miqesia jone isht e vecante.Ose te pakten une u ndjeja e vecante me Arken.Ai ishte vertet nje shok i ngushte,qe nuk me ka lene asnjehere ne balte.Le te themi qe jam me fat.Miqesia eshte nje cels,qe shumica e njerezve ose nuk dine te hapin porten qe kane perballe ose e kane humbur me kohe.
Megjithate,te kthehemi tek rregullat.Nder me kryesoret sic edhe ju thashe ishin lenia e oreve ose e provimeve.Nese e vendosja nje dite te mos beja asnje ore se nuk kisha nerva,Arke ishte gjithmone me mua.Ose nese Arkes i dhimbte papritur 'barku' une behesh doktoreshe dhe e coja ne 'urgjencen' me te larget te mundshme,qe sherbente kafet me te mira ne qender.Dita sigurisht ikte me 'mjekime' pas kafes e ndonje sufllaqe apo pica dhe Arke sherohej.
Nje tjeter detaj ishin provimet,mesimet,si gjithcka tjeter.Nese une mesoja e Arke jo,atehere te dy nuk kishim mesuar.Rasti i sotem,nese njeri nuk dinte asgje e ngelte,do te ngelnim te dy.
"Shoqe"-thirri Arke i cili sapo doli nga provimi,por pa asnje emocion.Une kisha pak qe kisha dale dhe po e prisja.
"Shoku"-ia ktheva dhe e perqafova,"Si shkoi provimi?"-i thashe dhe nderkohe me hodhi krahun ne qafe duke ecur drejt lokalit.
"Mire..se di"-u shpreh ai,"Ti?"
"Mire dhe une"-thashe,por dukej sikur ai s'ishte i sigurte.
U ulem ne lokal,porositem kafe dhe vendosa te nis biseden.Dukej sikur Arke ishte i heshtur.Dicka nuk shkonte.
"Arke cfare ke?"-e pyeta.
"Ka dicka qe do te ma thuash,Krist?"-me foli ai ftohte.
"Une? Jo,shok.Cfare?"-po e shihja me habi,"Arkelan cfare ke? Edhe pak me pare me pe me inat edhe tani po me flet sikur te ishim te huaj.."
"Si dole ne provim ti Kristabel?"-situate po behej edhe me e cuditshme sec dukej.
"Une ngela"-tha ai me pas.Ne ate moment habia mu shtua e ne te njejten kohe nje ndjenje faji.
"Perse? Si ? Nuk kishe mesuar?"-iu drejtova.
"S'kisha mesuar? Zonjushe,nuk me thate qe do plotesonit te gjithe fleten"-ma ktheu me ironi.
"Por,tani qenka faji im?"
"Sigurisht.Ne kemi thene se do ndajme cdo gje me njeri-tjetrin e ndersa ti nuk e more mundimin te me shkruaje nje mesazh gjate provimit.Une plotesova vetem 1 ushtrim dhe ate e di qe e kam bere gabim.A keshtu erdhen punet shoqe e dashur?"
"Une te thashe mos ngel pa me thene mua.Ngaqe nuk me the mendova se gjithcka ishte ne rregull.Pastaj,nje provim eshte"-e ne ate moment debati u ndez edhe me teper.
"Nje provim eshte? Keshtu pra,Kristabel? Sikur do realizonim gjithcka bashke? Sikur ishim shoke te ngushte ne?"
"Jemi,Arke.C'po thua? E perserit dhe gjithcka ne rregull"
"Ti je egoiste,Kristabel"-e ajo fjali me kaloi perpara syve si rrufe.
"Egoiste? Nuk e dija qe egoizmi kishte te bente me faktin se une zgjidha nje provim dhe ti jo.Nuk e dija as qe nje provim koti do te te bente te thoje fjale te tilla e te vije ne dyshim miqesine tone"
"Vertet? Ky provim ishte me i rendesishmi dhe ti e dije shume mire.Egoiste je! Kur ti te hedhesh e lumtur kapelen e diplomimit,une do jem duke te te pare nga dritarja e ndonje lokali ku do beje nje pune te rendomte kamarieri.Perse? Sepse nuk e fitova shkollen,nuk e fitova ate provimin koti dhe shoqja ime e ngushte me la ne balte.Faleminderit shume,Kristabel!"
"Pra kaq ishte? Po me jep duart per shkak se ngele nje provim? Se kujton se pas kesaj s'do t'ia dije me per ty,por per kapelen e diplomimit? Mendon vertet se do harroja gjithcka kemi kaluar bashke per nje provim? Fakti qe e cilsoj si provim koti do te thote qe miqesia jote ka me shume rendesi,por mesa shoh e kam vetem une kete mendim.Faleminderit ty,Arkelan!"
Dhe kjo pra ishte zenka jone e pare dhe ndoshta e fundit.Miqesia jone u kris per shkak te nje rregulli qe ne dukje ishte i parendesishem,por qe arriti te na ndante.Pasdite shkova ne shkolle per te pare rezultatin dhe kisha marre 8.5.Ndoshta jo rezultati qe doja,por i mjaftueshem.Per pjesen e mbetur te dites,mendova vetem per Arken.Ishte faji im.E ndoshta dhe i tiji.Ndoshta i te dyve.Po tani?
Projekti i veres eshte ky qe lexoni me siper.Komedi-romantike me pak 'The Lucky Girl' vibes.Shijojeni! ❤❤ Edhe Redi_ola postoi historine e saj,ndiqeni! <3
YOU ARE READING
Mos me dashuro!✔
RomanceDy shoke te ngushte grinden per shkak se njeri prej tyre thyen nje nder rregullat themelore te miqesise se tyre.Por c'do te ndodh kur Krista dhe Arke te takohen serisht rastesisht ne Florida gjate pushimeve te veres?