Kukullat

34 13 1
                                    

Kisha filluar te punoja ne nje call center ku shefja nuk me kishte aspak me sy te mire. Ajo favorizonte nje vajze ,floket e se ciles ishin jeshil por te shpelare ne te verdhe. Vetem asaj i bente komplimente dhe vetem me te e mbante mire muhabetin.

-Vellai yt,ka punuar me perpara per mua !-mu drejtua ajo.

-Po e di ! Por ai u tregua i zgjuar. Sapo u merzit nga ky vend nuk qendroi asnje sekond me gjate dhe u largua.-ia ktheva un teksa toni krenar me te cilin fola mu venit.

E kuptova qe mund ta humbisja punen ende pa filluar mire. Nuk doja te me pushonte nga puna. Doja te vazhdoja te qendroja aty vetem prej te dashurit tim ,i cili ishte njeri nga punonjesit e saj.

Ky nuk ishte nje call center i zakonshem. Jo ! Ai perbehej nga tavolina rrumbullake te bardha,ne te cilat uleshim te gjith rreth e rrotull njeri tjetrit,ne menyre qe te rritej puna ne grup.

U ula afer te dashurit tim. Ai ishte shume i mire dhe i dashur me mua. Me trajtonte me kujdes e miresi.

Perpara se te vija ne pune kisha shkuar te blija nje celular ,pasi i imi kishte rene ne toke dhe ishte thyer. Por isha merzitur pasi kisha arritur te gjeja vetem nje iphone 6s rose gold. Se doja ate ngjyre,por isha e detyruar ta merrja gjithsesi .

Pasi u rehatova prane te dashurit tim,e pyeta per moshen. Çuditerisht nuk ma kishte thene me perpara. Mendonte se po te me tregonte moshen e tij un nuk do ta doja me njelloj.

-Ta dish qe une nuk largohem nga ky vend pa e marre vesht sa vjeç je.-i thashe.

-Mire ,do te ta tregoj. Nese me pranon dhe pasi ta marresh vesht me jep nje puthje siameze,nga ato me perkedhelje ne hunde.-me tha ai.

-Dakort !-ia ktheva.

-Jam 30 vjeç .-me tha.

Uf ! Mendoja mos do ishte me teper se aq,nga gjithe tensioni qe ishte krijuar mes nesh. Atehere pamja e tendosur ne fytyren time u zhduk dhe i buzeqesha. U afrova ti jepja nje puthje siameze ,e cila u shnderrua ne nje puthje tjeter...

-Boll me dhe ju,se na e shpifet !-tha Selma teksa hyri brenda ne dhome.

Pas nje dite te lodhshme pune,vajta ne shtepi dhe nga aty telefonova te dashurin tim. Ama ne nuk po flisnim. Ai po degjonte nje muzike te cilen e degjoja dhe une nepermjet celularit,dhe here e murmurisja,here e kendoja,here thoja diçka. Deri kur papritur,u degjua nje zhurme nga linja telefonike dhe biseda u keput. Iku sinjali.

Dola menjehere jashte ! Kisha hipur ne katin e dyte te baneses dhe arrija te shihja ne oborrin e pasem te shtepise.
Prane portes se komshiut,ndodhej nje burre ,qe mbante veshur nje pelerine te zeze dhe percillte energji negative. Ishte ai shkaku qe linja telefonike u nderpre. Mbante ne duar telin e keputur, i cili supozohej te perçonte sinjalin telefonik.

Mami me mori me vete me shpejtesi per te me futur brenda ne shtepi. Ndersa babai aktivizoi mburojen mbrojtese te shtepise ,e cila ishte e perbere nga çelik i forte i pa depertueshem. Shtepia u izolua me se miri.

E ndjeja qe ai njeri me rrezikonte jeten. E perseri,u shtriva ne shtratin tim dhe mbylla syte. Gjumi nuk po me zinte. Kur i çela syte serisht,burri me pelerine te zeze po qendronte perpara meje. Ai ishte aty,tek kembet e mia !

-S'kam çfare ti bej mamase tende,se te ishte per mua do te te vrisja ketu ne vend ! -mu kanos ai

Kuptova qe me kishin mbrojtur disa kapse flokesh te magjepsura,qe mami kishte vendosur tek batanija ime. Une nuk e dija kete gje,deri kur arrita ti shoh ne fund te kembeve.

Ai i mori dy kapset e mia dhe me vendosi nje kapse tjeter jeshile. Ne dhome me la dy kukulla dylli .

-Keto kukulla te perfaqesojne ty ! Te ka ngelur edhe 25% jete.-tha,teksa u largua duke me lene vetem dhe te shokuar,ne perpjekje e siper per te kuptuar fjalet e tij...

Kurthi i Ëndërrave Donde viven las historias. Descúbrelo ahora