Situata e mbremshme me kishte lene pa gjume.Gjithe pjesen e mbetur te nates e deri heret ne mengjes nuk po arrija dot te pershtatesha me boten.Ndihesha si ne nje univers paralel ne te cilin isha vetem une.Ai me puthi.Djali me fytyren si Dicapro e me trupin si Cristiano Ronaldo mu afrua dhe me puthi.O zot cfare ndjesie! Dramat e veres po me perplaseshin ne fytyre njera pas tjetres.Ndihme!! Nderkohe qe kisha mbyllur syte dhe kisha vene jastekun ne fytyre,Estel me therriste,por une nuk e degjoja.
"Krista cohu pra! Shkoi ora 10,do ikim nga deti?"-me fliste ajo,por une nuk doja ta degjoja.E shtrengoja me fort jastekun per te mos marr fryme.Ajo ma terhoqi dhe une hapa syte.
"U cmende?"-me tha.E pashe dhe iu drejtova :
"Po u cmenda.Djali me cmendi.Ai.Ai"-po flisja percart perpara Estelit e cila nuk e dinte c'kishte ndodhur kete here.
"Cili djal? Zgjohu moter! Endrrat mbaruan"-me tha dhe me ndihmoi te ngrihem.Nuk bera ze per nje moment dhe u ngrita te nderrohem.Lava fytyren dhe syte te cilet ishin bere sikur kisha pire droge.Rregullova disi floket qe ishin ne nje gjendje si ferra anes kanalit.Vesha nje fustan me lule te holle dhe mora canten e plazhit me gjera qe mund te me nevojiteshin.
"Mire je? A u zgjove tani?"-me tha.Mora fryme thelle po nuk u pergjigja.Ecem drejt plazhit,ku zume shazlongun e perhershem.Zura shazlongun ne hije dhe u shtriva pa u zhveshur.Dukesha si e denuar,por s'me interesonte.Kjo bote s'me kuptonte.S'me meritonte!
"Zoti te meshirofte bije!"-u tall Estel.Ktheva paksa koken dhe e pashe me nje shikim ironik.Nderkohe ajo hoqi fustanin e saj dhe nxorri ne pah linjat perfekte.Ne ate moment grupi i mekatit erdhi.Luka dhe shoket e tij erdhen.Njeri prej shokeve uli syzet per te pare Estelin,nderkohe qe kjo e fundit kaloi floket pas.
"Aman mi!"-thashe.
"Si ia ben qe e sheh gjithe skenen me sy mbyllur?"-me tha Estel.
"Hapur i kam"-u ngrita dhe hoqa rrobat.U shtriva serisht.Vendosa syzet,kapelen si te mos me njihnin.Nderkohe Luka nisi me fishkellimat si zogu ne peme dhe te kolliturat si te kishte vite qe pinte cigare.Nuk ktheva koken.E kisha vendosur qe sot do mpihesha ne shezlong e shtrire.Estel u shtri nga tjetri.
"Porosisim ndonje gje,cuna? Si thoni?"-u degjua Luka.Formoi nje numer dhe nisi me pershendetjet e cunave me shoqeri si te kishin vite pa u pare.Mendjemadhesia arrinte kulmin ne momentin e berjes se porosise duke e treguar fare hapur qe kishte leke me thase.Pis!
"Do hyme ne det? U be shume nxehte!"-tha Estel.Ne ate moment isha e gatshme te hidhesha ne det e te mos e nxirrja koken per ca ore.I nxehti dhe prania e Lukes,te cilin prisja te bente ndonje reagim nga situata e mbremshme po me perpinin te teren.
"Pijet tuaja"-u degjua nje ze i njohur.Ktheva koken dhe ishte Arkelan.Luka ishte gati te bente pyetje rrufe qe i drejtohej Arkes cdo here 'akoma ti?' por pa nga une dhe nuk e perdori.
"Jane te ngrohta"-tha.Nderkohe dukeshin me kilometra qe ishin te ftohta akull.Ne nje menyre a ne nje tjeter ai gjeti arsye per tu zene me Arkelanin.
"Jane akull te ftohta"-tha Arkelan duke ruajtur qetesine.
"Po ja e zeme se jane te ftohta.A nuk mendon se u tregove pak i sjellshem? Ndoshta vajzat bukuroshe duan te pijne dicka"-nisi Luka me ironite,por kete here Arkelan ishte 'i pergatitur'.
"Nese ti do kishe porositur edhe per vajzat bukuroshe,do ua kisha sjelle.Mendoj qe miresjellja tregohet kur i dhuron dicka dikujt pa e pyetur.Ju befte mire!"-u tha dhe beri te largohet.Pa nga une.
"Prit pak"-tha Luka.Po tani cfare?
"Mbaje kusurin"-qeshi ironikisht.Ne ate moment ne fytyre iu krijua nje mimike teper e shemtuar,e neveritshme.E pashe ne sy dhe me pas u largua drejt Arkelanit.
"Arkelan"-thashe dhe ai ndaloi.
"Me thoni!"-mu drejtua.
"He pra do flasim me 'ju' tani? Luka eshte idiot mos e vrit mendjen"-i thashe.
"Ashtu,Kristabel? Mbreme puthe nje idiot apo jo?S'ma do mendja qe njerezit puthin ne buze njerez qe i urrejne e i quajne 'idiot"-tha me ironi.
"Arkelan prit! "-bera ta ndaloja,por mu drejtua serisht me te njejtin ton ironie dhe serioziteti.
"Mos u justifiko! S'ke pse e ben.Ndonese ai eshte nje idiot per ty,ti e puthe.Kurse une? Une jam askush per ty.Keshtu qe s'ke pse me jep shpjegime.Ne i dhame doren njeri-tjetrit pikerisht nje moment perpara se idioti te te puthte"-u largua.Nuk e di se si por ato fjale ishin shume te renda dhe me lenduan.Perse drama ime s'kishte fund?
YOU ARE READING
Mos me dashuro!✔
RomanceDy shoke te ngushte grinden per shkak se njeri prej tyre thyen nje nder rregullat themelore te miqesise se tyre.Por c'do te ndodh kur Krista dhe Arke te takohen serisht rastesisht ne Florida gjate pushimeve te veres?