Sirenat vrasëse

19 5 0
                                    

Prindërit më kishin thënë për një vend të ri pune në shtet dhe unë vajta të aplikoja dhe ti hidhja një sy vendit të ri të punës.
Drejtoreshën e klinikës e njihja pasi e kisha të afërme,ndaj edhe prisja një ambient më mikpritës.
Punonjëset vazhdonin të qeta punën e tyre pa më begenisur fare. Ato as që pyeten se përse ndodhesha aty.
Sapo erdhi drejtoresha unë u bëra gati të largohesha që aty pasi nuk kisha lajmëruar akoma në punën time të vjetër se kisha ndërmend ta lija.
Sapo dola jashtë në shkallat që të zbrisnin në oborr,e gjithë lëndina ishte fundosur në ujë dhe punonjëset që njëherë po më injoronin,ishin shndërruar në sirena me synime të këqija. Edhe pamja e tyre përcillte negativitet.
Nuk arrija dot të lidhesha as me prindërit ti njoftoja për gjëndjen time.
Do më mbanin peng !
Unë nuk mund të arratisesha që aty.
Por unë nuk kisha aplikuar për një punë të tillë. Duhej të largohesha me çdo kusht.
Një Zot e di se si ia arrita të dilja në tokë të thatë dhe të rrëmbeja një makinë.
Tani unë e kam patentën,por makinën nuk di ta nis vetë pa prezencën e vëllait apo babait,ngaqë nuk jam praktikuar me vite.
Për çudinë time reflekset i kisha goxha të mira. Qesha me veten duke menduar që të jesh pasagjerja e përditshme e vëllait tim,paska benefitet e veta.
E sidoqoftë sirenat vrasëse vazhdonin të më ndiqnin dhe të më kthenin mbrapsht në klinikë. Tashmë unë konsiderohesha pronë e tyre dhe për asnjë arsye nuk duhej të ikja. Duhej të harroja jetën time të mëpërparshme.
E ndala makinën në një lagje të mbushura me shtëpi të mbivendosura tek njëra-tjetra dhe nisa të vrapoja.
E dija që i kisha nga pas.
Ndërkohë celulari nuk kishte valë,akoma s'mundesha dot të lajmëroja të afërmit për gjendjen time...

Kurthi i Ëndërrave Donde viven las historias. Descúbrelo ahora