Më kishte rënë një tufë e madhe flokësh dhe i mbaja në duar. Kishin gjatësinë e bishtalecit tim. Mirëpo flokët i kisha të lëshuara dhe nuk e vija re të më mungonte gjë. Ndaj pyeta një njeri që të thonte se ku më mungonin flokët,por kur nuk më ktheu përgjigje nisa të kontrolloj vetë me gishta dhe zbulova se më mungonin në afërsi të tëmthave. Gjithsesi nuk ishte vend bosh,por me flokë të shkurtër fare dhe të ashpër.
YOU ARE READING
Kurthi i Ëndërrave
FantasyNjë ëndërrimtare,ja çfare ishte ajo. Ju ftoj të njiheni me subkoshiencën e Sofisë nëpërmjet ëndërrave te saj. Bota e ëndërrave mund te jete nje kurth i rrezikshëm,sa imagjinar aq edhe real. A kanë fuqi ëndërrat te kalojnë nga njëri shpirt njeriu tek...