"Ne do dalim..do dalim domethene"-u ndje Krista disi ne siklet teksa mbyllte zinxhirin e nje fustani qe po ulerinte te mos mbyllej aq ngushte ishte.
"Pra,ne nje takim te vertete apo kafe mes shokesh?"-u tallte Estel,nderkohe qe Krista po bente shpejt e shpejt makeup-in.
"Do dalim pra"-ia ktheu Krista.
"Prit prit endacake!"-dhe Estel i mori rimelin nga dora dhe nisi ta zbukuronte,"Do behesh si majmun kaq sa po nxiton"-qeshi. Vendosi pak shkume flokeve kacurrel dhe nje buzeqeshje te lehte.
"Estel"-tha teksa po i dridhej trupi.
"Qetsohu karamele!"-dhe e perqafoi,"Shoqja ime e bukur! Cdo gje do shkoj shume mire mos u shqeteso" E percolli shoqen deri tek parku,ku me pas Arkelan erdhi e mori. Estel ia beri me sy qe ta kishte kujdes e ndersa Arkelan ia beri me dore. Krista hipi ne makine.
"Hey"-tha Arke dhe e puthi ne faqe,"Je bere shume e bukur"-i buzeqeshi.Te dridhurat e Kristes sa vinin edhe shtoheshin.Emocionet e kishin pushtuar te teren.
Ndaluan ne nje restorant peshku.Prodhimet e detit ishin te preferuarat e Kristes.Shoqeruar me pamjen e nje deti te mrekullueshem,te ulur ne nje tavoline me prane ajrit te fresket.Te ulur perballe njeri-tjetrit,gjithcka dukej e persosur.
"Edhe ti je bere shume i bukur"-i tha Krista per te thyer disi heshtjen qe mbizoteronte nga emocionet e te dyve.Arkelan gjithashtu ishte parfumosur e kuruar ne cdo detaj per te qene sa me mire ne takimin e tyre te pare.
"Dukej e cuditshme,por ky takim .."-foli Arkelan,po fjalet s'po i dilnin.
"E di dhe per mua.Ne kemi dale qindra here se bashku,por sot me duket ndryshe."-i tha ajo.
"Krist,une jam shume i lumtur prane teje"-tha ai dhe i kapi doren,"Gjithmone me ke bere te ndihem mire,por cdo here e me shume me ke bere te perjetoje ndjesi me te vertete qetesuese per shpirtin"
Romanticitetin e Arkelanit dhe emocionet e Kristes,i nderpreu kamarieri.
"Zgjodhet per porosi?"Arkelan e pa me inat nderkohe qe Krista qeshi.Kamarieri u ndje ne faj dhe u largua pa bere ze.
"Po thonim..."-tha ai.
"Te porosisnim me mire"-ia ktheu Krista,nderkohe qe qeshi me te madhe.
"Shpirt.."-tha Arkelan,teksa zeri nisi ti ulej.Ishte padashje,por e qeshura e saj e beri te shprente ndjenja e fjale qe s'do kishte guxuar ndonjehere ti thoshte.
"Doja te thoja.."-u ndje ne siklet,por duart ende i kishin te bashkuara,"Sa bukur qesh!"
Me pas porositen per te ngrene dhe shijuan prodhimet e detit.
"Pra,ne tani.."-foli Arke,por Krista nisi te kollitej.
"Krist do te te them dicka"-Krista u tremb.Ndjeu sikur edhe kete here do grindeshin,do flisnin per Luken,per gjerat qe kishin kaluar.U druajt se situata do perkeqesohej dhe s'do flisnin serisht. Beri te ngrihej,por Arkelan e kapi prej krahu.
"Te lutem mos ik! Mos ta leme pergjysme dicka qe nuk e nisem kurre"-e ato fjale erdhen si shigjete ne zemren e Kristes.U ul serisht pa bere ze.
"Dashurite nuk perfundojne kurre ne miqesi e ndersa e kunderta ndodh"-nisi te fliste,por Krista ishte kokeulur.I preku fytyren e bute dhe u pane ne sy.
"Miqesia jone s'eshte me dhe te dy e dime qe jemi drejt..."-Krista e nderpreu.
"Une nuk dua te ta thyej zemren.Nuk dua te behem une shkaktare qe cdo gje prishet,ashtu sikurse miqesia jone"
"Ne..domethene une.."-mori fryme thelle dhe mendoi 'ose tani ose kurre'.
"Une te dua! Te dashuroj Krista"-dhe dukej sikur botes iu shtua nje nur me i bukur.Krista mori fryme lehtesisht dhe buzeqeshi.
"Arkelan,une..."-u ndje ne siklet ajo.
"Krist,me thuaj nese me do dhe ti mua. Do jepja gjithcka vetem qe ti te jesh me mua"-ia ktheu Arkelan.
"E di?"-qeshi Krista,"Ti vertet nuk ben asgje pa me thene mua"-tha ajo duke kujtuar 'paktin' e tyre te perhershem.
"As une s'do bej asgje pa te thene ty. Keshtu qe..."-teksa Krista po niste te fliste,Arkelan i kapi doren dhe e pa butesisht si nje femije qe po i jepnin cokollaten e preferuar.
"Edhe une te dua.Edhe une kam rene ne dashuri me ty dhe sigurisht qe s'do e beja pa ta thene ty"-dhe Arkelan u ngrit duke e perqafuar fort dhe e rrotulloi ne mes te lokalit. Gjithe kjo romance u mbyll me nje puthje ne buze dhe ca ovacione nga kliente te tjere te lokalit.
BINABASA MO ANG
Mos me dashuro!✔
RomanceDy shoke te ngushte grinden per shkak se njeri prej tyre thyen nje nder rregullat themelore te miqesise se tyre.Por c'do te ndodh kur Krista dhe Arke te takohen serisht rastesisht ne Florida gjate pushimeve te veres?