Nuk te mbroj dot!

173 19 7
                                    

Kishte kaluar nje jave,qe kur Arkelan dhe Kristabel ishin takuar per here te fundit. Ne fakt qe prej takimit te tyre te fundit tek dera e shtepise se Kristes,te rinjte nuk kishin patur asnje kontakt me njeri-tjetrin. Arkelan s'ishte pergjigjur asnje telefonate apo mesazhi te Kristes. Dicka nuk shkonte dhe Kristabel ishte shume e shqetesuar. Dyshonte se mos ky largim i Arkes kishte te bente me Luken a ndoshta me ata te dy.

I vinin shume mendime ne koke,por asnje rezultat. E gjente veten duke menduar pafund.Hera-heres qante.Qante shume duke fajesuar veten se mos ndoshta e kishte ajo gabimin.Femrat ne pergjithesi e kane manine per ti zmadhuar gjerat . Aq me teper kur ka femra qe nga natyra jane possesive ne kulm.

Pas qindra mesazhesh e telefonatash te pafundme pa pergjigje,Kristabel vendosi te shkonte te shtepia e Arkes. Te pakten nena e tij do e dinte edhe nese ai kishte shkuar ne fund te botes pa lajmeruar.

Mori fryme thelle,pastroi disi fytyren e skuqur e te lodhur nga lotet,nga pritja e nga gjithcka. Rregulloi pak floket,veshi nje bluze te bardhe dhe xhakovenden xhins siper.Atletet e bardha per fund dhe mbylli deren duke dale nga shtepia.

Eci drejt lagjes se Arkelanit,qe ishte disa metra tutje.U qetesua dhe njehere,u mbush me fryme dhe trokiti. Dera u hap pas pak sekondash dhe doli e ema e Arkelanit. Pa me nje veshtrim keqardhes,por e ndryshoi mimiken menjehere si te pertypte nje te vertete sekrete. U ul per pak minuta ne divanin ku po rrinte dhe hapi nje liber. Vendosi nje shirit ngjyre jeshile tek faqja e mbetur dhe hoqi syzet.

'Sa bukur! Nje grua ne moshen e saj te lexoje. A s'kane te moshuarit nje mije halle mbi koke? C'mund ti beje nje liber?'-mendoi Krista,nderkohe qe e ema e Arkelanit u kthye nga ajo :

"Bije si je?"-foli ajo miresisht.

"Teta,mire si je ti?" Qetesia mbizoteroi. Te dyja donin te flisnin,por s'munden te nxirrnin asnje fjale. E ema e Arkelanit i beri me shenje te futej brenda.

"Do nje limonate?"-e pyeti ajo me pas.

"Jo,faleminderit."-tha ajo,teksa pa perreth.

"Teta,Arkelan ku eshte?"-pyeti Kristabel me ne fund.

"Arkelan?"-ia ktheu ajo si te mos e kishte degjuar pyetjen.

"Kam nje jave pa folur me te.Jam vertet e shqetesuar. Ku eshte ai?"

"Ai..ai ka ikur te tezja e tij ne Amerike. E mori ajo atje per nje kohe per pune" tha e ema me zerin qe i merrej here pas here.

Heshtja mbizoteroi per pak kohe. Nderkohe qe Kristabel u ndje e pashprese. Ndihej sikur dicka nuk shkonte,por e ema e tij nuk jepte asnje shenje ndihmuese. U ngrit dhe beri te ikte.

"Bije,"-e kapi prej krahu e ema e Arkelanit,nderkohe qe i doli nje lot. Kristabel pati nje rrahje te forte zemre.

"Arkelan...Arkelani eshte ne dhome"-Kristabel u habit,por e ema vazhdoi :

"Ai ka disa dite qe eshte ne shtepi. As nuk del,as nuk flet me njeri. Madje as me mua. Dje arrita te flas me te. Mundi te hante pak buke.."

"Arkelan..."-tha duke shfryre," Arkelan eshte shume i deshperuar,bije.Fajeson veten. Mendon se cdo gje qe i ndodh,gjithcka qe perjeton perfundon shpejt ose deshton. Ai ka frike..."

"Nuk e di ne do flase me ty,por mire do ishte nese te sheh"-perfundoi e ema.

Sapo Kristabel beri te shkonte ne dhomen e Arkes,e ema e tij i kerkoi Kristes ta degjonte dhe per pak. Ajo i tha kesaj te fundit disa fjale qe s'do i harronte kurre.

Kristabel nisi te kishte disa te dridhura zemre,ca emocione qe s'kishin emer,por qe e perpinin te teren. Hapi deren me ngadale.

Arkelan ishte shtrire ne krevatin e tij me kurriz nga dera.Sapo aroma e Kristes depertoi ne dhome,ai mori fryme thelle pa u kthyer asnje centimeter nga ajo.

"Arke,shpirt!"-foli ajo me zerin qe i dridhej.Por arriti te buzeqeshte pak sa per ti dhene pak shprese .

"Sa bukur tingellon! S'te kisha thirrur ndonjehere"-tha ajo dhe u ul ne shtrat,ne cep pa iu afruar.

"Fola me nenen tende"-vazhdoi me pas ti tregonte,si te ishin takuar cdo dite e asgje te mos kishte ndodhur,ndonese lotet e tradhetonin nderkohe qe fliste.

"Eshte nje grua e mrekullueshme. Kur erdha ketu,ajo po lexonte nje liber. Mendova 'si mundet nje grua ne moshen e saj te lexoje nje liber?' Dukej kaq bukur teksa lexonte.Dhe ajo si te ma lexonte mendjen,kur po vija per tek dhoma jote me tha :

'per te harruar boten perreth,hallet,shqetesimet e cdo gje tjeter,njeriu ndonjehere struket ne nje cep dhe analizon nje bote krejt ndryshe qe ndoshta nuk ekziston fare. Por ne nje menyre a ne nje tjeter pershtatet me te,me iluzionin e fantazine,sepse njerezve u pelqejne endrrat. U pelqen shpresa. E zgjojne shpresen edhe ne momentin me te keq te jetes se tyre...'

Kisha degjuar qe te moshuarit dine shume,por kuptova nga mamaja jote qe ajo nuk di shume.Ajo ka jetuar shume. Edhe kur nuk ka askend tjeter,ajo te ka ty. Shpresa e saj je ti"-me lot ne sy Krista merte fryme me veshtiresi,por perpiqej te mos e jepte veten.

"Por e di c'me tha tjeter? Njeriu zgjedh ta fshehe dhimbjen,kur nuk ka forca ta perballoje ate.Prandaj ne fillim nuk me tregoi per ty. Dhe ajo qe me beri te kuptoje ishte se ... ti po e fsheh dhimbjen,trishtimin,deshperimin brenda ketyre kater mureve"-shfryu e cliruar,por tha edhe nje fjali te fundit.

"Une nuk mund te te sheroje,nuk mund te ta zbus dhimbjen e as te ta shuaj pergjithmone,por perse nje here te vetme nuk zgjodhe ta fshehnim bashke?"-ne ate moment Arkelan shtyu paksa lotet tradhetare dhe u kthye nga ajo. Fytyra e tij tregonte pamjen e nje deshtaku,te deshperuari,qe kishte humbur gjithcka. Kishte ca vula te kuqe ne balle e ne buze. Kur e pa Kristabel shpertheu edhe me shume ne te qara.

"Si mund ta fshehim bashke,kur une nuk te mbroj dot ty?"-tha ai.

Mos me dashuro!✔Where stories live. Discover now