Sa u gezova kur e pash, doja te shkoja menjehere drejt tij dhe ta perqafoja, por kjo ishte e pamundur. Ai vendos lulet mbi komodinen qe ishte ne dhome dhe vjen prane meje!
-Klajdi: Si je? Je pak me mire?
-Eiden: Jam mire. Nuk te mbajten ne komisariat apo jo?
-Klajdi: Jo, pasi pane kamerat e sigurise ne vendin ku ndodhi aksidenti, e kuptuan qe nuk e kisha une fajin, por ti!
-Eiden(Ul koken): Po, une e kisha fajin! Jam fajtore per gjithcka!
-Klajdi: Eiden, nuk doja te thoja kete. Pastaj as ti nuk ke faj! Nejse, ti lem keto tani! Ti pse nuk ke fjetur ende, duhet te pushosh qe te sherohesh sa me shpejt.
-Eiden: Nuk me vjen gjum, edhe ashtu me zor po rri shtrir, jo me te fle! (Genjeva! E si ti thoja qe isha e shqetesuar per te?)
-Klajdi: Epo tani duhet te flesh! Shtrihu shpejt! (Isha mbeshtetur dhe u shtriva) Gjume te embel, Ei...(Teshtin)
-Eiden: Hahaha, shendet Kla! (Edhe pse emri im mbeti pergjysme sepse ai teshtiti, une ia thash ashtu me qellim)
------
Sapo syte hapen ne mengjes veshtrojne rreth e rrotull per te gjetur ate, por mundohen kot sepse nuk ishte. E si mund te ishte? Edhe sikur ai te kishte dashur te rrinte me cfare justifikimi mund te qendronte? Serish isha duke menduar budallalleqe si gjithmone, dhe si gjithmone mendimet e mia nderpriten nga dikush, kete here ishin Klea dhe Ada!
-Klea: Eideni! (Te dyja vijn dhe me perqafojne)
-Eiden: Vajza!
-Ada: Eideni! Sa na friksove! Si ndodhi aksidenti? Eh, cfare pyes dhe une! Keshtu eshte kur injorantet ngasin makina pa patente dhe si te cmendur, keshtu ndodh kur nuk ka ligj! Shpresoj qe ai I mallkuari qe te perplasi te kalbet ne burg!
-Klea: Ishalla!
-Eiden: Vajza, ai qe po mallkoni eshte Klajdi!
-Klea&Ada(Ne te njejten kohe): Klajdi?!
------
Dita kaloi shpejt dhe te nesermen ne mengjes shkoj ne shtepi. Sapo hyj brenda shtrihem sepse nuk kisha fuqi te qendroja ne kemb.
-Mami(Ulet prane meje): Eideni, me fal! Je ne kete gjendje per fajin tone! (Hesht per disa sekonda) Po, ke te drejte. Te kemi genjyer per plot 16 vite me radhe, por me beso kete e ke bere per te miren tende. Nuk mund te ta thonim, kishim frik se do lendoheshe, kishim frike nga reagimi jot!
-Eiden: Mami! Une...
-Mami(Me nderpret): Me degjo mua njehere, pastaj mund te flasesh. Ishte mars, rreth ores 9 ne mbremje, degjojm zilen e deres dhe pasi e hapim, ishte nje sexholino, brenda saj nje femije I vogel, I cili flinte. Nuk nguruam dhe e morem ne krahe. Edhe pse nuk te kisha lindur une, sapo te afrova ne kraharorin tim, ndjeva nje emocion te papershkrueshem dhe qe nga ai moment vendosa qe te te mbaja, te te rrisja si vajzen time. Ne sexholino, babi gjeti nje leter ne te cilen shkruhej emri jot dhe data e lindjes, por asnje arsye se pse te kishin lene aty.
-Eiden: Arsye? Nuk me kane dashur pra! (Ia plas te qarit) Jam nje femije qe nuk eshte dashur nga prinderit e vet! Jam nje femije I braktisur, nje gabim!
-Mami(Me perqafon): Mos e thuaj kurre kete! Ti ke ardhur ne kete jete per tu bere vajza ime Eideni.
-Eiden: Mami!! (E perqafoj gjithashtu)
------
Pas bisedes me mamin, ndihesha pak me mire. Edhe pse e penduar per ato qe u kisha thene, sepse ata cdo gje e kishin bere per te miren time. Mami me tha se nese do doja ta takoja familjen time te vertete mund ta beja pa hezitim, ata kishin arritur te zbulonin disa gjera rreth tyre, por qe une nuk doja. Nuk doja te takoja ata qe me lane ne mes te rruges!
Sikur te mos mjafonte kjo merzitje kisha nje muaj raport dhe me duhej te qendroja ne shtepi. Si do ti shtyja une gjithe keto dite, si do rrija pa pare Klajdin?
------
Ne mbremje isha futur ne instagram dhe po shtyja kohen duke pare ndonje gje. Mendova te postoja ndonje foto dhe ne ate moment me vjen nje request. Ishte nje vajze me emrin Elisa, Elisa Velia. Nuk e njihja! E hap e shoh vetem foton e profilit dhe mesa kuptova nga bio e saj jetonte ne Angli. Kush ishte ajo valle? Nuk I pranoja asnjehere te panjohurit, por kete here nje ze perbrenda me thoshte qe ta pranoja.
YOU ARE READING
Pergjithmone bashke ✔
RomanceNe gjimnazin ku Eiden shkon me pishmanllek, do te njoh njeriun qe do ti ndryshoje jeten, Klajdin. Nje njohje e nisur jo mire, do tu sjelle atyre gjene me te bukur te jetes, dashurine. (Kjo eshte nje histori qe kam shkruar para disa viteve, meqe e g...