Arkelan?

310 22 20
                                    

Festa vazhdon te ishte energjike,por mua me kishin mbaruar te miat.Qe prej situates me DiCa...me Luken.Pra djaloshi bukurosh quhej Luka.Po dhe kishte nje te dashur.Ketej mu drejtua me 'flutur' e ketej ..oh zot! Sarai e bezdisura po e lepinte.Duh e shpifur! Per te mos thene qe po e puthte dhe e perkedhelte sepse ajo acaruese nuk dinte ta bente kete gje.

"Qesh pak!"-me tha Estel nderkohe qe vuri re gjendjen time te renduar.Shfryja nga nervat e ndoshta nga nuk e di se cfare.Isha vertet shume ne siklet,dridhesha.

"Hajde pra Krista! Mblidhe veten! Eshte vetem nje djale"-me tha dhe iu ktheva me nje shikim vdekjeprures si ti thoja 'po e di c'gjini ka'.

"He said one day you'll leave this world behind,so live a life you will remember.My father told me when I was just a child .These are the nights that never die..."-u degjua ne sfond kenga e Avici me brohorima ne grup te pasanikeve acarues qe na e bene lemsh veren pa nisur ende mire.Ishin te gjithe krahe per krahe.Sado keq ti benin njeri-tjetrin e ndoshta sado mbas dore ta linin njeri-tjetrin,ata ne fund ishin te bashkuar,ishin grup.Nje shoqeri,ca njerez te perqafuar qe qeshnin e kendonin.I shihja me mallengjim.

Estel me pa dhe me perqafoi.Po tundeshim nen ritmet e muzikes ashtu te perqafuara.Ne ate moment me doli nje lot i pazakonte.Se di perse por brenda meje u shfaq nje ndjenje faji,malli.Dikush me mungonte.Arke..po me mungonte shoqeria e tij!

Veshtrimet e Lukes vazhdonin te me shenjestronin.Ne njefare menyre u kthyen ne dicka bezdisese.Ndihesha si e perdorur.Ktheva nje teke vodka e shoqeruar me lime.Estel qeshi.

"Qetesohu flutur!"-me ngacmoi dhe mori nje pickim.

"E kthejme dhe nje bashke?"-pame nga njera-tjetra dhe e kthyem dhe nje teke.U pershtatem me muziken dhe nisem te kercenim.Shikimet e Lukes i harrova per nje moment.Ndonese me bisht te syrit e kuptoja qe ende me shihte.

Pas pak castesh nisi sherbimi me kokteile te tjera dhe fruta te thata ose patetina per ti shoqeruar.Klientela e lokalit vazhdonte te terbohej edhe me shume.Ambjentet jashte ishin mbushur plot.Ne nje moment e gjetem veten ngjitur me nje grup te rinjsh,por i kerkuam te falur dhe ata na mirekuptuan me nje buzeqeshje duke e kuptuar qe kjo situate ishte njesoj per te gjithe.Pista ne mes,ajo e kercimit u mbush edhe me shume duke lene paksa hapesire rreth tavolinave.E tanime Luka ishte serisht perballe meje.Por nuk po me shihte.Dicka po qeshte me shokun e tij.

"Kristabel,ke dale me Luken sot? A t'ju le vetem mos ju shqetesoj?"-tha Estel duke me gjuajtur lehte ne krahe si te me zgjonte nga nje enderr.

Nisem me procesin me te bukur te cdo feste,fotot.Foto me pije,pa pije,me buze,me buzeqeshje,video dhe shume fytyra te tjera te ndryshme.Instagrami do pushtohej.Por kjo gje ishte normale derisa momenti u prish..Kthyem koken dhe pame Luken qe po ngrinte zerin me njerin nga kamarieret.

"Serisht ti? A nuk te kane hequr ende ty? Ti je i paafte! Sherbimi eshte shume i ngadalte.Me sill dhe ca akuj te tjere"-u degjua te ankohej,por djali perballe tij nuk fliste fare.Ishte nje pamje e zymte e ndersa djali ishte me kurriz.

"Krista shiko pak"-me terhoqi vemendjen Estel me nje koment ne foton e instagramit,derisa u degjua:"Uuu"-nga turma e madhe e njerzve.Ne pishine ishin gota te thyera,kokteilet e derdhura dhe tabakaja.Pas pak dhe djali kamarier doli ne siperqafe.Ishte...Arkelan? U afrova tek pishina,nderkohe qe August e ndihmoi te ngrihej.Ata ishin ketu?

"He pra ju thashe qe ky djalosh eshte i paafte!"-Luka nisi me shfaqjen e tij.Sigurisht,e ku keni pare ju ndonje te bukur neper festa qe mos te jete sa acarues aq edhe ironik dhe grrices?

"Luka lere!"-i thashe.Arke me pa.Perplasem per nje moment shikimet,por une u ktheva serisht tek Luka.

"C'te shqeteson me te? Nese s'te pelqen sherbimi,thirr nje kamarier tjeter"-nuk i besova fjaleve qe thashe.Arke kamarier? U ktheva nga Arke dhe ishte e vertet.Ai ishte veshur me uniformen e kamarierit.

"Eshte thjesht nje kamarier.Paguhet per sherbimin.Te sherbej si duhet!"-me vinte ta godisja fort.Se di pse por fjalet qe nxirrte nga goja ishin si thika.Arke nuk nxorri asnje fjale.

"Shfaqja mbaroi,playboy!"-iku Arke duke i perplasur shpatullen Lukes.Ky i fundit provoi ti gjuante,por Arke ia kapi doren.Me pas u largua bashke me Augustin.

Une shihja nga Estel dhe ajo nga une.Nderkohe qe edhe ne po beheshim gati te largoheshim per ne dhome,Luka me afrohet serisht.

"Flutur,jam i pafajshem!"-me nje fytyre prej te pafajshmi si bebe.Me pas me shkeli syrin dhe une u largova per te shpetuar nga kjo torture.

Mos me dashuro!✔Where stories live. Discover now