Nuk ishte një ditë e zakonshme .
Pasi mbarova punën i dashuri më pyeti nëse kisha nevojë të më shoqëronte me makinë,për në shtëpi.
I thashë që po ,sepse isha shumë e lodhur për të ecur në këmbë.
Dola jashtë ndërtesës ,por ai nuk po dukej gjëkundi.
Prita sa prita dhe u nisa për në shtëpi,ai nuk do vinte .
Pasi hyra në oborr dhe po ngjisja shkallat dëgjova të më thërriste..
-Sofia ! Mund ta shpjegoj !
U ktheva ,ishte ai,por jo vetëm.
Në lagje po patrullonte Cerberus,një qen i zi gjigand dhe gjakatar. Të gjithë njerëzit po largoheshin duke bërtitur të tmerruar.
-Ik edhe ti !-i thashë atij.-Gjithsesi nuk më nevojitesh.-fola e inatosur.
Hyra brenda dhe duke nxituar i porosita të shtëpisë të fiknin dritat.
Ato lëviznin shumë ngathët,nuk arritën të bënin asgjë nga udhëzimet e mia.
U lëshova si e marrë të fikja televizorin. Sa herë e fikja dhe dilja nga salloni,e dëgjoja që ishte ndezur sërisht dhe me volum të lartë.
Provova dhe dy herë të tjera më kot.
Cerberus ishte afruar tek dritarja e sallonit dhe po mbante vesh...
Ishim të mbaruar...
YOU ARE READING
Kurthi i Ëndërrave
FantasyNjë ëndërrimtare,ja çfare ishte ajo. Ju ftoj të njiheni me subkoshiencën e Sofisë nëpërmjet ëndërrave te saj. Bota e ëndërrave mund te jete nje kurth i rrezikshëm,sa imagjinar aq edhe real. A kanë fuqi ëndërrat te kalojnë nga njëri shpirt njeriu tek...