...Ndihmë...

12 5 0
                                    

Dhoma ishte në errësirë ndërsa unë isha gjysmë e zgjuar,e vetëdijshme që rrotull meje kishte një rrezik. Çela sytë.
Ato nuk ishin mësuar akoma me errësirën ama arrita të shquaja trajtën e zezë të një njeriu,që po bëhej gati të më hipte përsipër. Doja të ulërisja ,por zëri nuk më dilte.

Në panik u kujtova se ç'duhej të bëja në situata të tilla,dhe duke qenë se pozicioni shtrirë më favorizonte,kur trajta e zezë u bë gati të kapërcente mbi shtratin tim,unë ia shtrëngova fort me njërën dorë "veglën" e tij.

Në fillim,trajta e zezë nuk reagoi fare,më pas unë shtova shtrëngimin dhe e dëgjova të ulëriste e të dilte me vrap nga dhoma,duke iu shkëputur "vegla" e cila ngeli në dorën time.

Por mua akoma nuk më dilte zëri,dhe trajta e zezë mund të kthehej nga momenti në moment,kështuqë instiktivisht vazhdova ta shtrëngoja edhe më fort "peshqeshin" që më kishte lënë në dorë,deri kur me zë të çjerrët arritë të thoja ..."Ndihmë !" ...
Gjyshja u zgjua dhe unë lirova duart nga fëlliqësitë...

Kurthi i Ëndërrave Onde histórias criam vida. Descubra agora