Ndodhesha ne nje kryqezim rrugesh shume te njohur per mua. Drejt meje po vinte kusheriri im,se bashku me nje burre. Ato ishin aq te rrembyer nga biseda qe po benin ,sa kur mu afruan nuk e vuren re pranine time.
-Mendon se duhet tia themi?-degjova kusheririn ti thonte burrit te panjohur,teksa largoheshin.
Menjehere pas tyre erdhi babai im,mbi biçiklete. Siç dukej po i ndiqte pas. Diçka kishte dyshuar.
-Di gje se ç'behet?-me pyeti mua.
Une leviza koken me nervozisem, ne shenje mohimi. I ndoqa nga pas ,dhe arrita aty ku u ndalen. Kusheriri se bashku me burrin e panjohur,hyne brenda nje ndertese ,kati i pare i seciles ishte pothuajse i gjithi nen toke,duke lene vetem nje rrip horizontal te dilte mbi nivelin e tokes.
Aty po thurej nje komplot. Brenda kishte shume njerez,shume punonjes. Arrita te kuptoj qe do e digjnin ate vend,pasi po e lyenin kudo me bidona me benzine.
Kuptova qe askush nuk ishte ne dijeni. Dola menjehere jashte. Teksa vura re qe babai kishte mberritur ne vendngjarje dhe hyri brenda nga kurioziteti. Nuk arrita ta ndaloj.
Pas pak u ndje nje shperthim dhe i gjithe vendi morri flake. Njerezit te frikesuar u turren drejt rripit te ngushte te dritares,qe dilte ne siperfaqe. I shihja e shushatur. Shumica e tyre ishin njerez me ngjyre. Qellimi ishte te digjnin ndertesen,jo te vrisnin njerezit brenda.
Duke dashur te shpetonin,ato donin te dilnin te gjithe njeherazi,por ngecen ne ngushticen e vetme nga ku mund te dilnin. Fillova ti ndihmoj,dhe shumica arriti te dilte nje nga nje. Por rrethi i zjarrit po ngushtohej gjithmone e me afer. Ato qe kishin ngelur brenda, nga frika ,u turren serisht te gjithe njeherazi,duke bere qe te bllokoheshin serisht. Babai im ishte akoma brenda mes atyre pak njerezve te fundit...
YOU ARE READING
Kurthi i Ëndërrave
FantasyNjë ëndërrimtare,ja çfare ishte ajo. Ju ftoj të njiheni me subkoshiencën e Sofisë nëpërmjet ëndërrave te saj. Bota e ëndërrave mund te jete nje kurth i rrezikshëm,sa imagjinar aq edhe real. A kanë fuqi ëndërrat te kalojnë nga njëri shpirt njeriu tek...