Arkelan's P.O.V
Mbremja e dashurise erdhi.Cilesohej e tille pasi cdo sezon veror,gjate muajit korrik ne festen e pare te ketij muaji,lindte nje dashuri e re.Kjo gje ndodhte me nje kercim,nje puthje a ndoshta vetem me nje perqafim per ti kerkuar keshtu partneres qe te behej e dashura jote.Djemte e kishin kete detyre.Kushti kryesor i festes ishte te shkoje i pashoqeruar.Une dhe August ishim bashke,por nuk perbente problem pasi kushti kishte te bente me partnere ne cift.Pra,ishte njefare seleksionimi vajza dhe djem.Djemte ftonin vajzat,kercenin,ndoshta edhe kendonin,qeshnin dhe dhuronin dashuri.Kjo ishte kryesorja.E kush tha qe dashuria me shikim te pare nuk ekziston ? Dashuria mund te pershkruhet edhe si nje impakt i pare mes dy njerezve qe shihen per here te pare,por qe do donin te shiheshin ne cdo dite te jetes se njeri-tjetrit ne vazhdim.
Sic thashe,une dhe August ishim akomoduar ne nje nga tavolinat.Porositem per te mire dhe nisem te kercenim lehte nen ritmet e nje muzike pop turke te titulluar 'Sevmedim Deme'.Kercimi ishte nder gjerat qe une isha shume i mire.Aq me teper kur behej fjale per kercime te muzikes pop,ritmike.Megjithate,baladat dhe kercimet ishin nje tjeter dashuri.Aq me teper ne kete mbremje.Po zieja perbrenda nga emocionet.S'kishin fund te dridhurat.
"Te ka zene korendi? Apo emocione dashurie?"-u tall August.
"Shko mor ti! Se di pse jam keshtu te them te drejten.Kam nje ndjesi,se di si."-i thashe.Muzika u ndryshua dhe muzika turke vazhdoi te perfshinte njerezit.Kete here 'Hayat Gibi' goditi zemrat e njerezve.
Ne momentin e shperthimit te refrenit,ku kengetari nxjerr gjithe vrerin,ndjenjen,inatin,dashurine per protagonisten,pikerisht ne ate moment hyn Kristabel dhe Estel.Ishin bere si dy princesha.Kristabel kishte veshur nje bust te kuq me nje fund te gjate.Heren e fundit qe e kisha pare ishte ne ditelindjen e njerit qe kishim ne klase,ne universitet.Ishte veshja ime e preferuar nga te sajat.Ajo e dinte kete gje.Kishte zgjedhur ta vishte pikerisht sot,ngjyren e dashurise? Ktheu veshtrimin nga une dhe me dhuroi nje buzeqeshje.Nje tik-tak pushtoi zemren time.Por perse? Ktheva me fund goten me tequila qe te sillja disi mendte ne vend.
Muzika kaloi ne nje latine te nxehte.Djemte nisen te ftonin vajzat ne kercim dhe skenda u ndez.Ne sfond ishte 'Nadie Come Tu'.Estel na u bashkua.
"Hey bukurosha te turpshem! Nuk keni rrembyer ende asnjeren?"-dhe piu pak nga gota e Augustit.
"E mire!"-tha.Syte e saj u perplasen me te Augustit.Se di,por u duk si nje shkendije momenti.Fundja a s'ishte kjo formula e festes se korrikut? Estel hoqi shikimin per te mos u dukur e hutuar.
"Te te rrembej?"-e ftoi August te kercenin.Ritmet e Malumes ndezen edhe me teper skenen.Une dhe Kristabel ishim perballe njeri-tjetrit,por se di perse ngutesha ta ftoja.
Ne momentin qe bera nje hap drejt saj,Luka iu afrua.S'mundja...
Kristabel's P.O.V
"Flutur!"-peshperiti lehte Luka.Sikur fryu nje fllade i lehte ere,qe me teper se me ftohi,ndezi edhe me teper zemren time.Nderkohe qe isha me syte nga Arkelan,u ktheva nga ai.
"Luka"-thashe.Ai ishte veshur me nje kemishe te zeze,gjysme te hapur,qe i tregonte trupin perfekt.Piva pak nga tequila.Ai u afrua me teper.
"Kete here do thoja qe je bere si nje nusepashke e kuqe"-me tha teksa kaloi paksa floket e mi pas.Fytyrat tona ishin paralel.Merrja fryme me veshtiresi.Ne nje moment qe ai me fliste,hodha veshtrimin nga Arkelan.Ishte stoik.As levizi as nje centimeter.Ishte e cuditshme ne fakt,pasi syte e tij tregonin dicka tjeter.
"Nusepashkat jane te kuqe me pika te zeza.A eshte e mjaftueshme kemisha ime?"-vazhdoi Luka me fjalet e tij dehese,"Per nusepashkat thone se jane fatsjellese.A s'mendon se do na sillte fat ne festen e dashurise?"-ne ate moment sikur me kerceu zemra.U ktheva me fytyre nga ai duke e pare thelle ne sy.
"Luka s'mundem!"-thashe,por ai s'me degjoi.Me kapi prej beli dhe me afroi me shume afer vetes.Mund ti ndjeja zemren qe rrihte.E imja nderkohe po protestonte.
"Perse,flutur?"-tha ai duke marr fryme thelle.
"Ti je me Sarain dhe une s'mund..."-thashe,por ai u afrua dhe me teper.U largova pak per te mos me rrembyer ndonje puthje tjeter momenti.Ne ate moment nje muzike balade nisi.Ishte kenga 'Harrome' e Ylli Limanit.Luka me terhoqi ne pisten e kercimit,por se di pse syte me shkuan tek Arkelan.Ai...atij po i dilnin lot.
"...Po t'lutna ma mir' t'bjen me shku sa nuk o von' ...Ma mir njeki andrrat tua, lej kujtimet, mu harrom!"-nderkohe qe kengetari thoshte keto fjale,ne ate moment Arkelan fshiu paksa lotet qe i rridhnin ujevare dhe u largua.Por...
DU LIEST GERADE
Mos me dashuro!✔
RomantikDy shoke te ngushte grinden per shkak se njeri prej tyre thyen nje nder rregullat themelore te miqesise se tyre.Por c'do te ndodh kur Krista dhe Arke te takohen serisht rastesisht ne Florida gjate pushimeve te veres?