Vdekje nga vetëtimat apo...?

264 37 34
                                    

Ndodhesha me prinderit e mi,ne veranden e shtepise tone.
Po shikonim qiellin. Shkelqente nga vetetimat. Binin aq shume njeherazi sa drita e tyre thuajse na verbonte shikimin.

Ishte e çuditshme pasi vetetimat,ne momentin qe do te preknin token,shkeputeshin dhe shkrepetinin ne forme lazeri te kuq.

Pasi njera nga keto vetima preku token,mori drejtimin nga une.
E shihja qe po afrohej gjithnje e me shume. Gjithnje e me afer. Nga ankthi qe do ishte vdekjeprurese per mua,perdora jastekun tim si rrufeprites.

Per fat te keq ngado qe ta drejtoja ajo rikthehej serisht tek une. E njejta vetime e shkeputur nga qielli. Une e largoja dhe ajo rikthehej. E zmbrapsja me jastek,por deri kur? Edhe sa do te mbante? Fuqia e jashtezakonshme e jastekut po zbehej. Se shpejti do isha pa mburoje perballe nje armiku te pa shoq.

Mu afrua mamaja te me vinte ne ndihme. Ajo e vuri re qe jasteku im po copetohej. E pashprese mamaja vendosi te sakrifikonte jeten e saj per mua. Ajo donte te behej shenjestra e vetetimes qe me perndiqte mua. Nje jete per nje jete. Mbase kjo do mjaftonte.

Por une e kuptova se çdo bente. Ne asnje menyre nuk do e lejoja te jepte jeten per mua. Do vazhdoja te luftoja. Tani kisha dy probleme : 1. Vetetimen qe me kercenonte jeten 2. Mamane qe donte te sakrifikonte jeten per mua.

Keshtu sa here qe mamaja me dilte perpara te behej mburoje me trupin e saj,une e parakaloja dhe e prisja rrufene me jastek. Nje lufte e tille vazhdoi gjate ,deri kur dikur pas shume mundimeve vetetima u largua gjetke dhe ne shpetuam. S'perbente me kercenim per mua.

Hyra brenda ne shtepi dhe u drejtova drejt dhomes time. Doja te flija por mendimet nuk me linin. Jashte degjoheshin akoma vetetimat tek binin.
Mendova se nese Zoti do te donte qe ky te ishte fati im,atehere nje vetetime fare mire mund te depertonte brenda shtepise ,brenda ne dhomen time te sigurte dhe te me vriste. Tek e fundit,ky nuk do ishte as rasti i pare dhe as rasti i fundit qe nje gje e tille do ishte degjuar te ndodhte.

Per habine time diçka e tille nuk ndodhi ,ama vdekja erdhi gjithsesi.

Ne dhome mu shfaq engjelli i Vdekjes dhe ma mori shpirtin nga trupi,pa me folur ,pa me pyetur,pa me lene kohe te pershendetesha.

Shpirti im po ngjitej lart e me lart ne qiell,ne erresire te plote ku asgje nuk pipetinte...deri kur....deri kur u zgjova...

Kurthi i Ëndërrave Where stories live. Discover now