"Nese kam bere dicka qe te ka merzitur,te kerkoj falje. Ose ndoshta kam thene dicka qe ty te bezdis pa dashje,serisht e pranoj eshte faji im. Por dreqin,Arkelan...me fol! Me thuaj nje fjale"-i lutej ajo me lot ne sy,pas nje monologu te gjate me veten.
Ishte perpjekur ta mbante perbrenda dhimbjen,mallin qe ndjente per frymemarrjen e tij te lehte,qe ndjente kur e perqafonte,per buzet qe i dridheshin kur ai shqiptonte emrin e saj,per aromen e parfumit te tij,per syte qe ia ngulte i buzeqeshur. Ishte perpjekur ta fshihte gjithe kete duke i treguar biseden me nenen e tij me nje ton me te qete,me pak te deshperuar,por s'zgjati me teper. Nuk u perpoq dot me shume. E mori fajin per vete,sic bente gjithmone,duke mbrojtur dashurine dhe rendesine qe ai person kishte ne jeten e saj.
Kete gje e kishte bere shume here me Arkelanin. Edhe kur ishin shoke te ngushte ajo e ulte hunden e para dhe kerkonte falje ose ne njefare menyre 'shpetonte' miqesine e tyre duke mbajtur fajin per vete. Edhe tani qe ishin te dashuruar,edhe tani qe dallget e furishme e kishin pushtuar kete dashuri ne kulmin e saj. Edhe tani kur s'kish me shpetim,ajo serisht zgjodhi te merte anijen e saj te shpetimit dhe ta mbante serisht fajin tek vetja.
Por Arkelan e kishte vendosur. Thelle brenda tij kishte shume ndjenja njekohesisht. Kishte mllef,ankth,inat,dhimbje,merzi,por ne nje cep aty diku kishte dashuri. Dashuri qe peshonte me teper se gjithe ndjenjat e tjera,por qe e mbysnin duke qendruar e zbehur dhe e menjanuar.
Kishte per rreth nje jave qe i kishte thene 'mirupafshim' botes duke u distancuar nga gjithcka e cdokush. S'kishte biseduar as me nenen e tij deri nje dite me pare. Ishte e habitshme se si nje grua e mrekullueshme si nena e tij i bente njerezit te shpreheshin aq lirisht tek ajo. Fjalet e saj i kishte ngulitur ne mendje dhe nuk kishte vene gjume ne sy. Jo per faktin se i kishte thene dicka te tmerrshme,por sepse ajo kishte zgjedhur nje menyre ndihmuese per ti treguar atij se cfare ka me shume rendesi ne jete.
"Bir,nese ke frike ta lendosh dike,do lendohesh vete nga kjo frike"-i kish thene ajo te birit,"Une e di qe ti e do Kristen,po ashtu edhe ajo te do ty. Te pakten shpjegoja,foli dhe thuaj gjithcka sic eshte. Mund te merrni cfaredo lloj vendimi,por e mira eshte qe dy njerez te rritur te flasin perballe njeri-tjetrit per te mos cjerrur me teper plage qe po iu dhembin te dyve"
Edhe nderkohe qe Krista i tregonte per biseden e saj,atij i regjistroheshin edhe njehere fjalet e nenes. U ngrit nga krevati,por ishte ende me kurriz.Krista nuk i foli. Mori fryme thelle dhe me ne fund mori guximin te kthehej nga ajo. Ne fytyre kishte te cara ne pjesen e ballit dhe ne buze. Kristes iu drodh zemra dhe i doli nje lot. C'kishte ndodhur valle?
"Zemer"-u hodh ajo e shqetesuar,pa bere asnje hap. Ai u ngrit dhe u ul prane saj nga ana tjeter e krevatit ku ishte ajo. I kapi doren dhe nisi ti flase :
"Krist,une jam mire. Mos u tremb!"-tha si fillim per ta zbutur disi shqetesimin e saj. Krista nuk i kthen pergjigje dhe ngriti doren per te balli i tij. I preku plagen e me pas zbriti duke i perkedhelur te gjithe fytyren. Ishte nje dore e bute, e cila i kishte munguar Arkelanit e ishte si nje ilac per te. I kapi doren dhe ia puthi.
"Mos ik,Arkelan"-tha ajo,"Mos u largo nga ne,nga dashuria jone. Une te dua shume dhe ti mua! Perse nuk flet me mua? Perse je ne kete gjendje?"-e bombardoi Kristabel me pyetje. Kishte te drejte te dinte gjithcka,por Arkelan nuk guxonte.
"Te lutem zemer! Me thuaj nje fjale. Pergjigju!"-tha ajo dhe pati nje shperthim emocional. Lotet i rodhen ujevare dhe s'pati me fuqi te fliste.U perkul ne krahet e tij dhe Arkelan e prit ne nje perqafim te ngrohte. Ne pamje dukej si nje perqafim plot dashuri,por edhe si nje perqafim lamtumire.
Arkelan e leshoi dhe e pa ne sy. Fshiu lotet e saj dhe e preku lehte ne faqe. I dhuroi nje buzeqeshje te lehte dhe iu drejtua me lot ne sy :
"E bukra ime,ti nuk do qash me kurre. Nuk dua te shoh me lot ne syte e tu te bukur. Fakti qe une jam shkaktari i tyre me keput shpirtin. Ti nuk do qash me ne asnje lloj situate per mua. Jo me,s'do e lejoj kete gje!"-dhe i kapi doren duke ia ferkuar lehte per ta qetesuar.
"Perse me flet keshtu?"-i tha ajo me zerin qe i dridhej,"Mos ik nga une!"
"Une nuk te mbroj dot. Une jam frikacak,Kristabel. Ne cdo moment qe dikush e cenon dashurine tone,une dorezohem. Nuk kam fuqi te perballoj presionin,njerezit,nuk mundem!"
"Po c'thua? Ne e duam njeri-tjetrin,c'na duhet se cfare thone njerezit?"-tha ajo dhe per nje moment u mendua.
"Luka ta beri kete? Prej Lukes je ne kete gjendje?" Ai uli koken. Kristabel u ngrit sa e revoltuar,sa e zhgenjyer,por aspak e surprizuar. Lotet vazhdonin ta tradhetonin.
"Po ti nga Luka ke frike? Luka eshte perbindeshi qe prish dashurine tone sa here ti vi mundesia,keshtu? E ndersa ti,ti shtrihesh ne kete dhome,mbyllesh per dite te tera pa folur me mua,vetem se ke frike se Luka do thote dicka qe do ndikoje te une? Keshtu?"
"Une nuk kam frike nga Luka."-u ngrit dhe ai perballe saj,"Kam frike nga vetja ime. Perkulem sa here ai flet,sa here te afrohet,s'bej asgje vecse dorezohem. S'e mbroj dot dashurine tone. "
"Atehere perse me bere te te dua,kur ke frike te dashurosh? Perse me bere te perjetoj gjithe ato ndjenja dhe emocione kur s'mund ta mbrosh dashurine? Perse me dashurove,perse? Perse e bere kete kur largohesh si nje frikacak qe nuk guxon te flase dhe te te shohe ne sy? Arkelan,perse?"
"Nuk dua te te lendoj me teper dhe per asnje arsye nuk dua te qash me. Me premto qe s'do kesh me lot ne syte e tu? "
"Me premto qe nuk do ikesh?"-i tha ajo.
"Kristabel,te lutem!"-i tha ai.
"Arkelan,te lutem!"-dhe u pane ne sy duke shtrenguar zemren qe po dilte nga vendi dhe duke mbajtur lotet qe priteshin te shperthenin ne permbytjen me te vrullshme.
Pas 1 muaji..
Nentori po trokiste dalengadale e bashke me te edhe shirat dhe i ftohti i dimrit. Cilesohej si muaji i fundit i vjeshtes,nje fragment i shkurter para se te vinte acari i dimrit. Por per Kristen s'kishte ndonje ndryshim. Ftohtesia qe e kishte pushtuar shpirtin e saj nuk krahasohej me asnje stine.
Kishte kaluar rreth nje muaj qe kur pati heshtjen me te gjate te jetes se saj. Nje muaj qe prej momentit ku ajo dhe Arkelan u pane ne sy dhe nuk thane 'te dua'. Nuk ia kapen doren njeri-tjetrit dhe nuk u bene bashke. Ashtu ne heshtje ish larguar ,kur kish pare se s'kish me shprese.
Lodhesh me kot nese shpreson per nje dashuri qe s'ka patur kurre nje fillim. E ashtu u cilesua edhe dashuria e tyre. Nje gabim. Nje cast,nje moment. Nje kapercim i miqesise se tyre te ngushte tek nje koncept i quajtur 'dashuri'. Por dashuria s'eshte teori. Dashuria eshte pertej praktikes. Eshte nje ndjenje qe ta mberthen shpirtin e ta mbulon nga i ftohti ,nga zhurma,nga njerezit . Eshte nje batanije e ngrohte qe te kenaq zemren dhe te ben te buzeqeshesh.
Por dashuria s'eshte keshtu. Dashuria nis,jetohet,dashurohet. Dashuria eshte mes dy njerezve qe s'tremben nga askush e asgje. Jane dy persona qe do shembnin boten dhe do ishin bashke.
Arkelan zgjodhi te ike. Te ike larg pa asnje gjurme,pa asnje mesazh,pa asnje leter lamtumire. Ndoshta keshtu do ishte me mire. Ndoshta ky ishte i vetmi mendim qe i mbeti Kristes.
Megjithate,mbeshtur ne dritaren e saj te dhomes,duke pare pamjen e qytetit te zbehte ,qe pergatitej per te ftohtin,Krista buzeqeshte. Perpos gjithckaje,ajo qeshte. Mbase Arkelan mund te ishte i lumtur edhe pa te. E ndoshta edhe ajo do e gjente lumturine diku tjeter.
Por nje gje eshte e sigurt! Ato therrime dashurie qe Arkelan i dhuroi ate moment te jetes se saj,s'do i harronte kurre e do i ruante gjithmone ne nje cep te zemres.
F U N D
"...Jeta nuk eshte gjithmone nje fund i lumtur. Disa dashuri jane te destinuara te perfundojne..."
P/S: Faleminderit per mbeshtetjen❤️cdo koment,vote,lexim e fjale e bukur per mua vlen. Uroj t'ju kete pelqyer historia,ndonese fundi shpeshhere ka ca polemika,ku disa e pelqejne e disa jo. Ju falenderoj shum shum❤️ Me prisni per histori te tjere! Nuk largohem un nga wattpadi...
Dani!
ŞİMDİ OKUDUĞUN
Mos me dashuro!✔
RomantizmDy shoke te ngushte grinden per shkak se njeri prej tyre thyen nje nder rregullat themelore te miqesise se tyre.Por c'do te ndodh kur Krista dhe Arke te takohen serisht rastesisht ne Florida gjate pushimeve te veres?