Kristabel's P.O.V
Nje nder gjerat me entuziaste ishin festat qe organizoheshin gjate veres.Sikur edhe vetem nje muzike ne xhama makinash apo e degjuar nga nje tarrace pallati,ne vere kishte tjeter ndjesi.Te krijonte mundesi te pershtateshe me kercimin,adrenalinen,fustanet me rripa,takat e cdo detaj tjeter.Aq me teper per ne vajzat qe na pelqen te kercejme,te jemi ne qender te vemendjes,te jemi nje me muziken,te nxjerrim ne pah linjat tona."Juhuu feste!"-brohoriste Estel e veshur vetem me bikini duke rrotulluar fustanin e plazhit si nje shami.
"U cmende? Do te shohin nga jashte.Vishu pra se jemi vone"-iu drejtova.Po kercente si e cmendur pa nisur ende festa.
Sigurisht qe rregullimi,rrobat dhe makeupi zgjaten pak sepse vajzat keshtu e kane.Vendosa te vesh nje fustan te bardhe,theksova pak makeupin,pasi me pelqente shume te nxirrja ne pah nuancat e zbehta te paleteve,floket e shtrira dhe ne fund nje pale taka te zeza.
"Wow! Vajze,ku do vesh keshtu?"-mu drejtua Estel duke me rrotulluar.
"Ti e di qe nuk e kam shume te lehte te eci me taka,zonjushe.Keshtu qe mos me bej te vi me atlete"-i thashe.Shoqja ime bukuroshe kishte veshur nje fustan te ngushte te zi,qe i rrinte mbas trupit dhe tregonte linjat e saj perfekte.Floket i kishte shpurpuritur me ca onde te medha.Fytyren e kishte celur me ca xixa dhe konturet i kishte theksuar.Dukej kaq bukur! Epo festen e pare te hotelit kuptojeni vet se kush do e sundonte.
Me nje qendrim krenar,nje ecje ne dukje mendjemadhe,floket sa andej-kendej,une dhe Estel ecem ne pasarelen ku kalonin te gjithe klientet e hotelit per te shkuar ne ambientin buze pishines ku behej festa.
Zume vend ne nje nga tavolinat e larta dhe filluam te veshtronim kuturu.Mesa dukej festa donte edhe pak te fillonte.
Ne sfond ishte nje muzike e lehte,nje version akustik i kenges 'Arcade'.Nje kenge qe me sillte ndermend shume kujtime e ma bente mishin kokrra-kokrra.Ishte pikerisht nje moment ku une dhe shoku im...ku une dhe Arkelan prisnim me padurim mbremjen e finales se eurovizionit dhe grindeshim se kush do e fitonte.Ishim fans te kompeticionit,por pelqimet tona ishin vetem per te kundershtuar njeri-tjetrin.
"...I spend all of the love I've said;we were always a losing game..."-ne momentin qe kjo pjese kenge u kendua ne pasarelen e klienteve kaloi Dicaprio.Kaloi ai djali me sjelljen e cuditshme pak dite me pare.Ai me trupin e Cristiano Ronaldos,qe s'ia dija as emrin.Syte na u perplasen,por une u shkeputa menjehere.Ai kishte ne krahe llasticen qe kishim komshie ne hotel.Hodha veshtrimin kuturu si te mos e kisha vene re fare prezencen e tij.
Muzika me ne fund ndryshoi.Ne njefare menyre festa u ndez,filloi.Ambjenti buze pishines,ne hotelin luksoz 'Bloom' u ndricua dhe u gjallerua me teper nga turma e njerezve qe tanime kercenin nen ritmet e 'Que Pena' te J Balvin dhe Malumes.
"Sikur te gjenim ndonje si Maluma ketu"-me tha ne vesh Estel.
"Maksimumi qe mund te gjesh mesa po shoh eshte Dicaprio"-shtoi.E ne ate moment veshtrimi me shkoi serisht tek ai.Dicaprio me pa dhe me dha nje buzeqeshje.Ngriva.Bera sikur shihja prapa per te pare se mos po i buzeqeshte dikujt tjeter,por jo.E kishte vertet me mua.
U ndava nga Estel per te ecur drejt tualetit,por Dicaprio ende s'mbi ndante syte.Vura nje buzeqeshje gjysme ne fytyre,por veprimi qe llastica beri perpara meje ishte i neveritshem.Ne momentin qe i dhurova buzeqeshjen,ajo e afroi afer vetes dhe e puthi ne buze.Sigurisht neveria qendroi tek fakti qe i dhuroi nje puthje me zor.Ndonese djemte s'para thone jo kur i puthin ne buze,aq me teper nje si ky.
Ne nerva e siper nxitova me teper drejt tualetit.Freskova pak makeupin,lava duart dhe bera te dal.Perballe meje u gjend ai.Dicaprio.
"Hej"-me tha.
"Mund te ma hapesh rrugen?"-i thashe pa e pare ne sy.
"Me fal per sjelljen e Sarait.Xhelozia e saj ndonjehere i kalon limitet"-tha.Ne ate moment e pashe ne sy,por situata ishte disi e sikletshme,pasi ishim shume afer.Mora fryme thelle dhe i thashe :
"Perse me kerkon falje? C'lidhje kam une me ty apo me te?"
"E di qe u ndjeve keq"-tha teksa me preku lehte ne faqe,por ia hoqa doren menjehere.
"Se c'ben ti me te dashuren tende eshte puna jote,jo imja"-thashe.
"Dakord.Ke te drejte!"-tha,duke vazhduar me shikimet qe te shkrinin gjithe qenien,"A mund te ma tregosh si quhesh?"
"Perse te duhet emri im? Te mjafton emri Sorait"-thashe me nerva dhe e shtyva.Kur po dilja nga tualeti bertiti me te qeshur.
"Quhet Sarai.E ndersa une jam Luka.Gezohem flutur!"
Gjithe rruga nga tualeti ne ambjentet buze pishines dukej nje pafundesi.Faqet me ishin skuqur dhe se dija c'po me ndodhte. Luka? Flutur?
YOU ARE READING
Mos me dashuro!✔
RomanceDy shoke te ngushte grinden per shkak se njeri prej tyre thyen nje nder rregullat themelore te miqesise se tyre.Por c'do te ndodh kur Krista dhe Arke te takohen serisht rastesisht ne Florida gjate pushimeve te veres?