Nje vape e sikletshme!🔥

241 21 49
                                    

•C'ndjesi te quhej valle,kur ishin aq te lumtur,sa here ishin perballe?•

Kishin kaluar disa jave dhe mardhenia e Kristabelit me Arkelanin kishte ndryshuar.Me fjale te tjera,te rinjt ishin afruar edhe me shume me njeri-tjetrin.Kristabel kishte injoruar ne menyre kategorike cdo perballje e te folur te Lukes duke shijuar momentin me Arken.Kishte kuptuar se ndjesia e vetme qe Luka e bente te perjetonte ishte frike.Dhe per kete kishte vendosur ta eleminonte kete frike e te largohej nga ai.

Por disa gjera nuk ndryshojne.Disa njerez nuk ndryshojne.Ndonese Krista kishte menduar se ne nje fare menyre e kishte lene menjane Luken,dukej se ky i fundit nuk ishte dorezuar ende.

Ishte nje pasdite gushti,ku vapa te percellonte e te lodhte.Arkelan dhe August ishin ne krye te detyres dhe nuk kishin asnje sekonde te lire.Turma e madhe e njerezve dhe fluksi i turisteve e kishte tejmbushur resortin e si rrjedhoje kishte shume pune si ne hotel,bar edhe restorant.

Estel dhe Krista nga ana tjeter ishin ne shezlong ne nje hije duke pushuar pak.Trupat e tyre plot hijeshi ishin te lagura nga freskia e nje deti qe ate dite te falte shume kenaqesi,ngrohtesi.

"Sa ngrohte sot!"-mori fryme thelle Krista.

"Po pra! Shume vape! Djemte do jene lodhur shume"-ia ktheu Estel.

"Shkojme te marrim ndonje uje a dicka freskuese? Sepse realisht nuk durohet keshtu"-propozoi Krista.

"Uff,ideja qe do me percellohen kembet deri tek dera e hotelit me tmerron.Po sikur te shkosh vetem ti?"-i tha Estel Kristes.

"Nuk jam cmendur ende te ece zbathur .Por nuk dua te cmendem e te vdes per uje ne kete vape.Po iki vete" Krista veshi sandalet dhe nje pelerine te holle siper bikinit dhe u nis drejt lokalit. Porositi ne banak,por djemte ishin tek restoranti. U kujtua te merrte dicka ne dhome dhe porosine do e merrte kur te kthehej.Ndoshta Arke do vinte te banaku deri atehere.

Eci drejt dhomes,ku zgjidhi trafikun qe ishte bere rruges nga turiste te shumte te rinj. Ne momentin qe beri te mbyllte deren,nje dore e ndaloi.

"Krist,"-foli zeri perballe.Ishte Luka.Kishin disa jave qe nuk flisnin.

"Luka ik!"-iu drejtua ajo dhe shtyu deren per ta mbyllur edhe pse ky i fundit peshonte me doren e tij.

Ai ushtroi pak peshe dhe arriti te hynte brenda.Mbylli deren me celes dhe ndenji perballe saj.Ajo as nuk e merrte mundimin ta shihte ne sy.

Ne ate cast nuk ndjente frike.Nuk ndihej sikur donte t'ia mbathte,por gjithsesi prania e tij nuk i krijonte ndonje ndjesi miqesore.

"Nese ti nuk do te flasesh me mua,atehere do flas une!"-tha ai i nxehur.Dukej sikur kishte nje peshe te rende qe e mbante brenda vetes prej kohesh.Nje fjale,nje fjali,qe e kishte pushtuar gjithe qenien e tij e s'po e linte te qete.Tani kishte ardhur momenti qe Krista ta degjonte me ose pa deshire.

"Krista une te dua,flutur! As qe me behet vone fare per krenari e per budallalleqe te ngjashme .Nuk ndjej asgje tjeter per askend tjeter .Je vetem ti ne jeten time.."-Krista u kthye dhe e pa.Ishte situata e njejte si disa jave me pare.Po ato fjale,po ai njeri,por kete here fjalet nuk hidheshin si shigjete.Kete fjalet e tij ishin ne njefare menyre boshe per Kristen.Ose te pakten ajo ashtu e kishte ndare mendjen te ishin.

"E kupton qe nuk e duroj dot qe Arkelan eshte gjithmone heroi i historise? Une te kerkova falje dhe te kerkoj ende 1 mije here te tjera.Me vjen shume inat qe s'dita te te vleresoj e te genjeva.Por disa njerez duhet te kene nje mundesi te dyte ne jete.Apo jo flutur?"- Krista kishte zgjedhur heshtjen deri ne momentin qe ai do te shfryhej plotesisht.Fundja sado te fliste ajo e kishte mendjen e kthjellet.Do e degjonte dhe do mbaronte gjithe ai makth te cilit i ishte larguar prej javesh.

"Me vjen shume inat qe Arke te mbron e eshte prane teje.Perse te mos jem une? Perse duhet te jete ai? " Ne momentin qe Krista u be gati ti kthehej,Luka e hodhi goditjen e tij.

"Vertet mendon se ai ia del gjithandej? Sido qe te sillet me ty,serisht e ka zemren tende,keshtu?" Pyetjet e tij te njepasnjeshme e ndezen me teper situaten duke nxjerre ne pah dicka qe nuk shkonte.

"Luka c'po thua?"-pyeti ajo e habitur.

"Me ler ta gjej! Ai do shkoj te perseris provimin dhe do te te marre ty me vete per mbeshtetje.Do e fitoje dhe do te te falenderoj.Miqesia a dashuria a c'dreq ndjenje keni ju per njeri-tjetrin do forcohet edhe me shume e ne fund Luka do jete i keqi qe nuk fitoi asgje.Humbi dashurine tende,miqesine tende e gjithcka tjeter..."

"Realisht s'po kuptoj asgje.Nga i di keto? Cfare...?"

"Provimin do e perseris fale meje.Ai mesuesi qe do e ndihmoje eshte babai im.Arke me urren,por une serisht e ndihmova.Une te dua ty e serisht e lashe ate te te afrohet e te realizoje gjithe endrrat e deshirat prane teje"

"Por..."

"Kristabel,une te dua vertet shume! Arkelan ben cdo gje per ty,por nuk e kupton qe s'po ben asgje vecse po te thote fjale te embla"-ne ate moment e shtyu Kristabelen pas muri dhe tanime ishin shume afer.Rrahjet e zemrave filluan te sinkronizoheshin.

"Me jep nje mundesi! Mund te te fal boten pa ndihmen e askujt dhe pa bere plane"

Nje vape e sikletshme gushti shtoi edhe me teper zjarrin e nje drame qe ne dukje kish mbaruar,por qe ne te vertet sapo kishte nisur zjarrin e saj.

Mos me dashuro!✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora