Arkelan's P.O.V
Sjelljet e atij tipit me kishin ngritur nervat vertet shume.Ndonese dihej qe ne momentin qe vendosa te punoj si kamarier qe tipa te tille do kisha me shumice,ai po me acaronte qe ne javen e pare te punes.Aq me teper qe ne kete situate ishte e perfshire edhe Krista.Shoqja ime me e ngushte.Dua te them,ish.Nuk e di c'kishte ndodhur me te brenda nje muaji e pak qe ne nuk kishim folur,por le te themi qe prania e Lukes e kishte ndryshuar shume.Edhe ajo puthja...mu kujtonte ai moment si nje enderr e keqe.Nuk doja qe ai tip te ishte prane saj e aq me teper ta afronte aq shume e ta puthte ne buze.Ndoshta s'ishte hera e pare qe ishte prane nje djali,por asnjehere nuk kishte marr puthje.
Me e bukura e gjithe kesaj meseleje qe ishte perfshire miqesia jone,tanime e prishur,ishte fakti se na interesonte per njeri-tjetrin.Te pakten mua me interesonte se c'ndodhte me te.Ndonese nuk mund ti afrohesha,as ti flisja sepse ajo me zhgenjeu.Ajo me la ne balte ne momentin me te rendesishem te jetes.Po pra nje provim koti.Ishte verte nje i tille.Sa idiot u tregova! Me mungonte vertet ajo.Ndoshta tani do ishte prane Lukes e s'do mendoj me per mua e kete miqesine tone.
"Arke,c'do bejme?"-me foli August.Mendimet me kishin perhumbur aq shume sa ne momentin qe August me foli u tremba.
"Se di"-thashe,nderkohe qe u ngrita,"Dalim! Bejme nje xhiro nga deti.U lodhem sot.Do na bej mire pak ajer i paster" Veshem pantallonat e shkurtra,nje kemishe te holle,rregulluam pak floket dhe dolem.Shetitjet ne mbremje kane qene gjithmone te preferuarat tona.Edhe nese perfundonim tap pas nje feste,xhiro neper rruge ose buze detit i kishim tonat.
"U shty ndopak sot?"-pyeti August nderkohe qe ecnim.
"U shty.Ishte Krista..."-thashe,kur August hapi syte i habitur.
"Krista?Per Kristabelin e ke fjalen? Ketu?"-pyetjet e tij ishin te pafundme.Ishte po aq i habitur sa une ne momentin e pare qe e pashe.
"Luka,ai pasaniku qe te pata thene qe ngjan me Leon,me shtyu ne pishine.Gjate perleshjes me fjale Kristabel ishte aty.E njihte,ishin te afert"-s'dija c'te shtoja e te hiqja,ishte nje situate e komplikuar.
"Si u ndjeve ti?"-me pyeti.E pashe dhe qesha.Se di pse por me vinte te qeshja.Si u ndjeva valle?
"Me kaploi nje ndjenje faji,shok.Sikur te mos ishim zene per ate provim idiot,sikur te mos isha treguar aq krenar.Sikur Krista te mos ishte ne krahet e tij..."
"E tij? Cili tij? Luka serisht?"-pohova me koke.Ecem ca.Pame detit,hera-heres puthitem kembet me reren e here me bregun.
"Jane bashke?"-August nuk ishte tipi qe bente shume pyetje.Ishte gjithmone ai shoku qe te degjonte me ore te tera pa te nderprere.Ndonese mund te harroja ndonje detaj pa i thene,me kujtohej ne menyre imediate,por ai serisht nuk pyeste.Pikerisht ne kete situate,kur per here te pare nuk dija te shprehesha,pyetjet e tij ishin rrufe.
Per te vene qershine mbi torte,perballe nesh u gjend Krista dhe Estel.Ne momentin qe doja ta kaloja kete bisede,ajo u shfaq.August shihte nga une e ndersa une nga ajo.Ndaluan perballe nesh.
"Hey August"-foli Estel dhe u perqafuan.Ndersa ne ishim te ngrire duke pare njeri-tjetrin.
"Mire si je Estel? Jeni me pushime ketej?"-ata te dy vazhduan biseden.
"Pune dhe pushime.S'te kam pare,ndonese punoj kamarier.Te ky hoteli jeni apo jo?"
"Po.Cudi!"-tha Estel.Nderkohe perfunduan biseden.August i dha doren Kristes dhe beme te largoheshim.
"Arkelan prit!"-mu drejtua Krista.Kete here mendova vertet se ishte momenti per te pritur.
"A mund te sqarohemi? Kjo situate e tille po me lodh."-u shpreh ajo.
"Nuk jam i kenaqur as une"-thashe.
"Te lutem lere njehere te vetme ironine menjane! Une jam Krista dhe ti je Arke.Ne ishim shoke te ngushte deri dje.Nuk perdornim as talljet me shaka me njeri-tjetrin e jo me ironite.Cfare ndodhi valle? Perse perfunduam keshtu?"-mu drejtua.Ishte koha ti kerkoja falje.
"Nuk me pelqen as mua.Te kerkoj falje! Miqesia jone ka vlere me teper se nje provim koti.Kishe te drejte! Ke te drejte per cdo gje.U tregova shume krenar,ndonese ishin rregulla te miqesise sone.Brockulla! Nuk jemi femije"-thashe e u afrova tek ajo.Ajo leshoi nje buzeqeshje.Me kishte marre malli per ate buzeqeshje.
"Arkelan,"-mu drejtua kete here me nje fytyre serioze.U dorezova! Nuk prita me asnje pergjigje.Fundja e dija c'do thonte.'Lamtumire Arke!Jam e lumtur me Luken.Ti s'me vleresove.Nje provim koti me lendoi...' Bera per te ikur nderkohe qe ajo thirri :
"Heres tjeter mos guxo te ngelesh pa me thene mua! Kete here po ta fal"-qeshi.U ktheva tek ajo duke e ngritur ne krahe dhe duke e rrotulluar.Isha kaq i lumtur.Se di se c'lloj ndjesie tjeter mund ta pershkruaja vecse lumturi.Shoqja ime me e mire ishte serisht me mua.
"Te kam xhan,shtrig!"-iu drejtova.
"Edhe une,trap!"-me tha.
"Po une si te te fal qe mire s'me pershendete po as doren s'me dhe?"-mu drejtua Estel.Qeshem.
"Me falni zonjushe!"-perqafova dhe Estelin.Edhe pse ishte shoqja e Kristes,gjithmone ka qene pjese e grupit tone.
"Epo grupi,vera sapo filloi me duket mua!"-u hodh August. Ne ate moment kaloi nje vajze.August u mrekullua.E c'kishte kaq te bukur ajo?
"Djaloo"-e thirra sapo u largua.
"Jo,August pis aty!"-tha Krista.August iu kthye me nje veshtrim si te thoshte 'perse?'.
"Do e vras ndonje dite ate,pse ? "-tha Estel.Vazhduam shetitjen.Une dhe Kristabel kishim shume per te folur,por ate mbremje po e linim per biseda te kendshme,shaka te cilat na kishin munguar vertet shume.
YOU ARE READING
Mos me dashuro!✔
RomanceDy shoke te ngushte grinden per shkak se njeri prej tyre thyen nje nder rregullat themelore te miqesise se tyre.Por c'do te ndodh kur Krista dhe Arke te takohen serisht rastesisht ne Florida gjate pushimeve te veres?