Bashkë me Selmën dhe Selenën,ndodheshim në një manastir,nga ato që ndodhen në majë të një shkëmbi të vetmuar,në dukje shekullore e të vjetra,poshtë së cilave nuk gjë tjetër vetëm se shkëmbinj dhe det.
Po zhvillonim qetësisht një orë mësimi me një murgeshë. Kur papritmas,një student ngrihet në këmbë dhe afrohet tek dritaret e mëdha.-Shikoni !-thotë ai dhe menjëherë u ngritën të gjithë të shihnin nga dritaret.
Aty përjashta,jo shumë larg nesh, po formohej një tornado e bardhë.
-Jo ! -ulërita .-S'mund të ndodhë ! Unë e kam parë tornadon në një ëndërr. Nuk mund të formohet vërtet !-thashë e shokuar,e vetëdijshme që e kisha ëndërruar më përpara formimin e tornadove.
Të gjithë ishin habitur duke e soditur pa e vënë re që tornadoja ishte afruar me shpejtësi tek dritaret. Së shpejti xhamat do thyheshin dhe nëse vazhdonim të qëndronim aty,do vdisnim të gjithë. Vetëm murgeshat dukeshin të qeta,sikur prania e tornadove të ishte normale për to.
-Largohuni njerëz ! Shpejt,gjeni strehim! Këtu jemi të ekspozuar nuk qëndrojmë dot !-u përpoqa t'i bindja.
Sëbashku me Selenën ia dhamë vrapit. Duke kaluar nëpër koridoret e errëta të manastirit,arritëm të gjenim një dhomë të vogël,të errët,por pa dritare. Ishte e përsosur për rastin tonë. Pas nesh hynë dhe disa studentë të tjerë. Selmën nuk po e shihnim gjëkundi,ndaj nisëm ta thërrisnim të shqetësuara. Kur Selma u shfaq në derë,sëbashku me dy djem,të cilëve u kishte hedhur krahët në qafë. Ajo kishte ndrydhur kyçin,por ishte mirë...
YOU ARE READING
Kurthi i Ëndërrave
FantasyNjë ëndërrimtare,ja çfare ishte ajo. Ju ftoj të njiheni me subkoshiencën e Sofisë nëpërmjet ëndërrave te saj. Bota e ëndërrave mund te jete nje kurth i rrezikshëm,sa imagjinar aq edhe real. A kanë fuqi ëndërrat te kalojnë nga njëri shpirt njeriu tek...